Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim unanim për pranimin ose rrëzimin e padisë së kryeministrit Edi Rama, duke ia pasuar çështjen “Balluku” mbledhjes së tetë gjyqtarëve.
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të marrë të martën një vendim unanim për pranimin ose jo të kërkesës së kryeministrit Edi Rama për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.
Trupa prej tre gjyqtarësh, Sonila Bejtja, Marsida Xhaferllari dhe Sandër Beci, njëherazi relator i çështjes, nuk arritën një qëndrim unanim për vendosur nëse kërkesa duhet të kalojë në shqyrtim në themel, duke e pasuar vendimmarrjen në duart e trupës së gjyqtarëve.
“Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore,” njoftoi gjykata.
Gjykata nuk ka caktuar ende një datë se kur do të mbahet Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila në këtë fazë nuk e shqyrton themelin e çështjes, por do të vendosë nëse kërkesa plotëson kriteret për t’u kaluar për shqyrtim në seancë plenare.
Shqyrtimi paraprak I kërkesës ishte parashikuar që të diskutohej më 27 nëntor nga kolegji i gjyqtarëve, por mbledhja u shty me kërkesë të gjyqtares Xhaferllari, e cila zëvendësoi në përbërjen e kolegjit ish-kryetaren Olta Zaçaj, e cila u largua nga detyra pasi përfundimit të mandatit dhe zëvendësimit me anëtarin e ri, Asim Vokshi.
Kryeministri Rama i ka kërkuar kësaj gjykate që të zgjidhë mosmarrëveshjen e kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave.
Po ashtu, Rama kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së, pezullimin e efekteve të vendimit deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese dhe interpretimin e nenit kushtetues që parashikon se “anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal”.
Prej momentit të dorëzimit të kërkesës, kryeministri Rama ka shtuar presionet publike ndaj gjykatës për një vendimmarrje në favor të kërkesës së tij, duke e konsideruar pezullimin e bashkëpunëtores së tij të ngushtë “si precedent unikal dhe të rrezikshmëm”.
Kryeministri tha të hënën se e sheh betejën ligjore në Kushtetuese si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore, por ai nuk ka komentuar në asnjë rast akuzat me të cilat përballet zëvendësja e tij dhe as arsyet se pse nuk i kërkoi dorëheqjen nga detyra që të përballet me drejtësinë e zhveshur nga pushteti ekzekutiv.
Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte zv.kryeministren nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.
Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.
Blerina Gjoka – Reporter

A mund te me sqaroj ndonje rob i kesaj republike: vendosi gjykata e posaçme apo vetem nje gjyqtar per kete çeshtje se kur thua gjykata nenkuptoj mbi tre antare, ne se eshte vetem nje gjyqtar, ben llogarine dhe thesin me para qe ka marre. Kaq kisha une, ma hidhni poshte dhe fitoni ju.
hallexhi, ke te drejte qe pyet se ashtu ka oreks te rreje Rama (vendosi nje gjygjtar) por dihet se vendimet i merr treshja e gjygjtareve e kete edhe Rama e di por i pelqen te jete budalla qe nuk e pranon.
Zagare bastarde te disinformacionit FEV ZI!
Gjykata e Kujt kushtetute e cilit shtet!?
PSE nuk dha ‘vendimin’!?
Se Ka Kohe qe nuk funksionojne linjat as nga UDB,as nga Dado asfalina e as nga Biberajt CIA..
Ylli e hallexhiu , për çdo çështje hetimore , vendos vetëm një prokuror që ka bërë hetimin dhe për t’a marë në shqyrtim , vendos gjyqtari i rradhës (turnit) , i cili vendosi pezullimin e Ballukut dhe jo tre gjyqtarë . Vendimin e dënimit e marrin tre gjyqtarë ( kur të mbarojë gjyqi pas nja 5 vjetësh) .
Shtyrja e seancave gjyqsore me PROÇEDURA,është metodë berishiste,Sikur ndodh në PARLAMENT.!
GJK,kërkon akoma OPINION PUBLIK NGA TV SALI 99 % ÇDO MBRËMJE,për të diskredituar Ramën,Qeverinë për ti hapur rrugë Non Gratës për të mos e arrestuar për 101 dosje krimi.!
GjK tashmë e drejton Zonja e parë e Alibegut,Xhaferllari e futur në GJK nga LIKE META,qëllimisht.
Dje,dy zonjat Xhaferja dhe Bejtja e ANDIT TE SYRI ZENIT..(2+1)votuan kundër E.Ramës,Ballukut,Pasi dëgjuan ULËRIMAT E SALIUT NË SHQUP 24/24 ORË & në njësinë 9 ku përsëriti shpifjet bajate kundër Edit dhe asnjë analizë humbje 99 % të zgjedhjeve pasi NUK E DO POPULLI,SHBA,BE..POR VETËM B..LËPIRSIT ME VILA NË 28 MIJ KM/2.
Tashmë nuk është përgjesia vrtëm e tij pse nuk largohet,Sipas SHBA,POR E SPAK,GJKKO që nuk e heton dhe gjykon të paktën për dosjet e VRASJEVE NË GËRDEC,21 JANAR,me 31 të vrar.etj