Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg”, Balla përplaset me Malltezin në GJKKO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg”, Balla përplaset me Malltezin në GJKKO
KronikeLajmi i fundit

“Nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg”, Balla përplaset me Malltezin në GJKKO

Published: April 30, 2026
Shpërndaje

Ka nisur seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”.

Sot do të dëshmojë kreu i grupit parlamentar të PS, Taluant Balla, si dhe Afrim Tola, Petrit Kullolli e Dhurata Çela. Nga shtatë dëshmitarë, në gjykatë janë paraqitur vetëm pesë, raporton gazetarja Anila Hoxha. I pari që do të dëgjohet është Balla, si kallëzues i dosjes ‘Partizani’.

Në hyrje të seancës gjykata i la pak minuta kamerat, por më pas vendosi që të vazhdohet me dyer të mbyllura për mediat. Jamarbër Malltezi kërkoi praninë e mediave në seancë.

Diskutime në seancë:

- Publicitet -

Prokuroria: Ku i keni mbështetur të dhënat?

Gjykata: Të lutem hiqi që aktet që ke para se nuk lejohet.

Taulant Balla: Prej 2012 e në vazhdim kam paraqitur dyshimet e mia lidhur me mënyrën se si është proceduar për Sport Klub Partizanin. Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, nga një numër shumë i madh pronash të Ministrisë së Mbrojtjes binte në sy se si, në mënyrë kaq të shpejtë, ishte kryer vetëm një privatizim, kthim tek ish-pronarët në një kohë rekord.

Në një kohë që ish-pronarët vuajnë për t’u kthyer pronën e tyre, ishte bërë procedura e njohjes së kthimit dhe madje edhe procedura e privatizimit të godinës. Po kthehem në vitin 2012, kur kam bërë investigime si deputet i opozitës dhe si sportdashës, për të treguar se si ishte hequr, dhe aty e keni me prova se si në një dokument është në plan përhapjeje dhe në tjetrin jo.

SPAK: Ju keni ngritur dyshime për origjinën e pronësisë, pasi pretenduat se janë dëmshpërblyer?

Balla: Jam njohur nga mediat me një dokument ku thuhej se pronarët janë dëmshpërblyer shumë vite më parë. Dihej botërisht që qeveria italiane nuk mund të ndërtonte një aeroport pa pasur një dokument pronësie.

A ju kujton gjë shoqëria G Kamp?

Balla: Jo, nuk më kujtohet.

Malltezi: Na sqaro pozicionin që mbani. Sa vjet keni qenë deputet?

Taulant Balla: Nga 2005.

Malltezi: Në çfarë pozicioni keni qenë kur keni bërë kallëzimin në SPAK?

Balla: 17 nëntor 2020 kam qenë kryetar i Grupit Parlamentar të PS.

Malltezi: Pra e keni paraqitur në këtë pozicion dhe jo si shtetas?

Balla: E kam bërë si qytetar.

Malltezi: I tërheq vëmendjen, dëshmitari po thotë një të pavërtetë. A ka qenë kjo nismë?

Balla: Kur vihesh në dijeni të një vepre penale, duhet ta vësh në dijeni; e kam kryer këtë detyrë si qytetar dhe si deputet dhe është nder.

Malltezi: A ka qenë nismë e Grupit Parlamentar apo e juaja?

Balla: Është veprimtari e ndërgjegjshme, ka qenë vendim i imi personal, jo i grupit.

Malltezi: A i keni marrë ju të gjitha provat dhe ia keni bashkangjitur kallëzimit, po apo jo?

Balla: Kjo ka qenë një punë hetimore shumëvjeçare, ka nisur që në 2012. Kam administruar dokumente nga burime të ndryshme dhe i kam depozituar në SPAK.

Malltezi: Si i keni siguruar si prova?

Balla: Ato dokumente që mi kanë vënë në dispozicion, ia kam vënë prokurorisë.

Malltezi: Si janë marrë provat, ka kopje pasaportash, numra personal. Nuk bëhet fjalë vetëm për Berishën.

Balla: Jam drejtuar institucioneve. Një pjesë e dokumentacionit zyrtarisht, një pjesë prej qytetarëve.

Malltezi: Alket Hyseni, a të kujtohet?

Balla: Ka qenë deputet.

Malltezi: A e keni angazhuar ju apo jo si zyrë avokatie?

Balla: Jo.

Malltezi: Deputeti Alket Hyseni, a mund të ushtronte aktivitet provat?

Balla: Nuk e di.

Malltezi: Kur i dorëzuat provat, a ju pyeti prokurori se ku i gjetët provat?

Balla: U jam përgjigjur të gjitha pyetjeve që zonja prokurore më ka bërë.

Malltezi: Ju keni bërë kallëzim dhe thoni bazuar në prova. Sot dolët tek vlerësimet, sot i bazoni në vlerësim apo prova?

Balla: Zonja gjyqtare, kallëzime kryhen mbi dyshime, këto dyshime shoqërohen me disa dokumente që kanë bashkëngjitur kallëzimin.

Malltezi: Thoni aferë korruptive, çfarë afere?

Balla: Nuk ka një vepër më të qartë se kjo, se si merret një pronë shtetërore dhe privatizohet në mënyrë të paligjshme.

Malltezi: Dëshmitari tha që i ka marrë vetë provat dhe se këto prona janë tjetërsuar brenda 6 muajsh. Dokumenti i kthimit të pronës thotë që është bërë në 1999. A janë gjashtë muaj?

Balla: Kjo procedurë, nga informacioni që kam unë, është bërë në një periudhë shumë të shkurtër.

Malltezi: Zoti ka pasur dokumentet, njohja në 1999, kthimi në 2007.

Balla: Kemi të bëjmë me një pronë që në 2007 ishte në planin e përhapjes dhe nga ky moment deri në privatizim kanë kaluar 6 muaj. Mua më intereson fakti se si kjo pronë për 6 muaj iu hoq ministrisë dhe i kaloi privatit.

Malltezi: Cili ka qenë kundërplani i përhapjes?

Balla: Nuk më kujtohet emri, e keni në kallëzim.

Malltezi: Cila është procedura nga nxjerrja e planit të përhapjes?

Pyetje: A jeni në dijeni që Majko dhe Klosi janë shprehur për privatizimin dhe më pas ministrat e tjerë janë shprehur për privatizimin?

Balla: Po, jam në dijeni. Në vlerësimin tim, vlerësimi i dhjetë milionë lekë i godinave ka qenë akt korruptiv.

Malltezi: Siç më ndërprisni mua kur bëj pyetje, mund të ndërprisnin edhe dëshmitarin.

Gjykata: Nuk mund t’i drejtoheni gjykatës në këtë mënyrë, i pa dehur.

Malltezi: Nga 2005 në 2009, a janë 6 muaj?

Balla: Kjo procedurë është kryer në kohë rekord dhe jo si për çdo shqiptar që pret.

Malltezi: Cilit ligj i referoheni kur thoni që ka kaluar në mënyrë të kundra ligjshme?

Balla: Nuk kuptova pyetjen.

Malltezi: Cili ligj është shkelur?

Balla: Kjo pronë duhet të ishte shtetërore, është shkelur interesi publik dhe kur shkelet interesi publik, mendoj që është shkelur ligji.

Balla: Nga investigimi në media, unë mësova se ju ishit pronar në pjesën 1/64 pjesë takuese.

Malltezi: Keni pasur dokumentet e kthimit të pronës, ju thoni që keni bërë pjesëtimin e metrit.

Balla: Keni fjetur me 1/64 dhe jeni zgjuar me 60% të pronës. Ju në të vërtetë keni më shumë se sa deklaruar dhe krijimi i shoqërisë ‘Homplan’ është bërë për të fshehur pasurinë. 2/3 e 100 janë diku tek 66%.

Malltezi: Thoni që Malltezi nuk ka bërë deklarim në ILDKPI. Jeni në dijeni se si bëhet deklarimi?

Balla: Ju jeni i lidhur me vjehrrin tuaj dhe duhet të bënit deklarim. Kështu e lexoj unë ligjin.

Malltezi: Duke qenë se zotëria ka qenë për një kohë të gjatë deputet…

Prokuroria: Po bëhen komente nga i pandehuri.

Gjykata: Pa komente për secilin.

Malltezi: Çfarë provash keni paraqitur në prokurori për të vërtetuar se unë kam 60% të pronave?

Balla: Zonja gjyqtare, nuk mbaj mend prova, por unë kam ngritur dyshime dhe në kallëzim kam kërkuar që të kryhej hetim. Në kohën kur keni përfituar këtë pronë, vjehrri juaj ka qenë kryeministër dhe ju duhet të deklaroni këto prona.

Genc Gjokutaj: Kur pyetja bëhet për fakte konkrete, dëshmitari duhet të përgjigjet konkretisht. Po shikoj që ju ndërhyni tek pyetjet tona, por jo tek përgjigjet e dëshmitarit.

Gjykata: Pra gjithë kallëzimi juaj është bërë bazuar mbi atë çfarë është thënë në media?

Balla: Kjo kjo nuk është e vërtet zonja gjyqtare sepse ka prova të tjera.

Gjykata: Pra, gjithë kallëzimi juaj është bërë bazuar mbi atë çfarë është thënë në media?

Balla: Jo, kjo nuk është e vërtetë, zonja gjyqtare, sepse ka prova të tjera.

Gjykata: A jeni në dijeni se cilat janë procedurat për kthimin e pronave?

Balla: Zonja gjyqtare, familja jonë s’ka patur prona, jemi familje e varfër.

Malltezi: Thoni qëllim kriminal. Ku është qëllimi kriminal kur pronarët kërkojnë pronën e tyre?

Balla: Në vlerësimin tim, është grup kriminal.

Gjykata: Oriento pyetjet, se do marrësh kështu pyetje nga dëshmitari.

Malltezi: Keni thënë në Kuvend, “nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg”.

Gjykata: Nuk lejohet si pyetje.

Balla: Nëse e doni si përgjigje, ua jap.

Gjykata: Nuk lejohet si pyetje.

Gjykata e ndërpreu seancën për një pushim të shkurtër, por rifilloi pas disa minutash.

Klodian Skënderi, avokat i Malltezit: Në dijeninë tuaj, kallëzimin që keni nënshkruar, mbani mend nëse i keni bashkëngjitur prova?

Balla: Çfarë kam pasur, ia kam vënë dispozicion.

Avokati Klodian Skënderi: Si i keni siguruar?

Gjyqtarja: E tha përgjigjen.

Balla: Burime nga media, nga qytetarë dhe bazuar në ligjin për statusin e deputetit që kam kërkuar info.

Avokati: Në dijeninë tuaj, pretendimet tuaja për falsifikim që keni ngritur në kallëzim, i keni dokumentuar?

Balla: Nga faktet e njohura botërisht janë ngritur dyshimet që personi ka përfituar nga pozita.

Avokati: Në kallëzimin, mbani mend që jeni shprehur se pronarët e tij janë shpronësuar njëherë nga Italia fashiste?

Balla: U bë kjo pyetje. I qëndroj asaj që kam thënë në kallëzim.

Avokati: E keni me dokumentacion?

Balla: Siç e thashë për herë të 17-të…

Gjyqtarja: Jo komente.

Malltezi: A keni parë privatizime të ngjashme?

Balla: Vazhdoj të mendoj po njëlloj, se nuk ka procedurë më të shpejtë.

Gjykata: Jo opinione, por përgjigje.

Balla: Jo nuk kam parë. Unë nuk kam ardhur këtu që të më fyejnë.

Gjykata: Nuk lejohen nga gjykata fyerjet, mbaj dhe t’i vendin si dëshmitar. Nuk është e thënë të përsërisim të njëjtat pyetje. Nuk lejohen pyetjet e përsëritura i pandehur, pyetje tjetër.

Balla: Po përsërit të njëjtat pyetje t’i kam dhënë përgjigjet.

Klodian Skënderi, avokati i Jamambër Malltezit: Dëshmitar ju dëshmuat para gjykatës që kallëzimin e keni bërë në cilësinë e shtetasit dhe deputetit. Kallëzimin që keni nënshkruar i keni bashkëngjitur prova?

Balla: Siç ju thashë më lart çfarë kam pasur në dispozicion ja kam bashkangjitur kallëzimit.

Skënderi: Si i keni siguruar këto fakte?

Balla: Një pjesë nga qytetarët, nga mendja dhe nga burime të tjera, siç është ligji i posaçëm i deputetit.

Skënderi: Në dijeninë tuaj a ju ka ardhur shkresë nga Ministria e Mbrojtjes për dokumentat që i keni bashkangjitur kallëzimit.

Balla: Nuk më kujtohet nëse unë kam marrë një përgjigje, duhet ta shikoj në kallëzim nëse është e njëjta shkresë.

Skënderi: Si e dorëzuat kallëzimin në prokurori?

Balla: Kallëzimin e kam dorëzuar dorazi në prokurori.

Skënderi: Dua t’i vë në dispozicion një shkresë të Kuvendit, që ja ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme.

Balla: Mesa mbaj mend një nga djemtë e Kuvendit e ka bërë dorëzimin e kallëzimit. Siç ju thashë për herën e 17 bazuar në dyshime kam marrë vendimin të bëj këtë kallëzim.

Gjykata-Ballës: Mbani vendin tuaj jeni thjesht dëshmitar. Nuk lejohen komentet.

Skënderi: Keni parë dokument për marrëveshje të lidhura mos shtetit shqiptar dhe atij italian.

Balla: Se mbaj mend. Se mbaj mend sa orë kam qëndruar në prokurori, por njëherë jam thirrur.

Skënderi: Kur keni dëshmuar në prokurori a keni vënë në dispozicion akte?

Balla: Se mbaj mend.

Skënderi: Në dijeninë tuaj, kur keni ngritur shpronësuar familjet pronare, a keni dorëzuar shkresa konkrete?

Balla: Ju përgjigjja dhe më herët, i jam referuar një shkrese të bërë publike, të një shkresa të 93-94.

Skënderi: Keni parë ju ndonjë element apo të dhënë për shpronësimin e familjes Begeja.

Balla: Mund ta shikoj shkresën.

Gjykata: Dakord t’i vihet ne dispozicion shkresa.

Balla: Në këtë shkresë, i referohemi Aeroportit të Tiranës, në këtë dokument thuhet qartë se janë bërë shpronësime në vitet 1940-1941. Nuk është ky dokumenti që kam vënë unë në dispozicion. Që unë kam marrë nga mediat. Në vlerësimin tim nuk është ky dokumenti që i referoheni.

Skënderi: Keni njohuri se çfarë është shpronësimi?

Balla: Si çdo qytetar shpronësimi do të thotë që prona për qëllime shtetërore, merret dhe përdoret.

Avokat Sokol Mëngjesi: Për cilin për ato që ju keni pretenduar në kallëzim keni prova?

Balla: Unë kam pasur dyshime dhe kam mbledhur ato fakte dhe i kam vënë në dispozicion të prokurorisë.

Mëngjesi: Këto fakte ku i keni gjetur?

Balla: Kam shkuar vet aty ki kishte ndodhur privatizimi, unë jam marrë për shume vite me këtë çështje.

Mëngjesi: Kush është favorizuar dhe nga kush?

Balla: Janë favorizuar Jamambër Malltezi, pronarët e shoqërive Kontat e Home Plan, e të tjerë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Aldrin says:
    April 30, 2026 at 2:30 pm

    O pacavure Deputet. Cope injoranti i mbaruar. Derrkuc qe permbush detyren e Ramutit
    Te gjithe jeni hajdute.
    Nuk keni lene gje pa grabitur.
    Si deputet dhe qytetar i Shqiperise shko dorezo dokumente per Ramen dhe Belinde, per Veliajn dhe Gjiknurin
    Per sportelistin e Unazes, per Ulajn dhe Gjikurine, per Kurum e ku e di une, cfare ndyresish qe ben Rama dhe Berisha
    Nuk mbarojne PiSlleqet e PiSave

    Reply
    • Deni says:
      May 2, 2026 at 7:24 am

      Pusi k pislleqeve dhe ziftit shqiptae e ka emrin Sal Berisha,me pas vjen soji yt,qe je i indoktriniar!

      Reply
  • Çfarë rrezikohej nga prania e medieve? says:
    April 30, 2026 at 3:31 pm

    A mund t’ja shpjegoni lexuesit ARËSYEN E FORTË, se PSE gjykata vendosi papritmas, që seanca të përjashtojë median dhe t’ja përplasë asaj derën e sallës para syve?

    Shkurt e prerë po pati mundësi…

    Reply
  • Emigrant 97 says:
    April 30, 2026 at 4:13 pm

    Bravo Aldrin keshtu duhet folur, mos te vij keq pergjegjes per shume hajdutet e familjes Berisha nga i pari tek i fundit. Te gjithe meritojne “kallamin”.

    Reply
  • Ana says:
    April 30, 2026 at 4:32 pm

    Sa hipokrite te flasesh per drejtesi dhe te kesh parasysh vetem ndeshkimin e kundershtareve kur anetaret e tu i fsheh nga drejtesia ose me keq akoma,mundoheni t’a pengoni me lloj lloj marifetesh.Sigurisht,qe babai i korrupsionit dhe paligjshmerive te pashoqe e ka vendin ne burg,por e drejta do te ishte te shkojne te gjithe ata qe kane vjedhur,me mandat apo pa mandat, dhe te kthejne te vjedhurat deri ne qindarken e fundit,madje t’u konfiskohen edhe rrogat dhe pensionet,sepse punuan kunder interesiave te vendit.

    Reply
  • nastradini says:
    April 30, 2026 at 4:54 pm

    PO MIRE O GAZETA DITA, NE CILIN SHTET NORMAL GJYKATA THERRET SI DESHMITAR NJE GANGSTER DHE KRIMINEL SI TAULANT BALLA?

    Komisari i policise i Fushkrujes, Emiliano Nuhu deklaroi se Taulant Balla i vuri patllaken ne koke bashke me Rrajat e krimit per te grisur kallezimin e vajzes se perdhunuar ne mes te dites dhe qe ja kishin bere dafllakun si tavell duhani, Emiliano Nuhu nuk pranoi dhe u arratis ne Zvicer si Zagani qe kallezoi Saje Qorrin, Drejtesia denoi me burg beniaminin e Edi Rames, Saje Qorrin dhe gangsterin e Edi Rames, Rrajen e krimit, por komisaret guximtare te policise se shtetit mbeten ne arrati, ne exil sepse Drejtesia enveriste shqyptare nuk u dha policeve pafajesine, nderkohe qe kriminelet e Edi Rames dolen nga burgu er te gezuar milionat qe u kane vjedhur shqyptareve, prandaj kur shikon gangsterin e Xibrakes, Taulant Ballen nga Librazhdi si genjen dhe mashtron ne Gjykate, qe mashtroi edhe me dipllomen e tij plagjiature ne Rumani te vjen pyetja:

    CFARE SHTETI BAJGE ESHTE KY?

    Reply
  • hallexhiu says:
    April 30, 2026 at 5:18 pm

    PO ky ç’pati qe u acarua, Aldrini ?! A,aaa qenka dhe ky i lyer me mut e krim me sa duket.

    Reply
  • Pensionisti i Rruges se Elbasanit says:
    April 30, 2026 at 5:39 pm

    Deputeti Taulant Balla ka bere nje denoncim si qytetar dhe bravo i qofte! Hetuesia dhe Prokuroria ben kekimin shkencor te provave dhe i nxjerr te dyshuarit fajtore ose te pafajshem. Balla beri gabim qe i jep pergjigje nje kryehajduti, vegel qorre e kryekriminelit dhe kryehajdutit Salih Ram Berisha.

    Reply
    • durrsaku says:
      May 1, 2026 at 8:04 am

      Pensionisti i rruges se Elbasanit , ke harruar te shtosh ne Adresen tende qe je dhe pensionist i SAUKUT dhe i LIBRAZHDIT . Here tjeter vere adresen me te sakte po deshe ta marresh pensionin ….

      Reply
  • Moli says:
    April 30, 2026 at 5:45 pm

    Bravo balla te lumt je gjigandt me keto hajduda qe shkatrruan shqiperin nga i erdhen parat me ndertu 19 kulla posht hajdudat me berishen ne krye

    Reply
  • nastradini says:
    April 30, 2026 at 7:48 pm

    DOSJA “PARTIZANI” VERTETON PERFUNDIMISHT SE SPAK ISHTE DHE ESHTE NJE “OTURAK” KU DHJET EDI RAMA JASHTEQITJET E TIJ

    Njesoj si dosja “Fredi Beleri”, dosja “Partizani” e hetuesve te Enverit, tregoi se SPAK eshte njesoj si Drejtesia e Putinit ne Rusi, pjelle e Drejtesise se Aranit Celes dhe prandaj SPAK eshte turpi dhe rezili i Shqypnise qe kerkon te antarsohet ne BE me Arben Krajen dhe bedelet e Edi Rames ne Drejtesi.

    Reply
  • tio says:
    April 30, 2026 at 8:38 pm

    ore damlla ty te paskan vene te lehesh ?

    Reply
  • demo says:
    April 30, 2026 at 11:43 pm

    Une nuk kam dijeni per vjedhje nga Taulant Balla.Jam krejt ne kundershtim te mbeshtetjes prej tij te Klikes kleptokrate Rama Balukja AKSHI. Por e p[ershendes per kete Pergjegjesi Madhore qe tregon kunder vjedhjes se Truallit te Kryeqytetit nga Familja hajdute Berishja Malltezi. Saliu Berisha me katundare e malokeme grabiti Pronat,Tokat,pyjet e livadhet,qe i kam me Tapi Te Zogut.Sido ti dixhitaliz\oje,mti djege,ti zhdukin Sali Berisha dhe Edi Rama,,Une i kam nKopjet e vitit 1933 AUTENTIKE,Nuk mund ti tjetersojne,.Prandaj Taulant Balla ti u befsh edhe kryeminister i PS,per kete lufte qe po ben kunder Vjedhesve te Pronareve te Ligjshem,familjes maloke Berisha.

    Reply
  • labi says:
    May 1, 2026 at 2:45 am

    Po ky ku igjeti tokat qe fitoinmiliona te picka e superperdorur e gites .Ky mut nuke shte as shqiptar .Familje kurvash dhe krimineleh ,Saliu dobic, karaxhic,zeni dobic ajlushani ,gruaja etij kurve e kosoves dhe efazllic .SALIU krimine l,vrases dhe hajdut ,zeni vrases dhe hajdut 1miliard $ armet .Gita hajdute me 14 shtepi Cfare flisni per te majten kur pd ka nje kryetar 35 vjet ne detyre dhe 35 deputet ne parlament.Pd organizate korruptuese per ti sherbyer familjes berisha

    Reply
  • Anonymous says:
    May 1, 2026 at 6:44 am

    Aldrin te hyri Miza ne bythe….

    Reply
  • Ndyraqi i Vicidolit says:
    May 1, 2026 at 6:45 am

    Aldrin te hyri Miza ne bythe….

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      May 1, 2026 at 9:13 am

      VO:
      -Si ka mundlsi që I PANDEHURI KTHEHET NË PREKUROR.?
      -KUR VJEDHJA E PRONAVE TË KL.PARTIZANI ËSHTË BËRË ME FIRMË TË VJERTIT KM PËR DHËNDRRIN DHE GOCËN PËR NDËTIM TË 19 KULLAVE ME 22-24 KATE.?
      – KUR VJEDHJEN E MADHE E KEMI PARË NË TV.?
      – CILI ËSHTË QËLLIMI GJYQTARES SALIUT QË GJYQI TË SHTYHET ME PROÇEDURË DERISA TË VDES SALIU ..DHE TË FALET VJEDHJA.?
      -SA KOHË DO VIDHET DHE MOS DËMSHPLRBLIM.?
      – Dëshmitari ka bër KALLZIM VITE MË PARË DHE PREKURORI KA STUDJUAR HETIMIN DHE PROVAT I KA NË DOSJE DHE NË VËND QË TË PËRGJIGJET PREKURORI-PYETET DËSHMITARI MBI 1000 HERË.?
      – SIÇ DUKET,GJYQTARJA MILITANTE PD 100 % NGA 92 DO E MBYLL ÇËSHJEN PA SEKUESTRIM TË MBI 60 BANESAVE NË SHQIPËRI DHE BE.!
      – DHE,POPULLI PO PRET DREJTËSI NGA JURISTËT E PLEPAVE TË SALIUT.?
      -FUND MARRZIVE TË NJË DRRJTËSIE MILITANTE,SELEKTIVE.
      -DISA KOMENTUES,NUK MERREN ME ÇËSHTJEN,POR KOMENTOJNË SA I GJAT ËSHTË EDI RAMA DHE I SHKURTËR ËSHTË T.BALLA.
      FLM DITA.

      Reply
  • Aldrin says:
    May 1, 2026 at 2:00 pm

    O Ndyraqja e Vicidolit, po moj kurve e Ramutit, nuk ke pare gje tjeter vec bythes dhe mizes
    Kur them qe jeni kellira te mbaruara te Ramutit kam te drejte,
    Zeqinete nga kakerdhite dhe era e bajges u bene Deputete dhe Protektoratet e Ramut kurves se Dules.
    APo ato putanat si Belinda dhe Veliaj, ke te permendesh me pare, se i nderron Ramuti si Mbreti grate.
    Kumbarot Mimet, Zhashkat, Karcanajt
    Apo Ata GYset e Bukur te Akshit..
    NJeri me derrkuc nga tjetri..
    Copa plerash te qelbura
    Ju mban ky popull ne kurriz
    Mire ja beni

    Reply
    • Ganua says:
      May 2, 2026 at 7:47 am

      Aldrin jevg e arrixhi i pjellë e i rritur rrugëve me 3 klasë shkollë, shikoni fjalorin rrugaç i qelbur .

      Reply
      • Aldrin says:
        May 2, 2026 at 3:41 pm

        Shko moj krruaj ca kocka greke, kurve e Dules

        Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qofsh e bekuar rinia e vëndit tim! Protestat dhe dy propozime racionale  
  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?