Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk të lodh vetëm puna fizike, por edhe mendimi, shkenca zbulon pse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nuk të lodh vetëm puna fizike, por edhe mendimi, shkenca zbulon pse
AktualitetEnciklopedi

Nuk të lodh vetëm puna fizike, por edhe mendimi, shkenca zbulon pse

Published: August 12, 2022
Shpërndaje
Exhausted, Tired Asian Businesswoman sleeping on desk while working. Overtime and overwork concept. Laptop computer.

 

Nuk është vetëm puna fizike që mund të lodh dikë, por edhe përqendrimi dhe puna mendore për disa orë. Ndjenja e lodhjes për shkak të të menduarit intensiv vjen si pasojë e grumbullimit të “toksinave” në tru.

Disa studiues, të udhëhequr nga Dr. Mathias Pesiglione nga Universiteti Pitié-Salpêtrière në Paris, botuan provat për këtë në revistën e biologjisë “Current Biology”. Ata zbuluan se orët e gjata të punës konjitive krijon nënprodukte toksike (kryesisht glutamat) në korteksin paraballor të trurit.

- Publicitet -

Kjo sjell ndryshime në kontrollin që ka dikush mbi vendimet e veta, me rezultat që gradualisht kthehet në veprime me “kosto” të ulët që nuk kërkojnë shumë përpjekje.

“Teori me ndikim kanë argumentuar më parë se kjo lodhje është një lloj iluzioni i krijuar nga truri për të ndaluar atë që po bëjmë dhe për të kaluar në një aktivitet më shpërblyes. Por gjetjet tona tregojnë se puna mendore rezulton në një ndryshim të vërtetë funksional, një akumulim të substancave toksike, me rezultat ndjenjën e lodhjes.

Ky është një sinjal që na bën të ndalojmë së menduari, por për një arsye tjetër: të ruajmë funksionimin normal të trurit”, tha Pesiglione.

Ndërsa makinat mund të kryejnë vazhdimisht llogaritjet, truri i njeriut nuk mundet. Lodhja e tij lidhet me nevojën për të ricikluar substanca toksike që vijnë nga aktiviteti kognitiv neuronal, siç tregohet nga studimi i ri, i cili regjistroi – duke përdorur spektroskopinë magnetike – kiminë e trurit gjatë ditës.

U ekzaminuan dy grupe njerëzish: një që mendonte shumë dhe një që mendonte lirshëm. Shenjat e lodhjes, si zvogëlimi i zgjerimit të bebëzave, u panë vetëm në grupin e parë që mendoi shumë. Njerëzit në të njëjtin grup kishin gjithashtu nivele më të larta të glutamatit në sinapset e korteksit paraballor. Ngritja e nivelit të glutamatit e bën më të vështirë kontrollin kognitiv pas shumë mendimesh.

Zgjidhja ndaj ndjenjës së lodhjes së trurit është, sipas studiuesve, pushimi dhe gjumi. Ata madje rekomandojnë shmangien e vendimeve të rëndësishme në rrethana pas një pune të vështirë mendore.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?