Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuredini tha të dy”, i penduari tregon planin e vrasjes së vëllezërve Haxhia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Nuredini tha të dy”, i penduari tregon planin e vrasjes së vëllezërve Haxhia
AktualitetKronike

“Nuredini tha të dy”, i penduari tregon planin e vrasjes së vëllezërve Haxhia

Published: February 3, 2026
Shpërndaje
Screenshot

Henrik Hoxhaj ka zbardhur detaje të rënda lidhur me planifikimin dhe ekzekutimin në atentat ndaj vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, një ngjarje e ndodhur gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, kur Tirana ishte thuajse e boshatisur.

Në dëshmin e tij para gjyqtarëve të GJKKO, Hoxhaj tha se diskutimet per vrasje janë bërë me Nuredin Dumanin, i cili i kishte shprehur shqetësimin se persona të tjerë, mes tyre Altin Ndoci, po përpiqeshin t’i ngarkonin atij ngjarje kriminale që nuk i kishte kryer.

Ndoci, sipas dëshmisë, jetonte në zonën e Misto Mames, por lëvizjet e tij ishin të vështira për t’u gjurmuar pasi binin lehtësisht në sy.

- Publicitet -

“Ka qenë kohë Covidi. Tirana ishte bosh. Ndoci e kishte shtëpinë në Misto Mame, por aty binte shumë në sy dhe nuk e gjeje dot. Atëherë u vendos që të vritej një nga vëllezërit Haxhia, që ky të vinte në varrim dhe më pas të ekzekutohej. Sipas Nuredinit, këta ishin të gjithë bashkë me Talo Çelën. Objektivi ishte Besmir Haxhia. Do të ishte edhe Nuredini. Më duket se ma ka sjellë edhe një foto. Unë isha bashkë me Nuredinin. Shofer ishte Klevis Alla. Kur kam shkuar për këtë ngjarje, kam qëndruar dy ditë në shtëpinë e Nuredinit. Besmiri kishte disa makina me qira dhe një agjenci turistike”, ka thënë Henrik Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, u vendos që objektiv të bëhej një nga vëllezërit Haxhia, me qëllim që pas vrasjes, objektivi tjetër të shfaqej në varrim dhe aty të ekzekutohej. Nuredini i kishte thënë se pas kësaj skeme qëndronin persona të lidhur me Talo Çelën.

“Për ngjarjen përdorëm tre kallashnikovë dhe një armë brezi. Ekzekutorë do të ishim unë dhe Nuredini. Ai donte ta bënim tek një lokal bastesh, ta thërriste aty. Unë nuk pranova. I thashë që ka shumë njerëz dhe do vriteshin njerëz kot. Më vonë u nisëm me një “Toyota” me portobagazh. Unë kisha një kallashnikov në dorë. Kisha edhe një armë të shkurtër aty pranë. Veshjet i kishim uniforma OFL. Kishim edhe maska silikoni, por unë nuk e vura”.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës në zonën e Shënavlashit. Kur automjeti i shënjestrës u pa nga shoferi i tyre, u konstatua se Besmir Haxhia ishte së bashku me vëllanë e tij.

“I vrasim të dy”, citohet të ketë thënë Dumani.

Pas një ndjekjeje të shkurtër dhe bllokimit të makinës së viktimave në trafik, autorët hapën zjarr.

Pas atentatit, ata u larguan drejt Tiranës. Kapuçët u hodhën në zonën e Vorës, ndërsa armët mbetën në makinë, e cila më pas u largua nga shoferi. Për këtë ngjarje, Hoxhaj deklaron se ka marrë 35 mijë euro.

“Dolëm në drekë nga shtëpia. Në Shënavlash, kur kaloi makina e tij, shoferi ynë pa që ishte me vëllanë. I tha Nuredinit që ishte me vëllanë. “E mirë”, tha, “i vrasim”. I ndoqëm për pak. Ata ecnin shpejt. Pastaj u bllokuan në trafik. U dolëm në anësore dhe hapëm zjarr. Qëllova edhe unë, edhe Nuredini. Nuredini zbriti nga makina. I thashë pse del kot, se kanë mbaruar. Nuredini qëlloi, por iu bllokua arma. Pastaj iu bllokua edhe tjetra. Pastaj mora unë armën. Zbrita dhe godita disa herë. Unë godita shoferin. Shoferi na çoi te makina e Nuredinit dhe shkuam në Tiranë. Kapuçët i hodhëm në Vorë. Armët i lamë në makinë, të cilën e mori shoferi. Për këtë ngjarje mora 35 mijë euro. Unë nuk kisha komunikim me Krymin. Kur mora vesh që ishte arrestuar Klevis Alla, i thashë Nuredinit: “Çfarë bën, na more në qafë”. Nuredini më tha: “Mos u shqetëso”. Kur është kapur ai, ka thënë që Altin Ndoci dhe Talo Çela kanë qenë mbrapa. Unë u habita dhe thashë: “Çfarë po thotë ky”.

j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu që bëri thirrjen për marshim drejt Rinasit: Na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur
  • FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  • Me “bukë me vete”? PO!

Komentet e Fundit

  1. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  2. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  3. K R on Me “bukë me vete”? PO!
  4. Gani USA on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  5. Bodrumi shurrelit on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?