Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nxënësit e shkollës “Andrea Stefani” i bashkohen fushatës së mbjelljes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Nxënësit e shkollës “Andrea Stefani” i bashkohen fushatës së mbjelljes
Komunitet

Nxënësit e shkollës “Andrea Stefani” i bashkohen fushatës së mbjelljes

Published: April 22, 2024
Shpërndaje

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Andrea Stefani” në Laprakë iu bashkuan fushatës së Bashkisë Tiranë për mbjelljen e 159 pemëve, në vijim të rritjes së gjelbërimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i falenderoi nxënësit që iu bashkuan nismës, ndërsa përcolli një mesazh për ata që merren me fjalë, të kontribuojnë për qytetin duke mbjellë pemë.

“Është një kënaqësi e veçantë që, nxënësit e shkollës “Andrea Stefani”, të cilët sot mësojnë në një shkollë super të re – një nga 40 shkollat e reja që kemi hapur gjatë fushatës së shkollave – dhe na janë bashkuar në fushatën e mbjelljeve. Për të gjithë ata që kritikojnë se Tirana nuk ka mjaftueshëm gjelbërim, do të kishim më shumë gjelbërim sikur secili që ankohet të ketë mbjellë edhe ai një pemë. Shpresoj shumë që ta kthejmë cinizmin dhe kritikën në një sjellje pro aktive, ku secili bën të veten”, tha Veliaj.

Në zbatim të nismës së re, kryebashkiaku i Tiranës evidentoi se në këtë lagje të Njësisë 11 tashmë ka një park të ri, të krijuar spontanisht, si rezultat i pemëve të mbjella nga bashkia para 2 vitesh. “Këtu jemi te fusha e pallateve “Malajzane”. Siç e shikoni, shumë nga pemët që kemi mbjellë para 2-3 vitesh, tashmë kanë hedhur shtat. Jemi në fazën kur nga një park, le të themi spontan, mund ta kthejmë në një park të rregullt. Do të presim të mbarojë stina e mbjelljeve dhe shirave, që gjatë verës të merremi me konturimin e parkut, për ta kthyer këtë hapësirë, nga një hapësirë transit, ku njerëzit thjesht kalojnë nga një lagje tek tjetra, në destinacion, ku njerëzit vijnë me arsyen kryesore për të kaluar kohë cilësore në park”, u shpreh më tej Veliaj.

- Publicitet -

Duke u ndalur te projektet e reja, që pritet të zbatohen brenda këtij mandati, ai foli edhe për Terminalin Verior të autobusëve, ku njoftoi se shumë shpejt do të nisin punimet, teksa theksoi se do të rrisë ndjeshëm vlerën e pronës në gjithë zonën, pasi do frekuentohet gjerësisht jo vetëm nga udhëtarët, por edhe nga banorët përreth, siç ka ndodhur në Terminalin Lindor.

“Do të nisim punimet për Terminalin Verior të autobusëve, ndaj do të doja të kishim një bashkëpunim me njësinë. E di që, si në çdo punë që bëhet në Tiranë, fillimisht do dalin ca pretendues të tokës, pastaj futen partitë politike sepse jam i sigurt që edhe ky investim nuk do i shpëtojë këtij mallkimi, që me sa duket, e kanë ata që punojnë në këtë qytet. Kush punon do shihet, kush hap një kantier do pengohet. Por, ajo që është e rëndësishme është se kemi fituar betejën ligjore. Sot i kemi kaluar të gjitha fazat me zaptuesit, pretenduesit, me lloj-lloj personazhi, që është afruar për ta marrë atë tokë. Toka është e bashkisë, ne i kemi fituar ato beteja. Gjykatat kanë dhënë verdiktin final. Dua bashkëpunim maksimal dhe mirëkuptim, që të mos e bllokojmë më qytetin. Ndryshe, vetëm vonohemi, se punët gjithsesi do ndodhin. Tek Astiri vetëm u vonua, se Astiri u bë; tek Bulevardi u vonuam, te Teatri po ashtu. Punët do bëhen, çështja është të mos vonohemi më. Sikur të kishim punuar aq shumë sa kemi bërë debate, do kishim ecur më përpara. Kush ka nevojë të shohë një provë se çfarë do të thotë ky terminal modern, mjafton të shohim atë në Lundër. Kush është dyshues, duhet të shohë se si është bërë atje, për të parë se si do bëhet këtu”, përfundoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?