Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nxori foton në RAI3, Berisha e quan “krim pasioni”, dëshmia e Izet Haxhiajt: Kush janë 4 personat që rrahën Ramën në ’97
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Nxori foton në RAI3, Berisha e quan “krim pasioni”, dëshmia e Izet Haxhiajt: Kush janë 4 personat që rrahën Ramën në ’97
Uncategorized

Nxori foton në RAI3, Berisha e quan “krim pasioni”, dëshmia e Izet Haxhiajt: Kush janë 4 personat që rrahën Ramën në ’97

Published: June 4, 2024
Shpërndaje

Rama ka treguar fotografine e rrahjes se tij ne 1997 në intervistën me RAI 3.

Berisha e ka quajtur rrahjen e Edi Ramës “krim pasioni”.

Kjo temë është hapur edhe në shkurtin e 2015-s gjatë disa replikave në një seancë të Parlamentit.

- Publicitet -

Replikat erdhën pas një interviste të Ramës, ku ai tha që u godit nga SHIK-u në janar 1997 ndërsa ishte duke kryesuar përgatitjet e një peticioni për largimin e Berishës.

Edhe asokohe Berisha e quajti rrahjen e kryeministrit të sotëm, atëherë piktor kritik i sapokthyer nga Franca, “krim pasioni”.

DITA intervistoi atë kohë të akuzuarin për ngjarjen, ish-truprojen e Berishës, Izet Haxhia.

Në linjë telefonike ai u pyet nga gazetarja Mira Kazhani për ngjarjen.

Ja biseda e botuar në DITA në 20 shkurt 2015:

Mira Kazhani: Izet, në Tiranë është kthyer në vëmendja plagosja e Edi Ramës në vitin 1997. Gjatë një interviste për një televizion italian, ka qenë vetë Rama që e ka sjellë ndërmend. Nga foltorja e parlamentit Berisha ka reaguar duke thënë se rrahja ka qenë krim pasioni. Jeni ju në dijeni çfarë ka ngjarë atëherë? Kush po thotë të vërtetën, Edi Rama apo Sali Berisha?

Izet Haxhia: Në 1996 Rama ishte nga publicistët më të ashpër të Berishës. Shkruante vazhdimisht për Saliun duke e akuzuar si Kalin e Trojës në Lëvizjen e Dhjetorit. Në fakt Berisha që në fillimet e Lëvizjes nuk e ka dashur afër Ramën, kishte një lloj alergjie ndaj atij, nuk e donte afër në asnjë rrethanë. Lajmin e rrahjes së tij barbare unë e kam mësuar fillimisht përmes një prokurori që ka qenë dikur shoqërues i Alfred Serreqit. Emrin e ka Azem. Mund të pyetet edhe ai, se është marrë me këtë çështje.

Mira Kazhani: Çfarë të tha prokurori?

Izet Haxhia: Më tha se Rama më akuzonte mua për masakrimin e tij. Unë i thashë që nuk ishte e vërtetë dhe se nuk kisha dorë në atë ngjarje. E kam thënë dhe në intervistën e parë me ju, që unë jam akuzuar padrejtësisht për këtë. Rama është rrahur nga 4 pjesëtarë të grupit operativ të SHIK me drejtues Arjan Çengon. Në këtë grup prej 4 anëtarësh ka qenë një person nga Tropoja, një nga Mirdita dhe dy të tjerë nga Dibra. Gjithçka po ju them më është pohuar nga kryesuesi i këtij grupi, Arjan Çengo. Ma ka thënë me gojën e vet, besoj në pranverën e 1997-s.

Mira Kazhani: Çfarë ju ka pohuar konkretisht, pse është goditur Rama?

Izet Haxhia: Kur e kam pyetur për arsyen e rrahjes së Ramës, më ka thënë se e kanë bërë me urdhër të shefit të tyre, Gazidedes. Kush e ka njohur Gazideden, e di që ai nuk bëntë asgjë pa urdhër të Berishës.

Mira Kazhani: Është tentuar eleminimi fizik i Ramës apo urdhri ishte vetëm për ta rrahur dhe frikësuar?

Izet Haxhia: Leva nuk dihet si të kap. Për fat ai shpëtoi.

Mira Kazhani: Si funksiononte kjo? Jepeshin urdhra me gojë për të rrahur njerëz? Dua të di, kështu funksiononte me të gjithë kundërshtarët?

Izet Haxhia: Nuk ka qenë vetëm Rama, ka patur edhe raste të tjera. Po këta persona në 1997 kanë zënë pritë një javë rresht në Qafë Koshovicë për të vrarë Skënder Gjinushin që ndodhej në Vlorë. Po ky grup ka patur urdhër për të bastisur shtëpinë e Arben Imamit dhe për ta masakruar atë me urdhër të shefit të madh, Berishës. Kjo ka ndodhur kur Arben Imami ishte kthyer nga revoltat e jugut. Kam qenë unë që i kam penguar ata persona dhe sot mund të them që Arben Imami më ka borxh jetën. Janë edhe disa të tjerë që i kam ndihmuar, sot s’po i përmend.

Mira Kazhani: Po pse Berisha ka përmendur krim pasioni? A bëni ndonjë lidhje ju?

Izet Haxhia (qesh): Po si duket, Berisha e ngatërron me heroin e tij pas vdekjes, Hajdarin, që kryente përdhunime të femrave të cilat i shkonin për ndihmë në kërkim të punësimit. Njoh personalisht dy femra nga Tropoja që kanë qenë viktima të përdhunimit të Hajdarit. Ndoshta e ngatërron me këshilltarin e tij të atëhershëm Genc Pollon, që përdorte zyrat e Presidencës si dhoma pasioni me ndonjë këshilltare ekonomike të Berishës.

Por për këtë që më pyetët një gjë jua garantoj pa asnjë mëdyshje. Edi Rama është rrahur nga pjesëtarë të SHIK me urdhër të Gazidedes e të Berishës…

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?