Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “O Kadri ç’më bëre, ti je Judë”, replikat e gruas së ish-kryeministrit me ish-ministrin në gjyqin e famshëm të ’83
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > “O Kadri ç’më bëre, ti je Judë”, replikat e gruas së ish-kryeministrit me ish-ministrin në gjyqin e famshëm të ’83
HistoriLajmi i fundit

“O Kadri ç’më bëre, ti je Judë”, replikat e gruas së ish-kryeministrit me ish-ministrin në gjyqin e famshëm të ’83

Published: December 5, 2023
Shpërndaje

 

Pjesa e mësipërme është marrë nga dokumentat arkivore të gjyqit ndaj Kadri Hazbiut në 1983, të cilat janë botuar nga DITA.

Personazhet që replikojnë janë Kadri Hazbiu (i dënuar me vdekje në fund të gjyqit) dhe Fiqret Shehu gruaja e ish-kryeministrit Mehmet Shehu.

- Publicitet -

Kadriu: A janë të vërteta ato shpjegime që ke dhënë në proces për sa i përket vajtjes sime më 17 dhjetor të vitit 1981 në shtëpinë e tradhtarit Mehmet Shehu? A janë të vërteta?
Fiqreti:- I thashë edhe këtu, janë të vërteta.
Kadriu:- Aa, janë të vërteta! Në vijim të kësaj desha të bëj një pyetje: Nga ç’portë erdha unë?

Fiqreti:- Nuk e di se nga ç’portë erdhi…
Kadriu:- Nuk e patë nga ç’portë erdha unë?. Se korridori…, tani kupton, është kryqëzimi i dy dyerve. Nga ç’portë erdha?
Fiqreti:- Nga ç’portë hyri!?. Ku e di unë!.  Shtëpia jonë kishte dy hyrje. Ishte hyrja kryesore, ishte hyrja…..

Kadriu:- Më falni, edhe një herë insistoj në këtë që ju të shpjegoheni se nga ç’portë erdha? Sa porta ka shtëpia juaj për të hyrë!? Nga ç’portë erdha unë. Të lutem shumë, e shpjegoni këtë?
Ndërhyn trupi gjykues:- E ke të qartë nga hyri?
Fiqreti:- Jo nuk e kam…

Kadriu:  (vazhdon me ato që ka deklaruar gruaja e Mehmet Shehut në procesverbalin e marrjes në pyetje): – A kishte urrejtje Mehmet Shehu atë natë siç thoni në procesverbal ju… Qëndroni në këtë?
Fiqreti:- Po.

 

Kadriu:- Kishte urrejtje? Thoshte ‘A Kadri ç’më bëre!”?.  E konsideroni ju urrejtje ndaj meje këtë?
Fiqreti:- Unë kam thënë…
Kadriu:- Po, ose jo, nuk më duhen mua hollësira.
Fiqreti:- Ka thënë o Kadri Hazbiu, si Judë u solle ndaj meje!

Kadriu:- Domethënë, ai kishte një urrejtje ndaj meje  në këtë….

Fiqreti:- Mehmet Shehu ishte i mërzitur ndaj qëndrimit tënd me dy faqe.. Nga një anë sulmoje Mehmet Shehun, nga ana tjetër i solle përgjigjen e agjenturës sovjetike natën e 17-ës. Qe një qëndrim i dyfishtë.

Kadriu:- Mu përgjigj pyetjes sime!
Fiqreti:- Ja, përgjigja është kjo…
Kadriu:- Mu përgjigj pyetjes sime. Ishte kjo e Mehmet Shehut, urrejtje kjo ndaj meje?

Fiqreti:- Kjo ishte punë agjenturore, qe kurdisur dhe qe caktuar vija e sjelljes. Po kishte momente që për çështje personale, si njëri, dhe tjetri, kush të ishte i pari. Në këtë rast, goditej Mehmet Shehu direkt nga Kadri Hazbiu. Prandaj ai thoshte: ‘O Kadri Hazbiu ç’më bëre, ti je Judë!

Kadriu:- I nderuar trupi gjykues! Unë e kam shumë të qartë dhe s’dua shumë fjalë. Si rrjedhim i këtij qëndrimi në Mehmet Shehut, tek kjo (tregon me gisht gruan e Mehmet Shehut) u krijua një urrejtje ndaj meje? Po, ose jo!

Fiqreti: Dale ti mos e ngri zërin për të na frikësuar, se nuk frikësohemi kollaj.

Kadriu:- Jo, moj.. Je trimëreshë ti këtu!?

Kryetari:- Më tutje, ke tjetër Kadri?

Kadriu:- Pllakë gramafoni e kurdisur…

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Km says:
    July 18, 2022 at 5:30 am

    Nuk iu kushton asnje gje te bottoni te plote deponimin ne hetuesi te Fiqerete Shehut.Do mesojne lexuesi shume xhevahire.Gjithashtu ribotoni ju lutem ,interviste e Mikut te hereshme te Mehmetit ,gjeneralit te Ministrine se Brendeshme nga Mallakastra.

    Reply
    • Arben says:
      July 18, 2022 at 6:03 am

      vazhdojne sllavo-komunistet shqipetar me qender ne beograd, te mbrojne krimet qe i jane bere ketij populli.

      mehmet shehu, u vra ne menyre demonstrative, sepse nuk pranoi te c’shqipetarizohej totalisht, sic pranuan ne heshtje gjithe llangojte, perfshire enver hoxhen.

      prandaj ju shkaterrua edhe familja mehmet shehut, ishte nje vrasje e shqipetarizmit, jo e nje njeriu, sado i rendesishem te kete qene ne kohe te tij.

      Reply
      • Aldrin says:
        July 18, 2022 at 3:43 pm

        o turk i mutit. e dhe ti verdiktin e cqiptarizmit. cope plere qe ke shpetuar paq nga monedha e xhaxhit

        Reply
        • Alex says:
          July 19, 2022 at 7:34 pm

          Fol shqip Aldrin.

          Reply
  • intelektuali says:
    July 18, 2022 at 5:51 am

    O gazeta DITA:

    Mos e ulni steken dhe nivelin e debatit kaq shume sa te fyeni inteligjencen e komentuesve te nerum te ketij forumi po keshtu te nerum qe nuk eshte per fanatike dhe katunare dru me pre te Enverit qe sic tregon edhe ky shkrim ne nivel injoranti verteton se Diktatori perderast, por tinzar dhe gjakatar vrau dhe masakroi me gjyqe te stisura staliniste jo vetem kundershtaret, por nje nga nje te gjithe shoket e tij komuniste bashkepuntore ne krimet e komunizmit kunder shqyptareve dhe kunder njerezimit, une per vete do te thoja “mire ja beri kopili i Gjylos!” madje kur vrau Mehmetin pasi kishte likuiduar me ndihmen e kasapit te Mallakastres edhe gjeneralet puciste, ne burgaxhinjte e regjimit komunist ngritem dolli me nje gote raki kumbulle kosovare ne qeli me gota alumini por me ngazellim ne zemer me nje klithem qe na dilte nga shpirti i ndrydhur: “Nje kriminel me pak”, por kur kujtoj si perfunduan me pare Beqir Balluku, Petrit Dume, Sadik Bekteshi etj me te njejtin skenar, me pas Fiqereti dhe familja e Heroit te Spanjes, me pas legjenda e Sigurimit Sovjetik te shtetit Kadriu dhe dora e djathte e Kryeministrit poliagjent Fecor Shehu me gjithe lukunine mallakastriote te Corrushit me kap nje trishtim i madh dhe them me vete:

    SI KA MUNDESI QE NJE INJORANT PA SHKOLLE SI ENVER HOXHA T’U BEJE MAGJI DHE T’U HEDHE TRUTE E GOMARIT DUKE MANIPULUAR TRUNIN E SHQYPTAREVE ME PROPAGANDE KOMUNISTE NE ATE FARE FEJE SA EDHE SOT 30 E KUSUR VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT SHQYPTARET BESOJNE NE LLOGJET E PEDERASTIT TE GJYLOS DHE JO VETEM KAQ, POR EDHE POLITIKA KOMBETARE E MBAN SI NJE HERO KOMBETAR BASHKE ME PIRAMIDEN E TURPIT NE MES TE TIRANES?

    Si nje turp dhe rezil i shqyptareve qe po kerkojne te futen ne BE.

    Reply
  • Anonim says:
    July 18, 2022 at 7:32 am

    NUK E DI PSE I BOTONI A THUA SE KENI QEN ATY , DEGJOJ QE SHANI ENVERIN , KUR ISHTE ENVERI GJALL SJUA MBANTE BYTHA TI THOSHIT FJAL SI TANI , POR MIR MOR INJORANT KA PAS TE KEQIJA PO VETEM QETESIA QE KISHIM NUK DONTE ME ,VETE VJEDH TJETRI I PERDHUNON DHE VAJZEN KESHTU DONIT JU
    APO SI ATA QE U VRAN DIJE E U DOGJEN KETE DONIT JU , NUK JU BEN PERSHTYPJE ASGJE NGA KETO QE NDODHIN KU NESER MUND TE JET FEMIJA JUAJ , TANI LEFNI SA TE DONI SA ISHTE GJALL SJUA MBANTE, BABAI SPARTAK NGJELES E DINI PSE U DENUA SE VAJTI JASHT SOLLI TAPET QE ANDEJ DHE FILLOI TI SHISTE E KAPI XHAXHI JA MORI DHE I COI NE SAZAN KU I MORI POPULLI , PO SALA SI U BE I PASUR DUKE ,VJEDH AI SALA JUAJ QE I MBANTE UTURAKUN ENVERIT .

    Reply
    • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
      July 18, 2022 at 7:37 am

      Edhe keta lehin me leje te Enverit.

      Reply
  • Qerrim Hesapi says:
    July 18, 2022 at 8:12 am

    Gjyqe farcë! Skandaloze, se me çfarë mënyrash primitive e tendencioze sajoheshin në afate tepër të shkurtra kohore procese të manipuluara gjyqësore.

    Pyetjet e organit të akuzës dhe shpjegimet qesharake të “dëshmitarëve”, të gjetur si me qiri në terrin e natës, ishin të një niveli po aq të ulët katundaresk, sa dhe përgjigjet e pashpresa të akuzuarit.

    Kasapët e kuq të veshur me velladon sterr të zi jepnin më së shumti dënime maksimale deri dhe kapitale me paramendim e në mungesë të avokatisë mbrojtëse.

    Pa bërë as më të voglin dallim, e njëjta mashë e zezë përdorej dhe kur para trupit gjykues gjendeshin papritmas drejtues të kartë të shtetit, nën akuzën e agjentit, poliagjentit, tradhëtarit, armikut të kllasës, e lloj lloj damkash të sajuara prej qelbësirave.

    Ishin po këto qelbësira, ato që për hir të çimentimit të pushtetit ishin mësuar t’i hanin kokat njëri-tjetrit.

    Dhe mirë bënë. Askush nuk ishte për të ardhur gjynah. Sejcili morri hakën që meritonte dhe para së gjithash mallkimin e popullit të shumëvuajtur.

    Reply
  • Na myten says:
    July 18, 2022 at 9:11 am

    Asnjeri nuk germon se “C’ishte kjo pergjigje e agjentures sovjetike ne dhjetor te 1981”.
    Asnjeri nuk pyet, megjithe nderprerjen e marredhenieve, “A vazhdonte kontakti me sovjetiket?”
    Po trajtohet si muhabet lagje, burri yt me kishte inat mua prej teje Fiqreta.

    Reply
  • Medi Belortaja says:
    July 18, 2022 at 9:37 am

    Ishte nje teater,
    Me rol per secilin,
    Njeri luante Abelin,
    Dhe tjetri Kainin.

    Ish nje komedi,
    Por me fund tragjik,
    Qe te shpetoj une,
    Ti do jesh armik.

    Dhe me emrin “Juda”,
    Qe eshte biblik,
    Cilesonin shokun,
    Qe gjoja kishin mik.

    Secili nje “Jude”,
    Qe ne te vertete,
    Ndonese perqafoheshin,
    Fallco sa per “sport”.

    O sa per te qeshur,
    O sa per te qare,
    Se po i denonin,
    Ata qe kishin vrare.

    Reply
  • Qerrim Hesapi (pëpëshëist) says:
    July 18, 2022 at 10:21 am

    U kap komenti i postuar para 6 orësh, por i pa publikuar ende.

    Gjyqe farcë! Skandaloze, se me çfarë mënyrash primitive e tendencioze sajoheshin në afate tepër të shkurtra kohore procese të manipuluara gjyqësore.

    Pyetjet e organit të akuzës dhe shpjegimet qesharake të “dëshmitarëve”, të gjetur si me qiri në terrin e natës, ishin të një niveli po aq të ulët katundaresk, sa dhe përgjigjet e pashpresa të akuzuarit.

    Kasapët e kuq të veshur me velladon sterr të zi jepnin më së shumti dënime maksimale deri dhe kapitale me paramendim e në mungesë të avokatisë mbrojtëse.

    Pa bërë as më të voglin dallim, e njëjta mashë e zezë përdorej dhe kur para trupit gjykues gjendeshin papritmas drejtues të kartë të shtetit, nën akuzën e agjentit, poliagjentit, tradhëtarit, armikut të kllasës, e lloj lloj damkash të sajuara prej qelbësirave.

    Ishin po këto qelbësira, ato që për hir të çimentimit të pushtetit ishin mësuar t’i hanin kokat njëri-tjetrit.

    Dhe mirë bënë. Askush nuk ishte për të ardhur gjynah. Sejcili morri hakën që meritonte dhe para së gjithash mallkimin e popullit të shumëvuajtur.

    Reply
  • Tartari says:
    December 5, 2023 at 12:07 pm

    Përse i nxjerrin këto lajme dalë- boje? Duan të baltosin të tjerë që të fshehin fajtorin! Qëllimi është të fshihet vrasësi i vërtetë i ish kryeministrit M.Sh. E ka thënë A. Zheji se kush e vrau kryeministrin!
    Edhe tani mbas 42 vjetësh ka akoma naivë që besojnë se Xhevdet Mustafën, një aventurier i paguar e solli Kadro Hazbiu për të vrarë Enver Hoxhën !!!. Skuadra që ruante Enver Hoxhëm përbëhej prej më shumë se 50 vetë. Xhevdet Mustafa me atlete të bardha :Addidas” do vriste në Tiranë Enver Hoxhën me urdhër të Kadri Hasbiut.???!!! Kush i ha këto? Kaq budalla ka qënë Kadri Hasbiu?
    Kadriu paska vrarë poliagjentin M.Shehu. Atëhere ata që vranë Kadriun, duhet të jenë poli poli agjentë. Mjaftë se latë nsm me këto budallallëqe!

    Reply
  • E verteta tjeter says:
    December 5, 2023 at 1:02 pm

    ” Intelektuali ” ??? – Ne këtë forum , vite me radhë me te njejtin nick-Name ka shkruajtur komentet e veta i ndjeri Uran Kostreci deri ne korrik te 2021 kur covidi i mori jeten . Une e kam njohur personalisht dhe , kur pashe tek kjo gazete komente te diteve te sotme qe ngjajne si pikat e ujit me komentet e Uranit , thashe me vehten time , – epo qenka ngjallur i ziu !? – Aferim –

    Reply
  • intelektuali says:
    December 5, 2023 at 2:46 pm

    Une per vete them qe Fiqeret Shehu llogarine nuk duhet t’ja kerkonte Kadri Hazbiut qe po kerkonte te shpetonte koken nga Gijotina e Enverit, por burrit te saj, Kasapit frikacak nga Mallakastra qe nuk pati guximin minimal si Zhukovi ne Kremlin te qiste patllaken nga cizmet dhe t’ja numeronte ne lule te ballit Enver Bytharit te Bimbashit dhe Gjyles kur kishte kapur te gjitha ministrite kryesore me Fecorin dhe kusherinjte e vet dhe kujtonte se Luciferi Enver Hoxha do te ngordhte vete.

    KOHA TREGOI SE I KISHTE BERE HESAPET PA HANXHINE DHE ZOTI E NDESHKOI SI BURRACAK ME DAMKEN POLIAGJENT

    Reply
  • demo says:
    December 6, 2023 at 5:20 pm

    Kur hoqi Kadriun,,u clirua ajri,Filluam te merrnim fryme.

    Reply
  • lato says:
    December 6, 2023 at 5:37 pm

    O zoti @e verteta teter,E paske njohur Uranin? Me mut burre,me vemje ndyre,,asnje ordiner me i flliqur nuk ka dale ndonje here nga burgjet e enver hoxhes! Paska vdekur haleja? Ja,qe zoti e ka pare,Ka vene Drejtesine ne Vend.
    Une di qe nje zotni i dhemshur i nndertoi nje kasolle per te jetyar,se as i vllai nuk e pranonte ne shtepi..
    Uran Kostreci kur e beri Berisha kryetar te PD ne Elbasan,,vajti me ca kriminele burgjesh ti merrte shtepine.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    December 6, 2023 at 6:02 pm

    O te rrufjepsur, njesoj si ata qe u ka ngel ora ke Regjimi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?