DR. JORGJI KOTE
Nga Brukseli për gazetën Dita
Ende pa u mbushur viti i parë i shpalljes së tij të bujshme nga PS-ja në fushatën zgjedhore 2025, tri ngjarje-shuplaka të ditëve të fundit e kanë kompromentuar dhe po e rrezikojnë seriozisht realizimin e objektivit tonë madhor “Shqipëria në BE 2030”.
Tamam atëhere kur pritej ndonjë lajm i mirë nga Brukseli mbi mbylljen e Grupkapitullit të parë “ Themeloret”, Kryeministri Rama doli më 28 Shkurt në editorialin e përbashkët me Presidentin Vuçiç te gjermanja “ Frankfurter Allgemeine Zeiting”; ku çuditërisht pranonte pa ia kërkuar askush gjysëm anëtarësimin në BE, dmth pa të drejtë vote dhe vetoje, pa komisioner, pa Eurodeputet, pra një zë vendimmarrës.
Sa për Tregun e Përbashkët dhe Zonën Shengen, megjithë rëndësinë e tyre, ato na bëjnë vetëm anëtarë teknikë dhe pjesërisht ekonomik, shumë larg idealit dhjetorian “ E duam Shqipërinë si Europa”.
Por, akoma më keq se ai editorial i panevojshëm dhe “kamardare shpëtimi për Vuçiç, të cilin e trajtuam hollësisht në shkrimin e kaluar ishte votimi i shumicës socialiste më 12 mars kundër kërkesës së SPAKU-t për arrestimin e Deputetes, Belinda Ballukut.
Një karshillëk i hapur ndaj Brukselit, Berlinit dhe BE-së!
Për pasojë, atje ushtuan fort kambanat e alarmit jo vetëm me deklarata por qysh të nesërmen e vendimit ogurzi, BE-ja vendosi në nivelin Ambasadorial të shtyjë për mungesë konsensusi Raportin mbi Vlerësimin e Përkohshëm të Standardeve të Shqipërisë ( IBAR); konfirmimi i tij i pritshëm në takimin e Këshillit të BE-së më 17 Mars rrezikon të na ndajë nga Mali i Zi, duke e vonuar, madje në mungesë të një reagimi nga pala jonë, duke rrezikuar seriozisht përfundimin e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027.
Sepse pa këtë IBAR, nuk mbyllim dot Grupkapitullin “Themeloret” me kapitujt 23/24 mbi drejtësinë, gjyqësorin dhe korrupsionin dhe asnjë nga pesë grup kapitujt e tjerë. Çka pritet të sjellë vonesa të tjera me pasoja të mëdha për qeverinë, vendin, dhe të ardhmen tonë europiane.
Këto tri ngjarje të zymta ndodhën në kohën kur BE-ja po zhvillon debate dhe diskutime mbi sfidat, reformimin dhe zgjerimin e saj drejt Ballkanit Perendimor.
Sqarojmë se këto diskutime dhe idetë që hidhen atje janë paraprake dhe pjesë e rutinës normale dhe demokratike në BE. Në fakt, debatet dhe këshillimet e saj për probleme madhore marrin shumë kohë, mbasi kalojnë në të gjitha filtrat partiakë, diplomatikë, parlamentarë deri sa të jepet versioni dhe vendimi përfundimtar. Madje, në fund, këto ide dhe alternativa mund të hidhen poshtë, ashtu sikurse mund të kthehen në një kombinim të tyre ose edhe të shtyhen në kohë pa rezultat.
Pikërisht për të kapërcyer këto hendeqe të mëdha, në tregun politik europian janë hedhur me kohë dhe vazhdojnë edhe tani të riciklohen teza te ndryshme: – një Europë me dy shpejtësi/ korsi, me tri rrathë koncentrikë, integrimi me faza graduale, krijimi i Tregut të Përbashkët, prania në Zonën Shengen dhe të tjera.
Kohët e fundit, Komisioni Europian ka propozuar tezën tjetër të re, atë të pranimit më të shpejtë në BE edhe pa plotësuar kushtet përkatëse, duke e lënë realizimin e tyre pas anëtarësimit. Mirëpo ky version u hodh pa ngurim poshtë nga pothuajse të gjitha vendet që e etiketuan atë “ anëtarësim mbrapsht” ( reverse membership).
Një version i ngjashëm me të është ideja që përmendet edhe në editorialin Rama – Vuçiç – anëtarësimi pa të drejtë vetoje dhe vote, pa komisioner dhe eurodeputet, pa një zë politik vendimarrës ose praktikisht një anëtarësim gjysmak dhe teknik.
Edhe kjo ide ka hasur qysh në fillim dhe kudo në kundërshti të shumta, brenda dhe jashtë BE-së, sepse bie ndesh me të drejtën e BE-së në shumë aspekte.
Ja pse të tilla ide, teza dhe diskutime nuk ka pse t’i marrim të mirëqena. Ca më keq akoma që edhe pa “qenë në tavë” të dalim me propozime publike/mediatike “ vetëvrasëse”; dhe kur ato nuk figurojnë në asnjë takim/dokument zyrtar të BE-së.
Nisur nga sa sipër, falë përvojës së gjatë si diplomat, sidomos për 10 vjet në Misionin pranë BE-së në Bruksel dhe 5 vjet në Berlin e njoh nga brenda teknologjinë komplekse të funksionimit të saj; ndaj, më poshtë po ndalem në 10 blloqet kryesore të tematikave të zgjerimit europian, lidhjen dhe varësinë mes tyre.
Le ta fillojmë me faktorin gjeopolitik, i cili ka dalë në plan të parë pas agresionit rus kundër Ukrainës; siç e tregojnë shembujt nga Hungaria, Slovakia, Polonia dhe vende të tjera, megjithë rëndësinë e tij të shtuar, zgjerimi europian prapë nuk të garanton ndonjë imunitet të veçantë nga rreziqet e jashtme dhe ai rus.
Ndërkohë, lidhur me procesin e anëtarësimit në BE edhe në nivel rajonal ne nuk jemi një bllok por të ndarë dhe të fragmentuar; aq sa as dy vende nuk bëhemi dot çift. Ndërsa Serbia, si vendi më i madh kandidat po has në pengesa të mëdha sidomos për shkak të dialogut me Prishtinën që është në vend numëro. Ja pse Vuçiç-it i intereson anëtarësimi gjysmak në BE, se kështu ai shpreson të shmangë njohjen e Kosovës. Atëhere lind natyrshëm pyetja gjeopolitike nëse shmanget dot vërtet rreziku rus vetëm me anëtarësimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë në BE?
Ca më tepër kur kjo gjeopolitikë, sado efektive do të kompromentonte rëndë efektivitetin e saj nëse nuk shoqërohet me standarde, reforma dhe performanca pozitive nga vendet aspirante. Ky është një “Must” i vërtetë sidomos kur vjen puna te zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, shteti i të drejtës, pavarësia e gjyqësorit, reforma madhore e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit.
Kjo sepse avantazhet gjeopolitike duhet të pajtohen me meritat e secilit vend dhe me kriteret e Kopenhagenit të vitit 1993, të cilat janë “ Bibla “ e zgjerimit europian me trinomin e famshëm politik, ekonomik dhe institucional. Këtë e kanë konfirmuar qartë javët e fundit Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos dhe personalitete të tjerë, duke theksuar se nuk do të ketë për askënd rrugë të shkurtër drejt anëtarësimit. Mirëpo, kujdes, se këto kushte dhe kritere do të vlejnë edhe në rastin e gjysëm anëtarësimit në BE.
Më tej, gabimi tjetër i politikës sonë është mbivlerësimi i Komisionit dhe anës teknike dhe nënvleftësimi i Këshillit Europian, dmth secilit vend anëtar ose anën politike; shto këtu edhe mendimin e gabuar se duke e patur mirë me një apo dy vende të mëdha, mund “ta hedhin lumin pa u lagur”. Mirëpo kjo nuk funksionon kështu, sepse krahas Komisionit dhe Parlamentit Europian, ata që vendosin përfundimisht në BE janë të 27 vendet anëtare, veç e veç dhe me konsensus.
Kjo shpjegohet edhe me karakterin e dyfishtë institucional të BE-së; supranacional, i përfaqësuar nga Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti dhe formati i saj Ndërqeveritar, ose Këshilli i BE-së me të 27 vendet anëtare.
Ky format i dyfishtë europian ka shumë rëndësi të kuptohet nëse duam një “ lundrim” sa më të sigurt në ujrat e turbullta europiane. Kështu, në shumë fusha, megjithë rëndësinë e tij në një plan mbikombëtar dhe si nismëtar ligjor, Komisioni Europian është vetëm propozues, sidomos kur vjen fjala për pranimin e anëtarëve të rinj. Madje edhe vetë brenda tij ka ide dhe versione të ndryshme dhe të kundërta, sidomos nga komisionerët e emigracionit, ekonomisë, të sigurisë, etj. Ndërkohë, që ka rregulla dhe standarde të cilave Komisioni u përmbahet pavarësisht nga çdo urdhër politik. Shqip hesapi, aty nuk hyn dot mik askush, as Ursula von der Leyen!
Gjithsesi, edhe kur Komisioni del me vlerësimin e vet, ai kthehet në vendim vetëm kur të miratohet nga Parlamenti Europian dhe të 27 Vendet Anëtare. Rikujtojmë se gjatë viteve 2017 – 2019, Komisioni rekomandoi çeljen e negociatave me vendin tonë, por Këshilli i hodhi poshtë. Kjo mbasi karakteri ndërqeveritar i BE-së ka përparësi mbi atë supranacional. Se ishin vendet anëtare që krijuan Komisionin, dhe Parlamentin; ato mbajnë përgjegjësinë politike dhe financojnë veprimtarinë e BE-së, me Berlinin në krye, i cili rikujtojmë se përballon ¼ e shpenzimeve të saj.
Nga ana tjetër, edhe brenda vendeve anëtare ka probleme, sepse qeverisin koalicione qeveritare me ndjeshmëri të ndryshme ndaj zgjerimit. Aktualisht, në Gjermani, për herë të parë pas 6 dekadash, Ministrinë e Jashtme dhe atë të Europës nuk e ka më SPD-ja si në 20 vitet e fundit, e cila ka qenë tejet e predispozuar ndaj zgjerimit drejt Ballkanit, por CDU-ja e Kancelarit Merz. Në krye të diplomacisë gjermane dhe të dhe të Çështjeve Europiane janë përkatësisht Johann Wadephul dhe Gunther Krichbaum; ishin ata të dy si deputetë të Bundestagut, përgjegjës për Ballkanin, që në vitin 2017 sugjeruan 9 kushte që duheshin plotësuar nga Shqipëria, çka çoi edhe në shtyrjen e negociatave për disa vite. Bashkë me ta, edhe CSU-ja bavareze ‘motër’ e CDU-së është skeptike ndaj zgjerimit. Bie në sy se në Konferencën e madhe ndërkombëtare “Europa 2026”( Berlin, 16 – 17 Mars ) zgjerimi nuk figuron në axhendën/panelet e saj të shumta.
Tejet e pasigurt është në këtë drejtim edhe gjendja në Francë, ku më 2027 janë zgjedhjet presidenciale me plot të panjohura; edhe ‘humori i elektoratit’ në Gjermani, Francë, Itali, Suedi dhe gjetkë është në nivelet më të ulta historike.
Vështirësia tjetër frenuese lidhur me zgjerimin është raporti dinamik midis nevojës për reforma të brendshme dhe zgjerimit nga jashtë BE-së. Dilema hamletiane ende pa një përgjigje përfundimtare është nëse duhet nisur me reformimin e brendshëm e pastaj me zgjerimin nga jashtë, anasjelltas apo me të dyja paralelisht?
Për të vijuar pastaj me hendekun e madh midis vullnetit politik dhe mundësive juridike për zgjerimin. Me një fjalë, edhe kur të ketë një vullnet dhe konsensus politik për zgjerimin sipas skenarëve të lartpërmendur, shqetësimi prapë mbetet te mundësitë reale dhe të shpejta juridike për ‘përkthimin “ e atij vullneti politik sidomos në traktatet e BE-së dhe klauzolat e tyre të ngurta.
Mirëpo ndryshimi i tyre atje nuk bëhet dot “brenda natës” si te ne me Kushtetutën, sidomos klauzola mbi të drejtën e vetos. Kjo ngaqë nuk ka garanci se zëvendësimi i unanimitetit me shumicën e cilësuar do të jetë më i dobishëm dhe pa pasoja të tjera në ecurinë e BE-së. Plus, ndryshimet në fjalë kërkojnë miratimin e secilit prej të 27 vendeve anëtare. Sepse unanimiteti është pikërisht për t’i garantuar të drejta të barabarta secilit vend anëtar, sepse secili vend në BE mban përgjegjësi politike dhe financiare për çdo vend të ri anëtar.
Ky është edhe thelbi i BE-së, jo diskriminim dhe barazi për çdo vend në procesin vendimmarrës, pavarësisht nga madhësia e tij gjeografike.
Përfundimisht, në marrjen e vendimit për zgjerimin europian dhe kohën e tij me faza do të vlerësohen raporti kosto – përfitime, pluset dhe minuset në të gjitha planet dhe këndvështrimet; në mënyrë që anëtarësimi në BE të bëhet vërtet histori suksesi e jo një akt ngushëllues dhe konvejence gjeopolitike, ca me pak gjysmak.
Së fundi, në të tilla kushte dhe rrethana komplekse, detyra dhe përgjegjësia jonë politike është natyrisht që të mos bëjmë sehir e të qëndrojmë duarlidhur; por as të ndërhyjmë me vend dhe pa vend në këto procese, ca më pak të tregojmë karshillëk e t’u japim mend të tjerëve; apo edhe ca më keq akoma të dalim vullnetarë për një gjysëm anëtarësim, edhe pse kemi mbi 30 vjet që presim te portat e Brukselit.
Këtu është vendi për të nënvizuar se liderët tanë politikë dhe vetë Kryeministri Rama, falë shumë burimeve serioze dhe të besueshme i kanë ditur me kohë këto procese dhe problematika komplekse. Atëhere shtrohet pyetja se çfarë motivi e shtyu Kryeministrin Rama të dilte vjet në fushatën e zgjedhjeve parlamentare me premtime të bujshme mbi pasaportën europiane 2030 dhe brenda pak muajve bëri kthesë 180 gradë dhe filloi të na e “ shesë” atë gjysma gjysma? Duke bërë edhe krahasime banale të pranisë sonë në Parlamentin Europian, kur atje ne nuk do të jemi “për të prerë dru”, siç shprehet gabimisht, por për të dëgjuar për t’u dëgjuar jo më si vëzhgues, por si anëtarë të plotë në tribunën më të madhe morale të botës!
Se vend shumë më i vogël është Malta por ka Presidenten e Parlamentit Europian, ndërsa Luksemburgu i ka dhënë BE-së edhe dy Presidentë të Komisionit Europian!
Ja pse, në vend të retorikave dhe sofizmave populiste që nuk të shpien askund, kërkohet mobilizim, në radhë të parë dhe mbi të gjithë nga qeveria si përgjegjëse, duke krijuar një klimë të vërtetë europiane me opozitën, median, grupet e interesit, me të gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë jo-shtetërorë; me qëllim që brenda vitit 2027 t’i mbyllim grupkapitujt dhe në vitin 2030 të jemi anëtarë të plotë në BE. E jo të dorëzohemi qysh tani si në editorialin Rama–Vuçiç si dhe duke zgjedhur pa asnjë hezitim BE-në, Brukselin, Berlinin….
Ndryshe, pas kësaj shtyrjeje të tanishme, e cila urojmë dhe besojmë të jetë e përkohshme, mund të kemi vonesa dhe zhgënjime të tjera masive, duke e shtyrë në kalendat greke ëndrën tonë të bukur europiane.


C’eshte ky fare analisti qe mbush rrjeshtat me perralla?
E hengre hallvën e Partisë për sot ti?
Vemje
Plehrë
I thua vetes dhe vlonjat
Pusho mor idiot. Mos ja pis emrin
Vlores!
Editoriali Rama–Vuçiç pa dashje zbuloi humneren ku do te binte BE-ja nese pranonte ta fuste Shqiperine ne shtepine e perbashket dhe t’i mbeteshin ne kurriz mbi 1 milion pensioniste dhe paraplegjike shqiptare ne kurriz.
Me fjalorin tend si alabak, verteton qe ka vlonjat vemje dhe plehre.
Po c’ja fut kot o Prof Koti! Rrezik e mbi rreziqet do ishte burgosja e Beles njesoj si te ishte burgos vete Rilindja neper c’do zyre a ca me keq akoma, une vete!
E c’eshte rreziku i integrimit ne BE para super-rrezikut qe Bela te shkonte ne burg e ta leshonte litarin jashte per mua pastaj?
Shkrimi nxjerr zbuluar dizonancën e qartë të qeverisjes: Nga njëra anë premtohet anëtarësimi brenda dekadës, nga ana tjetër bëhet çdo gjë për të irrituar ata që mbajnë çelësat e portës.
Sigurisht bar për delet brenda vendit prodhohet me shumicë për të krijuar alibi.
Por për BE nuk mjafton
Me të mira në brezin tjetër
Njëri brez u dogj për Saliun
Tjetri për Bela Ramiun
Ore po ata qe e lidhen integrimin me Belën sikur ishin perversa – tha kryeministri.
U doli llafi perversave m duket
7u
Zoti Kote po ja fut kot! U bene disa shkrime qe ben krejt perverse.E hengre çorben dhe ti me duket,nuk te kishin gatuar gjelle tjeter?!! Ke paskemi pas ambasador dhe ne! Po me ke opozite te krijojme klime europiane,me kte qe kemi ne qe eshte paguar dhe paguhet per te bere kto qe po ben. Deshti Luli gjysmen e qeverise,ju dha gjysma e qeverise.Po çfar beni? E dime te gjithe se çfar beni.Tani don SB qeveri teknike,po kjo qe kemi a nuk eshte teknike?! Po lereni more me Vuçiça e stervuçiça se atij po i sherbeni te gjithe.
Shko mor tyte, thonim dikur ne zborr!
U ka zene sufllaqja syte
Sakte “realisti”…. Megjithate te shohim.! Sidoqofte per mendimin tim nuk kane lidhje dy ceshtjet. Dhe nga ana tjeter SPAK po sillet si arme politike me Veliajn, kjo ben te humbe kredibilitet sepse nuk na duhen gjyqet è rrugeve.
Me nje fjal edhe dhi e zgjebosur hajdute edhe bishtin perpjet
Zoti Kote, sinqerisht e pranoj te me konsiderosh injorant per nderhyrjen. Nuk e kam llafin per çka shkruan. Perkundrazi respektoj çdo mendim, opinjon apo koment te tjetrit. Me ben pershtypje, mbase prej injorances time, fakti që pa lexuar ende titullin e shkrimit, shoh gjithmone fotograine tuaj duke qeshur; çka më ka krijuar ndjesine sikur qeshni edhe kur shkruani.
Po cke ti
Ti qaj
Se t ben mirë
Profesor, anal-iste, fillozofe. Shqiperia eshte mbushur me te tille, qe nuk punojne por hane buke me llafe. (Pak nga ne kane mbetur fshatare.)
Kur vendet e BEse duan te dalin nga BEja ne qajme qe nuk na fusim.
Kur bota eshte ne lufte, dhe shtetet duan te dalin nga lufta, ne qe nuk kemi asnje interes nga luft,a duam te futemi ne lufte.
A e di ky filozofi anal.-ist perse duan Shqiptaret te hyjne ne BE? Pyeti te te thone. Sepse duan te ikim nga Shqiperia me letra.
Ska te bej me azgje tjeter. Kur ne nuk e bejme dot Shqiperine, ju kujtoni se do te vj BEja ta bej? Perse ta bej?
Ju kujtoni se do te na fusim ne BE ( do te “na fusin”, jo do” te hyjme”. Ne nuk bejme azgje vec presim te na fusin) Perse te na fusin? Qe te na mbajne ata me buke? Cfare interesi kane ata qe ne te futemi ne BE?
Indoktrinimi yne ka aritur deri ne ate nivel, sa nuk pyet me njeri “Perse duam te hyjme ne BE” for flasim, qajme, ulurijme perse nuk hyjme ne BE.
Shqiperia nuk behet. Eshte e vertet qe nuk behet, por nuk behet se te gjithe jane bere anal- iste si ky dhe pak fare pak punojne te bejne veten, familjen, krahinen e Shqiperine.
O Jorgji qenke harxhuar shume e kush te lexon ty gjithe kete roman? Une vetem titullin lexova dhe te kuptova Futja e Shqiperise ne Be, eshte çeshtje vetem e Be-se se shqiptareve nuk u intereson me. E ç’i duhet nje shqiptari se si e sa do investoje Be qe te gjitha jane pallavra?! Shqiptaret pothuaj te gjithe notojne ne Be qe Nga Gjermania, skandinave e deri ne Portugali e Spanje, per te mos thene edhe ne Serra leone. Prandaj lereni BE po shikoni ku ka interes Shqiperi si Kinene apo Indine . Eurpoa na copetoi ne dhjete pjes, ajo te mban varrur 36 vjet, e kupton zoterote? Skllav do kjo sepse ulargua nga kolonite e Afrikes dhe tani kerkon te mbaje koloni Ballkanin.
Rama eshte ne krize politike dhe morale. Ai eshte nen akuze indirekte per korrupsion. A thua do te shpetoje me manovra dhe ‘zmusime’ te ligjeve ku vjedhja nuk denohet dhe mund te fshihesh pas imunitetit?
Rama qe deri dje u buzeqeshte ‘krenar’ te huajve me figuren e tij te dhjere por pa prova lageshtie, tani ka nje damke te re ne lule te ballit. Provat jane per gjyqet dhe denimet por opinioni eshte akoma me i tmerrshem dhe i pashmagshem. Nga sot Rama eshte nje figure ne shuarje.
U sajua dhe një hall. Çështja po trajtohet sikur shkrimi i përbashkët i Ramës me Vuçiqin – që është thjesht një propozim -është urdhër për BE-në dhe ata do ta zbatojnë me një këmbë, se s’kanë nga ia mbajnë. Pastaj, të vjen mirë që autori ka qenë opitimist për 2030-tën. Ai beson se 27 ingranazhet e sahatait të Evropës do punojnë sikur të viheshin në lëvizje nga një mekanizëm i përbashkët, kur në fakt secili lëviz sipas interesave të çastit apo afatgjata. Nejse, të grish sallatë është punë intelektualësh, nuk është punë e rëndomtë.