Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: O’Brien: Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet provokuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > O’Brien: Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet provokuese
AktualitetBote

O’Brien: Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet provokuese

Published: January 11, 2024
Shpërndaje

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Jim O’Brien, tha të enjten se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet provokuese në veri të Kosovës dhe të angazhohen për zbatimin e zotimeve që dalin nga procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Ai i bëri këto komete gjatë një bashkëbisedimi në internet me gazetarë duke i vlerësuar pozitivisht disa përparime, siç ishte njohja e ndërsjellë e targave të makinave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se pret në muajt e ardhshëm më shumë diskutime rreth bashkëpunimit në çështjet që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve, ndërsa u shpreh i kënaqur me bashkërendimin e Policisë së Kosovës me misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s.

“Kjo është shumë e rëndësishme, veçmas pas ngjarjeve në shtatorin e kaluar, kur një grup provoi të importonte një numër të madh të armëve që do të mund të shkaktonin dhunë të madhe, nëse do të lejoheshin të çonin në fund planet e tyre. Kjo është diçka që të dyja palët duhet ta kuptojnë se nuk do të lejohet”, tha ai.

- Publicitet -

Ndihmës sekretari O’Brien tha se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar sa i përket mbështetjes së procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa u bëri thirrje palëve të zbatojnë zotimet që dalin nga ky proces.

Zoti O’Brien tha ndërkaq se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Serbinë për të trajtuar shqetësimet rreth parregullsive që u shfaqën në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit, ndërsa theksoi se ato sollën një ndryshim në përbërjen e parlamentit serb, ku nuk arritën të sigurojnë vende partitë që ofruan vetëm nacionalizëm ndërsa opozita shënoi rritje.

Ndihmës sekretari amerikan i cili radhiti Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën si çështjet që kërkojnë më shumë vëmendje në rajon ritheksoi qëndrimin amerikan në mbështetje të tërësisë tokësore të Bosnjës.

“Ballkani Perëndimor duhet të jetë evropian, i qëndrueshëm dhe i sigurt dhe kjo mbi të gjitha nënkupton se ky rajon ka nevojë për integrim ekonomik”, tha ndërkaq zoti O’Brien duke theksuar se popullsia e këtyre vendeve po largohet për shkak të mungesës së ardhmërisë ekonomike.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një letër e ashpër e paprecedentë për qeverinë nga Byroja e Konventës së Bernës
  • Bordi i Paqes “hyn në ujë”, plani i madh për Gazën tkurret në një projekt pilot
  • Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete

Komentet e Fundit

  1. Thjeshte on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Rama në burg, Berisha në litar on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  5. KTH Spiri on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?