Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OKB: Britania duhet të mbrojë të miturit e pashoqëruar që kërkojnë azil
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > OKB: Britania duhet të mbrojë të miturit e pashoqëruar që kërkojnë azil
AktualitetBote

OKB: Britania duhet të mbrojë të miturit e pashoqëruar që kërkojnë azil

Published: April 12, 2023
Shpërndaje
Emigracioni mund të rregullojë gjendjen ekonomike, por shkakton edhe shumë drama sociale

Britania duhet të sigurojë, pa diskriminuar, mbrojtjen e të gjithë fëmijëve që kërkojnë azil, dhe duhet t’i japë fund praktikës së vendosjes në hotele të fëmijëve të pashoqëruar, thanë ekspertët e OKB-së.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga njoftimet se fëmijë azilkërkues të pashoqëruar, janë zhdukur dhe janë në rrezik për t’u trafikuar brenda Britanisë”, thanë ekspertët e OKB-së.

Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ekspertët e OKB-së janë të alarmuar për politikën aktuale dhe praktikën e strehimit të fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar, nëpër hotele të përkohshme, në vend të marrjes së tyre nën përgjegjësinë e autoriteteve vendase.

- Publicitet -

“Politika e deritanishme e vendosjes së fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar në hotele jashtë sistemit britanik të mbrojtjes së fëmijëve është diskriminuese”, thanë ekspertët, duke shtuar se mangësitë e tilla në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve rrisin rrezikun e trafikimit.

Ekspertët e OKB-së theksuan nevojën urgjente për të gjetur fëmijët që mungojnë, dhe për t’u ofruar atyre kushte pritjeje në përmbushje të të drejtave të njeriut, si dhe nevojën për mbrojtje për fëmijët që kërkojnë azil, pa diskriminim në bazë të kombësisë, statusit të emigracionit, racës, etnisë apo gjinisë.

“Qeveria britanike duket se nuk po përmbush detyrimet e saj bazë sipas legjislacionit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, për të siguruar trajtimin më të mirë të fëmijëve, pa diskriminim, dhe për të parandaluar trafikimin e fëmijëve”, thanë ekspertët.

Ata vunë në dukje se 4600 fëmijë të pashoqëruar janë vendosur në gjashtë hotele që nga qershori 2021, dhe se 440 nga këta fëmijë janë zhdukur, dhe se për 220 prej tyre vazhdohet të mos dihet asgjë, sipas të dhënave të përpiluara deri më 23 janar 2023. Shumica e këtyre fëmijëve janë shtetas shqiptarë.

“Praktika është zhvilluar në një klimë armiqësie në rritje ndaj viktimave të trafikimit dhe formave bashkëkohore të skllavërisë, ndaj refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve”, thanë ekspertët e OKB-së.

Ka patur njoftime se disa anëtarë të parlamentit britanik kanë qenë kritikë ndaj kërkesave të viktimave të trafikimit për të marrë mbrojtje bazuar tek Ligji britanik për Skllavërinë Moderne, si dhe tek Mekanizmi Kombëtar i Referimit, duke dëmtuar kështu përmbushjen e detyrimeve të shtetit britanik për të mbrojtur viktimat dhe për të parandaluar trafikimin dhe format bashkëkohore të skllavërisë.

Ekspertët e OKB-së thanë se kanë qëndruar në kontakt me qeverinë britanike për këto shqetësime. Raportuesit e posaçëm dhe ekspertët e tjerë të pavarur emërohen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë. Ata monitorojnë dhe raportojnë për situata specifike në vende të caktuara apo për çështje tematike. Ata nuk janë staf i OKB-së dhe nuk paguhen për punën e tyre.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Këshilltarja e re e Ramës dyshon që raca e bardhë është tokësore: Jemi prodhuar në laborator
  • “Ktheni fytyrën nga pushkët…” Ikja e Luan Omarit, një rrëfim për të atin: Martesa me motrën e Enver Hoxhës nuk e shpëtoi nga pushkatimi
  • Lamtumirë profesor Omari (dhe një rrëfim për babain)
  • FOTO: Arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi
  • Trump humbet betejën gjyqësore për letrën e Epstein

Komentet e Fundit

  1. Beni on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  2. . on VIDEO: “Shqipërinë e duam në çdo rrethanë”, Kurti analizon protestat, përmend “trysninë e kapitalizmit dhe përkuljen ndaj oligarkisë”
  3. Xha Teme Tralalaj on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  4. Vlora 97 on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  5. . on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?