Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OKB: Nuk ka një plan rezervë nëse Rusia tërhiqet nga marrëveshja e grurit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > OKB: Nuk ka një plan rezervë nëse Rusia tërhiqet nga marrëveshja e grurit
AktualitetBote

OKB: Nuk ka një plan rezervë nëse Rusia tërhiqet nga marrëveshja e grurit

Published: May 12, 2023
Shpërndaje

 

Kombet e Bashkuara thonë se nuk kanë asnjë plan rezervë nëse Rusia tërhiqet nga marrëveshja që lejon Ukrainën të eksportojë grurë në tregjet ndërkombëtare dhe që ka ndihmuar në lehtësimin e eksporteve të drithit dhe plehrave kimike të Moskës.

“Nuk ka plan B për Detin e Zi”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric në përgjigje të pyetjeve se çfarë do të ndodhë nëse Rusia përmbush kërcënimet për t’u tërhequr nga marrëveshja më 18 maj. “Është Deti i Zi. Ne nuk mundemi të lëvizim portet. Ne nuk mund të lëvizim detin. Ne nuk mund të lëvizim Bosforin në Turqi”.

- Publicitet -

Që prej nënshkrimit të saj më 22 korrik në Stamboll, Iniciativa për Drithërat e Detit të Zi ka lehtësuar eksportin e sigurt të më shumë se 30 milionë tonë metrikë drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore nga tre porte të Detit të Zi në Ukrainë për në tregjet globale.

Një memorandum korrespondues mirëkuptimi midis Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara ka arritur të lehtësojë shqetësimet e bankave, siguruesve, transportuesve dhe aktorëve të tjerë të sektorit privat për të bërë biznes me Rusinë. Por Moska është ankuar vazhdimisht se nuk po përfiton mjaftueshëm nga marrëveshja.

Moska po mbron “interesat kombëtare të Rusisë, prodhuesit e saj bujqësor, prodhuesit e plehrave”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Vershinin. “Një nismë që sjell përfitime të njëanshme vështirë se mund të njihet dhe konfirmohet nga të gjithë”.

Megjithatë, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield u tha gazetarëve të enjten: “Rusia po eksporton mjaftueshëm. Ajo po eksporton drithë dhe plehra në të njëjtat nivele, nëse jo më të larta, se përpara pushtimit në shkallë të plotë”.

“Kërcënimet e Rusisë kanë të bëjnë me paratë dhe fuqinë. Sa më shumë që Rusia pengon eksportet e Ukrainës, aq më shumë rriten çmimet dhe me eksportet ruse që ecin mirë, ata po bëjnë më shumë fitime,” tha ajo.

Rusia ka detyruar gjithashtu një ngadalësim të eksporteve të grurit ukrainas nëpërmjet marrëveshjes, duke i vënë frena inspektimeve të detyrueshme të anijeve.

Të dhënat nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit me qendër në Stamboll, e cila mbikëqyr inspektimet, tregojnë se inspektimet e anijeve të drejtuara për në Ukrainë dhe që nisen nga vendi kanë rënë ndjeshëm nga niveli më i lartë në tetor prej 4,4 inspektimesh hyrëse në ditë dhe 6,3 inspektimesh në dalje, në 1,4 në hyrje dhe 1,5 në dalje në ditë.

“Në formë klasike, rusët po luajnë me procedurat në Iniciativën e Drithrave të Detit të Zi,” tha ambasadori Jim O’Brien, i cili drejton Zyrën e Koordinimit të Sanksioneve në Departamentin e Shtetit”.

Të enjten, katër palët në marrëveshje – Ukraina, Rusia, Turqia dhe Kombet e Bashkuara – u takuan në Stamboll për të diskutuar të ardhmen e marrëveshjes së grurit.

Kombet e Bashkuara kanë theksuar rëndësinë e Iniciativës së Drithrave të Detit të Zi për të mbajtur çmimet globale të ushqimeve të qëndrueshme, veçanërisht për vendet më të varfra. Më shumë se gjysma e grurit ukrainas të eksportuar nëpërmjet marrëveshjes ka shkuar në vendet në zhvillim.

“Është e qartë se nëse kjo nismë nuk mund të vazhdojë, ajo do të ketë një ndikim negativ në sigurinë globale të ushqimit, në çmimet globale të ushqimit,” u tha gazetarëve zëdhënësi i OKB-së Dujarric. “Është e rëndësishme që të gjithë ata që janë të përfshirë në të, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të përmbushin përgjegjësitë e tyre” \Voa\

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Al-Kaida te “ujqit e vetmuar” dhe IA, si ndryshoi terrorizmi pas 11 Shtatorit?
  • Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%
  • Si virusi Krime-Kongo po lidh Gjermaninë dhe Kosovën?
  • Trump dhe Zelensky pritet të takohen në fund të shtatorit në New York
  • Horoskopi 11 Shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Berlin on Vrasësi i heshtur i Ballkanit Perëndimor: Çfarë tregon rasti i Kosovës
  2. Detari on Parime apo Interesa?
  3. Dashi on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  4. Detari on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. Detari on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?