Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Oligarku rus për të cilin akuzohet ish-zyrtari i FBI ka fituar tendera në Shqipëri me Berishën e me Ramën (lista nga viti 2010 deri sot)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Oligarku rus për të cilin akuzohet ish-zyrtari i FBI ka fituar tendera në Shqipëri me Berishën e me Ramën (lista nga viti 2010 deri sot)
KryesorePolitike

Oligarku rus për të cilin akuzohet ish-zyrtari i FBI ka fituar tendera në Shqipëri me Berishën e me Ramën (lista nga viti 2010 deri sot)

Published: January 26, 2023
Shpërndaje

 

Emri i Oleg Deripaska, bashkëpunëtor i ngushtë i Vladimir Putinit, u bë popullor në Shqipëri këto ditë. Bëhet fjalë për oligarkun rus, për të cilin përfundoi në burg agjenti i FBI-së Charles McGonigal.

Deripaska është sanksionuar nga amerikanët që në vitin 2016, kurse  nga vendet e Bashkimit Europian në prill 2022.

- Publicitet -

Sic është bërë zakon në Shqipëri kakofonia e akuzave politike ka mbytur gjithcka me zhurmën e vet. Por ajo që kuptohet nga të dhënat e bëra publike është se Deripaska ka bërë biznes në Shqipëri, me të “dyja palët”, kështu që akuzat e tyre për njëri tjetrin mund të gënjejnë vetëm militantët partiakë.

Shoqëritë nën akuzë quhen Strabag dhe Trema Engineering 2. Strabag është themeluar në 1929 dhe është shoqëria më e madhe e ndërtimeve austriake me seli qëndrore në Vienë dhe një nga më të mëdhatë në Europë me filiale në të gjithë botën, nga Shtetet e Bashkuara në vendet arabe.

Trema Engineering 2 është një shoqëri shqiptare e themeluar në 2001 pronare e të cilës 100% është Strabag.

Një prej aksionistëve të Strabag (dhe si rrjedhojë e Tremës) është oligarku rus Oleg Deripaska që zotëron 25.9% të aksioneve të Strabag përmes shoqërisë qipriote Rasteria.

Aksionerët e tjerë janë investitorë të nivelit të Uniqa-Reiffeisen me 29.5%, familja Haselsteiner me 28.3% ndërsa 14.4% të aksioneve janë të negociuara në bursë në pronësi të mijëra aksionistëve të vegjël.

Kjo është gjendja të paktën deri në prill të 2022, kur oligarku rus u sanksionua nga Bashkimi Europian (për shkak të luftës në Ukrainë) duke dalë nga pjesëmarrja e aksioneve në Strabag dhe rrjedhimisht edhe nga Trema.

Qeveria e Sali Berishës duke nisur nga 2010 deri në 2013 u ka besuar shoqërive të lidhura me oligarkun rus Oleg Deripaska tendera për një vlerë prej 55 milionë eurosh.

Dy shoqëritë në të cilat oligarku rus ka aksione, në kohën e Berishës kanë fituar:

-Rehabilitimi i rrugës për Rreshen (07/2010)

-Rehabilitimi i rrugës Torovicë-Dam (07/2011)

-Ndërtimin e Gjykata së Krimeve të Rënda (03/2007)

-Aeroportin e Tiranës (05/2008)

-Burgun e Fierit (02/2011)

-Rrugë në Zerqan (03/2010)

-Rrugë në Kafaraj (04/2011)

-Ujësjellësin e Bilishtit (01/2012)

-Rrugën e Moglicës (08//2013)

Të njëjtat shoqëri kanë fituar fonde publike në Shqipëri edhe pas 2013, kur pushteti ndërroi.

Në janar 2017 shoqëria Trema Engineering 2, në të cilën është aksioner i tërthortë oligarku, fitoi koncension PPP për hidrocentralin e Shushicës.

Të njëjtat shoqëri të lidhura me oligarkun, kanë fituar gjatë qeverisjes Rama tre tendera publikë nga FSHZH për vlerën 20 milionë euro nga 2019 deri sot.

Janë të njëjtat shoqëri që kanë fituar 9 gara nga 2010 deri në 2013 për një vlerë totale prej 55 milionë eurosh, kur qeverinë e drejtonte Berisha.

Në të vërtetë, Strabag fiton gara në të gjithë botën. Faturimi i saj vjetor prek 1 miliardë eurot.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Ppsh says:
    January 26, 2023 at 6:48 pm

    Kjo shprehja qe kan bere te gjithe nuk te çon larg
    Sot kemi nje km dhe ai eshte rama qe me aneksimin e krimese gjerat nuk jan njelloj pra perendimi u shpreh se pas 2014 gjerat kan dryshuar
    Rama ka shpallur dy here embargo kunder rusise
    Kurse ne embargo me sa duket nuk na benkan pjese njerez te ish kgb e njerez te putinit
    Embargo do jete per ata te kamçatkes ahere

    Reply
  • LEON says:
    January 26, 2023 at 7:39 pm

    o i korruptuar! Kazanit tend po i shtohen vrimat,nuk te shpeton as kallaisja Sorrosit.
    Po nuk paske turp!
    Paguaj majtas e djathtas,,horrat e Berishes,horrat e Azem Hajdarit,Agjentet e dy-trefishte te Amerikes per te patinuar ftyren tende te qelbur. Mjere ky popull ne dore te kujt ka rene?

    Reply
  • intelektuali says:
    January 26, 2023 at 9:07 pm

    Edi Rama shpalli investitor strategjik nje oligark rus te sanksionuar nga SHBA dhe BE dhe i fali fushat e naftes nje krimineli vrastar te Putnit me pas me dollaret qe pagoi oligarku rus shkoi dhe korruptoi shefin e FBI per te goditur opoziten shqyptare ne nje afere te papare korrupsioni nderkombetar qe perfshin jo vetem SHBA, por edhe Rusine dhe Kinen duke prekur jo vetem FBI, por edhe CIA dhe ne kete kendveshtrim aferat mafioze te Edi Rames kane prekur sigurine kombetare ne SHBA, ne SHBA asnje nenpunes federal ne SHBA nuk mund te mare borxh kursesi para mbi 50 dollare nga nje person tjeter, sidomos kur keto para jane CASH nuk mund t’i deklaroje te tatimoret sic deklarojne bedelat e Edvinit qe po dalin ne emisione TV pa piken e pergjegjesise duke filluar nga ish shefi i SHIK, Fatos Klosi qe tregon se nuk e njeh fare si funksionon administrata ne SHBA, sepse tatimoret menjehere therrasin policine dhe prangosin personin zyrtar federal ne baze te ligjit per mitmarje dhe korrupsioni me pasoja te paparishkueshme edhe per maresin e ryshfetit dhe per dhenesin e tij dhe ne kete kendveshtrim borxhi qesharak i emigrantit sigurims pa breke ne bythe Agron Neza per shefin e kunderzbulimit ne FBI duket si nje estrade tipike shqyptare per katunare dru me pre dhe per te mbuluar mutin e rezilit te Edi Rames me propagande idiote enveriste

    Reply
  • demo says:
    January 26, 2023 at 10:06 pm

    Para nga dora e Rames,,agjenti 007 i FBI,NUK KA MARRE,
    Kjo eshte e sigurte.
    Eshte takuar dhjete here,,ose me shume,,por kane bere muhabet sporti,,si eshte koha ne Amerike,Si e kaluat Ciklonin Arktik?Kane diskutuar per Cikago Bulls.C`behet me tradhtarin Pirro Dhima ne Amerike,,se edhe Rama vuan shume nga opinioni i keq,si tradhtar i kombit dhe hajdut i shtetit,
    Gjera te kesaj natyre .Lloqe private.
    Nje ka qene ay,qe dolli tapa topit me i suksesshem i klases.I dha makinen e ministrit Padroneve te droges te bejne xhiro turistike Shqiperi-Greqi vajtje ardhje.Ky ishte Sajmir Tahiri,Heroi i Lazaratit.
    Rama para kesh ne dore vetem fergesaxhijes ne Peshkopi i ka dhene.
    Per kete nuk ka pasur asnje ankese nga opozita dhe asnje hetim nga SPAK.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 26, 2023 at 10:30 pm

    Edi Rama pasi nxorri ne TV bedelet e tij nuk duroi dot dhe deklaroi vete se parate e kokpalarit spiun i Enverit Agron Neza jane para BORXHI qe i papuni i regjistruar ne zyrat e ndihmes sociale ne SHBA ja kishte ofruar shefit te FBI McGonigan per kunderzbulimin sikur te ishte nje milioner denbabaden dhe mund te qiste si prestigjator 225 mije dollare CASH per t’i dhene borxh kreut te FBI

    KJO ESHTE NJE ESTRADE QESHARAKE ENVERISTE

    E verteta eshte se ne SHBA nje nenpunes shteteror nuk mund te mare dhurata apo para borxh mbi 50 dollare, kur shuma e perftuar eshte mbi 50 dollare ai eshte i detyruar t’i deklaroje me nje formular te posacem jo te taksat sic perrallisin bedelet e Edi Rames me nje injorace totale, por formulari shkon tek Agjensia e pastrimit te parave dhe kur keto para jane CASH dhe kapin shuma prej 225 mije dollare, automatikisht ky perben krim federal dhe nuk i intereson kujt se parate e kapura jane para per korrupsion, ryshfet apo per terrorizem, sepse kjo i perket Agjensive te tjera te specializuara ne SHBA dhe prandaj:

    BORXHI QE PERMEND EDI RAMA ESHTE VETEM NJE MASHTRIM PER KATUNARE DRU ME PRE

    Ketu shume gazetare shqyptare bejne pyetjen: Pse nuk akuzojne amerikanet direkt Edi Ramen per korruptim te shefit te FBI dhe pse nuk prangosin spiunin e Enverit, Agron Neza si sekser i Edi Rames ne denigrimin e autoritetit te SHBA ne syte e Botes? Kjo eshte nje pyetje e drejte, por duke pare si eshte fshehur ne brimen e miut ambasadorja Yuri Kim dhe gjithe ambasada amerikane hesht si shurdhmemece kur ka vite qe llapin si grifsha per Reformen ne Drejtesi, kjo do te thote se:

    ASKUJT NUK I PLAS NE SHBA AS PER KORRUPTUESIN KOMUNIST EDI RAMA DHE AS PER DHQYPTARET QE I KONSIDEROJNE SI NJE FIS KANIBALESH PREJ AFRIKE ZULU

    Armet Kimike te Asadit qe John Kerry dhe Obama donin t’i depozitonin ne Shqypni po prape me bekimin e Edi Rames e verteton katerciperisht kete te vertete

    Reply
  • mirel says:
    January 27, 2023 at 4:09 pm

    Hedh “Dita” karremin, shqipet e kafshojne…klikimet shtohen.

    Reply
  • Aldrin says:
    January 27, 2023 at 4:30 pm

    moj ti kurve e Rames. Je mesuar te shgkerdhehesh ne dysheket me leke, dhe qipove vertet qe ju hedh karremin. Pastruesja ne burg, fshatarit gjoben per faturen e kiles se qepes.
    Dhe fajin e ka pula e zeze Berisha. Ndersa ju jeni te gjithe Investitore Strategjike
    Meqe ra fjala, ku eksiston kjo fjala INVESTITOR? Ne cfare fjalori?Apo ne ate te hajduteve dhe krimineleve te Ramutit?
    Ne turre te druve duheni cuar te gjithe, bushtra dhe bushtrane.
    Sabotuat dhe shkaterruat Shqiperine dhe ate qe la Berisha. Qe nga Balleshi, Vlora, Butrinti, Deti, Porti i Durresit e me rradhe. Nuk i keni lene gje ketij vendi, o monstra te ndyra. Dhe tokat e fshatareve do merrni.
    Dhe vdekjen e njerezve nga termeti e kthyet pazar me arape e kushedi cfare ruse e serbe qe fshihen pas kesaj afere te ndyre
    Ne zjarr e keni vendin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?