Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Operacioni zgjati 46 sekonda, nga bastisja në dhomën e gjumit te nxjerrja me helikopter, si u kap Maduro nga Delta Force
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Operacioni zgjati 46 sekonda, nga bastisja në dhomën e gjumit te nxjerrja me helikopter, si u kap Maduro nga Delta Force
BoteLajmi i fundit

Operacioni zgjati 46 sekonda, nga bastisja në dhomën e gjumit te nxjerrja me helikopter, si u kap Maduro nga Delta Force

Published: January 4, 2026
Shpërndaje

Operacioni sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i quajtur “Maduro Out”, ka nisur që në verën e kaluar, kur Donald Trump autorizoi CIA-n të kryente “aksione të fshehta” në territorin venezuelian. Qëllimi ishte i qartë: Të ndiqeshin lëvizjet e liderit, të studioheshin bazat e tij të mbështetjes dhe rrjeti i sigurisë që e mbronte.

Agjentët amerikanë vepruan në heshtje, duke kombinuar metodat klasike të infiltrimit me teknologjinë më të avancuar, përfshirë përdorimin e dronëve. Paralelisht, sipas burimeve amerikane, shërbimet sekrete të SHBA-ve kërkuan edhe mbështetje brenda aparatit ushtarak venezuelian, pasi konsiderohet e vështirë që një operacion i tillë të realizohej pa ndihmë të brendshme, në një shtet të mbushur me kontrolle ekstreme sigurie.

Operacioni zgjati 46 sekonda; nga bastisja në dhomën e gjumit te

Foto e parë e Maduros pas arrestimit @DonaldTrump

 

- Publicitet -

Në të njëjtën kohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po zhvillonte negociata të fshehta me figura të regjimit të Karakasit. Vetë Rubio konfirmoi se i kishte ofruar “më shumë se një herë” Maduro-s një “rrugëdalje”, por pa dhënë detaje se çfarë nënkuptonte kjo ofertë. Një nga pikat e paqarta mbetet nëse SHBA-të ishin gati t’i garantonin atij një largim pa gjyq nga Shtetet e Bashkuara.

Pasi negociatat dështuan, ekipi politik i administratës Trump, i përbërë nga Rubio, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Stephen Miller  në bashkëpunim me gjeneralët amerikanë të drejtuar nga shefi i shtabit Dan Caine, planifikoi ndërhyrjen ushtarake. Trump e miratoi planin katër ditë pas Krishtlindjeve, por për shkak të motit të keq u vendos të pritej momenti i duhur.

Operacioni zgjati 46 sekonda; nga bastisja në dhomën e gjumit te

Maduro në New York

Ora e operacionit u aktivizua në orën 22:46 të së premtes, 2 janar, sipas orës së Uashingtonit. Në aksion u përfshinë forca të marinës, aviacionit dhe veçanërisht njësitë speciale kundër terrorizmit, Delta Force. Më shumë se 150 avionë luftarakë u ngritën nga rreth 20 baza, si nga toka ashtu edhe nga aeroplanmbajtëset. Në operacion u përdorën avionë F-35, bombardues B-1, dronë dhe helikopterë luftarakë.

Gjatë natës, avionët bombarduan disa objektiva strategjikë në Karakas dhe rrethinat e tij, përfshirë portin La Guaira, aeroportin Higuerote dhe bazën ushtarake La Carlota. Objektivi kryesor ishte kompleksi ushtarak Fuerte Tiuna, ku Maduro ndodhej me bashkëshorten e tij, Cilia Flores.

Pasi u neutralizua mbrojtja ajrore, helikopterët Apache transportuan njësitë Delta Force drejt kompleksit. Në orën 02:01 të mëngjesit, sipas orës lokale të Karakasit, forcat speciale hynë në perimetër, ndërprenë energjinë elektrike dhe depërtuan në ndërtesë. Sipas Trump, përplasjet ishin të ashpra, por deri tani nuk ka informacion të qartë për viktima nga pala venezueliane.

Maduro dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në katin përdhes. Brenda 46 sekondash, forcat speciale hynë në dhomën e gjumit. Maduro tentoi të largohej drejt një dhome të blinduar, por u ndal pas disa hapash. Ai u arrestua dhe iu vendosën prangat. Agjentë të FBI-së i komunikuan atij urdhrin e arrestit të lëshuar nga gjykatat e Nju Jorkut. Sipas Rubio-s, ky nuk ishte “një akt lufte”, por zbatim i një vendimi gjyqësor amerikan.

Operacioni zgjati 46 sekonda; nga bastisja në dhomën e gjumit te

Mjetet e ushtrisë së SHBA që ndihmuan në kapjen e Maduros

Faza më delikate ishte largimi nga territori venezuelian. Maduro dhe bashkëshortja u transportuan me helikopter drejt një aeroplanmbajtëseje amerikane që ndodhej në ujërat pranë bregdetit. Në orën 04:29, helikopterët u ulën në kuvertën e anijes luftarake amerikane “Iwo Jima”.

Pas përfundimit të operacionit, Donald Trump publikoi një foto të Maduro-s të prangosur, i veshur me tuta gri dhe me syze të mëdha dielli, duke e krahasuar simbolikisht me një figurë të mundur historike.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Një demonstrim i pastër cinizmi dhe arrogance kundër publikes që përfaqëson

Komentet e Fundit

  1. Jeta on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. [email protected] on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. demo on Një demonstrim i pastër cinizmi dhe arrogance kundër publikes që përfaqëson
  5. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?