Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Orban larg Moskës? Heq dorë nga banka ruse pas presioneve të SHBA-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Orban larg Moskës? Heq dorë nga banka ruse pas presioneve të SHBA-së
AktualitetBote

Orban larg Moskës? Heq dorë nga banka ruse pas presioneve të SHBA-së

Published: April 14, 2023
Shpërndaje

Hungaria ka vendosur të tërhiqet nga një bankë investimesh ruse, IIB e bazuar në Budapest dhe e sanksionuar nga SHBA, në një kthesë të papritur për Viktor Orbán pas presionit të shtuar nga Uashingtoni për të shkëputur lidhjet e tij me Moskën.

Qeveria hungareze mori vendimin një ditë pasi SHBA e vendosi bankën në listën e saj të sanksioneve, lidhur me sanksionet ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë. Thesari amerikan tha se banka i lejon Kremlinit të rrisë prezencën e vet në Europë dhe të zhvillojë aktivitetet keqdashëse në rajon.

Qeveria “diskutoi situatën dhe gjeti se ndonëse banka ishte e rëdësishme në Europën Lindore, aktiviteti nuk ka më rëndësi kur SHBA e sanksionon”, tha ministria e Ekonomisë atje.

- Publicitet -

“Prandaj, qeveria po tërheq personat që mbajnë poste në Bankën Ndërkombëtare të Investimeve dhe të deleguar nga shteti hungarez, si dhe po tërhiqet nga organizata ndërkombëtare financiare”, – thuhet në deklaratë.

Vende të tjera në rajon, duke përfshirë Republikën Çeke dhe Bullgarinë, u larguan nga IIB menjëherë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, me Hungarinë penguesin e fundit evropian.

David Pressman, ambasadori i SHBA-së në Budapest, mbajti një konferencë të rrallë shtypi të mërkurën, në të cilën ai kritikoi Orbanin për afërsinë e tij të vazhdueshme me presidentin rus Vladimir Putin dhe tha se administrata e Bidenit i kishte kërkuar në mënyrë të përsëritur që të ndërpresë lidhjet me IIB. Qeveria hungareze ishte kundërpërgjigjur se nuk do t’i nënshtrohej presionit, përfshirë edhe nga aleatët e saj – një qëndrim që e ndryshoi në më pak se 24 orë.

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó udhëtoi në Moskë në fillim të kësaj jave për vizitën e katërt zyrtare që nga fillimi i pushtimit rus për të siguruar furnizime shtesë me gaz nga Moska – një marrëdhënie që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka përshkruar si ndihmesë për financim të luftës.

Marrëdhëniet SHBA-Hungari ishin të tensionuara edhe para konfliktit, pasi administrata Biden kritikoi Budapestin për erozionin e normave demokratike dhe lirive civile. Por lidhjet e Orbanit me Putinin, taktikat e tij për të vonuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe dhënien e përjashtimeve për Hungarinë për të vazhduar importimin e naftës dhe gazit rus, si dhe hezitimi i tij për të dërguar ndonjë ndihmë ushtarake në Ukrainë, i kanë larguar liderët hungarez dhe amerikanë.

Ndërsa kthesa e rrallë në drejtim të kundërt sinjalizon njëfarë gatishmërie nga ana e Orbanit për t’u rikthyer në grup, vendimi për të lënë IIB nuk do të thotë automatikisht se banka do të detyrohet të kërkojë një vendndodhje të re për selinë e saj.

Një nënkryetar i IIB, Imre Laszlóczki, u shtua gjithashtu në listën e sanksioneve të SHBA të mërkurën. Laszlóczki, u trajnua si diplomat në Moskë në vitet 1980 dhe kaloi të gjithë karrierën e tij në shërbimin e jashtëm hungarez, së fundmi si koordinator për marrëdhëniet lindore, derisa u bashkua me IIB.

Kur mori detyrën, Laszlóczki i tha uebsajtit lokal të lajmeve HVG se banka ishte “pak edhe fëmija ynë. Është një gjë e madhe të kesh një bankë të tillë investimi në Hungari… Detyra ime është ta bëj atë sa më europiane”. / Financial Times

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?