Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Osmani bisedon me Abdixhikun rreth sigurisë në vend dhe Asociacionit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Osmani bisedon me Abdixhikun rreth sigurisë në vend dhe Asociacionit
AktualitetKosovë

Osmani bisedon me Abdixhikun rreth sigurisë në vend dhe Asociacionit

Published: December 18, 2023
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e priti të hënën në një takim në zyrën e saj Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në opozitë, për të biseduar për sigurinë e vendit dhe draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, njoftoi Presidenca.

“Presidentja Osmani ka falënderuar të gjitha subjektet opozitare, për mbështetjen ndaj institucioneve të sigurisë në përballje me agresionin e Serbisë”, thuhet në një njoftim të Presidencës të hënën.

Çfarë parasheh draft-statuti për Asociacionin?

- Publicitet -

Muajve të fundit, presidentja Osmani e ka akuzuar Serbinë se qëllim ka destabilizimin jo vetëm të Kosovës, por të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, pasi më 24 shtator një grup i armatosur i serbëve e sulmoi Policinë e Kosovës në veri të vendit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Kosova e ka akuzuar Serbinë për organizimin e atij sulmi, përgjegjësinë për të cilin e mori më vonë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Lista Serbe. Serbia e ka mohuar çfarëdo përfshirje në atë sulm.

Osmani bisedoi me liderin e LDK-së edhe për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin “ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit.”

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara (SHBA), Bashkimit Evropian (BE), Francës, Gjermanisë dhe Italisë ua dorëzuan më 21 tetor propozimin për draft-statutin kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti ka thënë se draft-statuti është “i pranueshëm sepse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”. Ditëve të fundit, drafti u është dorëzuar edhe partive opozitare në Kosovë. Abdixhiku, sipas njoftimit të Presidencës, ka shprehur shqetësimet e tij rreth përmbajtjes së draft-statutit.

“Janë diskutuar mundësitë për trajtimin e këtyre shqetësimeve në mënyrë që mos të lejohen dykuptimësi që mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • U arrestuan tri ditë më parë, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit
  • Ministrja e re Shëndetësisë: Në 2027-ën ose do sjell PET Scan-in, ose do jap dorëheqjen
  • “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  • FOTO: Protesta te Parlamenti, momenti kur efektivët shoqërojnë me forcë Dritan Goxhajn
  • VIDEO: Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit bllokojnë rrugën me kosha mbeturinash

Komentet e Fundit

  1. nastradini on FOTO: Protesta te Parlamenti, momenti kur efektivët shoqërojnë me forcë Dritan Goxhajn
  2. nastradini on A e ka vrarë Hashim Thaçi këtë burrë apo Gjykata nuk u thellua pas deklaratës së bashkëshortes?
  3. ANA on A e ka vrarë Hashim Thaçi këtë burrë apo Gjykata nuk u thellua pas deklaratës së bashkëshortes?
  4. 3D on Shqiptaria në zi, Beogradi në festë
  5. 3D on A e ka vrarë Hashim Thaçi këtë burrë apo Gjykata nuk u thellua pas deklaratës së bashkëshortes?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?