Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Osmani bisedon me Macronin dhe Scholzin për vizat dhe dialogun në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Osmani bisedon me Macronin dhe Scholzin për vizat dhe dialogun në Kosovë
AktualitetKosovë

Osmani bisedon me Macronin dhe Scholzin për vizat dhe dialogun në Kosovë

Published: October 6, 2022
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me të cilët ka biseduar për çështjen e vizave dhe dialogut. Takimi trepalësh u zhvillua në margjina të samitit inaugurues të platformës së Bashkësisë Politike Evropiane, që u mbajt në Pragë më 6 tetor.

Sipas njoftimit, Osmani ka falënderuar Francën dhe Gjermaninë për “angazhimin e tyre për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke përmendur rëndësinë vendimtare që ky proces të përfundojë gjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së”. Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave dhe kjo çështje do të jetë në rend dite të Këshillit Evropian më 13 tetor. Ndërkaq, sa i përket dialogut politik me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Osmani tha se Kosova është e interesuar që ky proces të mbyllet “sa më shpejt, me njohje të ndërsjellë” dhe duke mos prekur integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Ajo falënderoi Parisin dhe Berlinin për përpjekjet e tyre për të intensifikuar procesin e dialogut. Scholz dhe Macron së fundmi kanë emëruar këshilltarët, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim që të shtyjnë palët drejt përmbylljes së procesit.

- Publicitet -

Ndryshe, Kosova ishte në mesin e 44 shteteve që u ftuan në samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, që po mbahet në kohën kur kontinenti evropian po përballet me sfida të sigurisë dhe energjisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

Sipas një njoftimi të Presidencës së Kosovës, Osmani në takim ka kërkuar përkrahjen e shteteve evropiane për integrimin euroatlantik të Kosovës. Bashkësia Politike Evropiane është një forum, që fillimisht ishte propozuar në maj të këtij viti nga presidenti francez Macron. Sipas liderit të Francës, ky forum nuk synon të zëvendësojë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, për shtetet aspiruese. Ai ka thënë se Bashkësia do të shërbejë për të lehtësuar shkëmbimet mes shteteve të BE-së dhe atyre që janë jashtë bllokut.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren
  • Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  • Horoskopi 10 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
  • 10 nëntor 2026

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  2. Skypion on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  3. George on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  4. Torsten on I vodhën Bugattin 2 milionë euro, pronari e ndoqi hajdutin me Porsche deri në Austri
  5. cuckold.lululu.win on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?