Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Osmani: Marrëveshja me Serbinë duhet të finalizohet me njohjen reciproke
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Osmani: Marrëveshja me Serbinë duhet të finalizohet me njohjen reciproke
AktualitetKosovë

Osmani: Marrëveshja me Serbinë duhet të finalizohet me njohjen reciproke

Published: December 19, 2022
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se marrëveshja finale me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellët dhe duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial, rendin kushtetues dhe funksionalitetin institucional  të Republikës së Kosovës.

Ajo këto komente i bëri në Konferencën e 6-të të ambasadorëve, organizuar sonte nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në fjalën e saj në hapje të konferencës, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se gjatë tri ditëve të ardhshme të punës do të bisedojnë edhe për qasjen e re që ka Kosova ndaj mërgatës së saj dhe përfshirjes së saj në zhvillimet shoqërore e politike dhe ekonomike të vendit.

- Publicitet -

“Është sonte një natë që i paraprin tre ditëve të punës gjatë së cilës do të bisedojmë me ambasadorët rreth politikës së jashtme, ndryshimeve që kanë ndodhur në vendin tonë, por edhe në shërbimin e jashtëm, rreth misionit i cili është një privilegj ndoshta më i madhi në këtë Republikë që të jesh ambasador i këtij vendi dhe të përfaqësosh interesat e tij”, ka thënë ajo.

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani tha se konferenca të tilla vjetore të ambasadorëve shërbejnë për të pasur diskutim të hapur mbi politikën tonë të jashtme, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet politika e jonë e jashtme.

“Politika jonë e jashtme duhet të jetë çdo herë në interes të shtetit dhe qytetarëve të saj dhe bazuar në promovimin e vlerave euroatlantike dhe ndërtimin e partneritetit me shtete nga kontinente të ndryshme dhe thellimin e aleancave me partnerët tanë tradicionalë strategjikë, andaj kjo konferencë duhet të na mundësojë përmes diskutimeve dhe analizave të arrijmë tek i njëjti kuptim i mjedisit që ndikon në politikën tonë të jashtme, qartësim të synimeve strategjike të kësaj politike, si dhe të bëjmë identifikimin e fushave dhe praktikave më të mira me të cilat duhet të përmirësohemi. Ju si diplomatë të Republikës së Kosovës jeni pasqyra dhe dritarja e Kosovës jashtë vendit dhe në njërën anë me veprimet tuaja duhet të pasqyroni vlerat themeltare të Republikës së Kosovës të lidhura me demokracinë, diversitetin etnik e kulturor, shpirtin inovativ e ndërmarrës të qytetarëve tanë dhe në anën tjetër jeni dritarja përmes së cilës komunikoni dhe ndërtoni ura bashkëpunimi”, ka thënë Osmani.

Osmani ka folur edhe për zhvillimet e fundit në veri, vendosjen e barrikadave nga serbët lokalë.

“Serbia ka ndërmarrë veprime kundër rendit kushtetues duke cytur serbët në veri që të braktisin institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmes kërcënimeve e detyrimeve, sulmeve, por edhe joshjeve në disa raste. Këto veprime synojnë destabilizimin e vendit dhe krijimit të vakumit institucional në veri si prelud për  atë që Serbia e dëshiron- pra pretendimet e saj territoriale në raport me Kosovën. Një gjë e tillë që natyrisht kurrë nuk do të lejohet dhe vetëm sa do të shtohen veprimet tona për të vendosur sundimin e ligjit në secilin cep dhe secilën pjesë të territorit tonë”, ka thënë Osmani.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 20, 2022 at 2:23 am

    Mire e the por kujt po ja thua. Serbia eshte nje kancer ne mes te Ballkanit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mbi 150 referime, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim për protestën
  • KMD dënon veprimet e federatës ndaj volejbollistes së Dinamos
  • Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy punonjës të IEVP “Jordan Misja”, reagon Drejtoria e Burgjeve
  • Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i pashtershëm i parave të drogës ndërpritet
  • Vuçiç pritet të kandidojë për kryeministër pas premtimit për dorëheqje

Komentet e Fundit

  1. Sk69 on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Haxhi qamili on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  3. Republika Iliazi on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. ceshtje dinjiteti on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Sk69 on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?