Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim nga Serbia në Kosovë “javët e fundit”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim nga Serbia në Kosovë “javët e fundit”
KosovëLajmi i fundit

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim nga Serbia në Kosovë “javët e fundit”

Published: July 11, 2025
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

“Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por “për zhvillime shumë, shumë të vona”.

Ajo i bëri komentet gjatë një ligjërate në Uashington, ku, po ashtu, rikujtoi sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, duke e cilësuar atë si një “akt agresioni” nga Serbia – “të përgatitur tërësisht brenda Serbisë”.

- Publicitet -

“Ndaj, nuk duhet ta mohojmë mundësinë, sepse ka ndodhur më parë”, tha Osmani, duke iu referuar sulmit të armatosur të një grupi serbësh kundër Policisë së Kosovës, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Meqenëse ka ndodhur më parë, parandalimi dhe frenimi janë thelbësorë. Dhe, ndonjëherë, parandalimi dhe frenimi kërkojnë më shumë sesa vetëm praninë e ushtrisë. Kërkojnë edhe udhëheqje politike. Duhet një telefonatë, një paralajmërim, dhe kjo është pikërisht ajo që ndodh kur Amerika merr një rol udhëheqës”, u shpreh ajo.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani paralajmëroi se rreziqet nga Serbia janë të vazhdueshme dhe tha se ato nuk duhen nënvlerësuar.

Sipas saj, presidenti Trump ka bërë gjithçka që është në fuqinë e tij deri tani, për të siguruar ruajtjen e paqes në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Dhe sigurisht, kjo fillon me frenimin e Serbisë”, tha ajo.

Për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Osmani tha se “ka mbetur i ngujuar në mendësinë e viteve ’90” dhe se dëshmi për këtë është sulmi i vitit 2023 në Banjskë.

Ajo tha se Kosova punon ngushtë me të gjitha nivelet e Qeverisë amerikane – qoftë në fushën e sigurisë dhe inteligjencës, të mbrojtjes apo të politikës – me synimin që “së bashku të mbrojmë dhe ruajmë paqen”.

“Ne kemi institucionet tona që po bëjnë një punë të shkëlqyer në mbledhjen e informacioneve dhe punojmë me partnerë individualë, për të konfirmuar informacionet që mbledhin institucionet tona. Pra, nuk jemi kurrë vetëm”, tha Osmani.

Njëkohësisht, ajo vlerësoi edhe ushtarët e misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë, duke thënë se ata bëjnë “një punë të shkëlqyer në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit”.

Rel

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Detari says:
    July 11, 2025 at 6:48 am

    0 serioze kjo turkja osmane. Cdo “shtet” skipfoles perfaqesohet nga punonjes turq si kjo, ramazoni, kurt etc

    Reply
  • Lexuesi says:
    July 11, 2025 at 9:31 am

    Kam informacione te besueshme!!!Po mjaft me servilizma te ketij lloji.Trumpi as qe e ka ne refene Ballkanin,aq me teper Kosoven,kete e ka shprehur ne prioritetet e presidences se tij,sidoqofte nuk ka vdeke kush nga servilizmi,jepi edhe ti se ne mos mire keq nuk ben

    Reply
  • Piro says:
    July 11, 2025 at 12:01 pm

    Eshte e vertete. E kam DEGJUAR VETE (nuk e kam me te thene) Trumpin 3-4 dite me pare ne FoxNews TV kur tha se ai ka parandaluar nje konflikt te Serbise me Kosoven, pa e specifikuar se c’fare ishte konkretisht ajo qe ai parandaloi.
    Kushdo qe e ka ndjekur me vemendje politiken e Amerikes ndaj Kosoves e dinte se edhe pse ia ka lene BE-se ta zgjidhe problemin e Serbise me Kosoven, Amerika ka mbajtur nje qendrim qe ndryshon thelberisht nga qendrimi i hapet proserb i BE-se dhe Lajcakut, sic shihet ne refuzimin e Amerikes per t’i bere presion Kosoves me sanksione ekonomike dhe poitike sic po ben BE-ja.
    Sic shihet, koha po i jep dhe do t’i jape te drejte politikes patriotike te pakompromis te Albin Kurtit. Per karrieren e tij politike ajo politike ishte e rrezikshme, por ai vuri Kosove (rjedhimidht edhe Shqiperine) mbi karriken e tij. Sa e rralle po behet kjo specie patriotike ne botwn e politikes shqiptare!!!
    Sa ndryshe do te ishte Shqiperia sikur pas permbysjes sw komunizmit te mos bente e leshimet qe i bene qeveritaret shqiptaree Greqise (varreza greke ne token tone, Deti Jon, Janullatosi, Sazani etj.).

    Reply
  • Remo says:
    July 11, 2025 at 1:56 pm

    Pirro, o pordhe qe s’ke asnje lidhje me ate
    emer. Se pari, keto theniet e Trumpit, s’i ha
    askush se ai leshon shume te tilla si ajo e 24-
    oreshit qe do t’i jepte fund luftes ne Ukraine,
    por qe “u cmend” Puti dhe e gjitha u be nje loje
    m…Piro, Osmankes i lejohet te beje pak
    sumelepirje, ne fund te fundit, po e bejne edhe
    Presidente shtetesh me prestigj ne Europe, e
    lere me Kosova, qe Trump trapi, as qe e ka idene
    nga bie, por ja qe i duhet t’a shpalle veten si njeriun
    e “paqes”! Pirdho, qe te na thuash se Al bini, ka
    vene interesin e Kosoves, mbi ate te karrikes se
    pushtetit, duhet te jesh tipiku i analfabetit funksional, se jo vetem qe e ka izoluar ate vend
    me ato metodat e tij prej skuthi fashisto-islamik
    por ne rastin konkret, pas pese muajsh nga
    zgjedhjet, po i mban peng krijimin e institucioneve.
    Eshte ngujuar me Albulenen e tij dhe si ai tipiku
    i injorantit qe s’hap rruge, per te 44-ten here, ja
    ka nxjerre bojen vetes, vetevreosjes dhe gjithe
    trushpelareve qe i shkojne mbrapa. Edhe per
    kete, “Europa dhe Vuqiqi” u’a ka fajin?!
    Vazhdoni te fabrikoni armiq e komplote nga
    mengjezi ne mbremje por s’keni dhene
    kurre asnje spjegim per kordinimet qe ben ajo
    hunde derrja Kusari Lila me Radonjicin, qe diten
    e akuzoni, e naten bashkepunoni.
    Sa per Shqiperine, o turkoshak qe ke vene emrin
    “Pirro”, ato enderra te se kaluares, me vorioleshin,
    kane marre fund dhe atje ne ate Greqine qe na
    u gjend kur na u fik Fanari i Laver shkerdhates,
    kemi te gjithe nga nje te aferm dhe nga ato
    dergesa si atje edhe ne ate “Europen kurve” qe
    aq mire ju mbushin xhepat eurot, por qe i
    peshtyni ne pjate, mbasi u keni bastisur shtepite dhe helmuar te rinjte,mbahet shteti i cubave ne
    Shqiperi e Kosove. Varrezat greke, u bene se
    keshtu ka funsionuar me politikanet tane, por
    mos harroni se edhe ata te se kaluares perpara
    44-es, veshen xhaketen e fashizmit pasi ju
    perulen xhuxhit te Italise, dhe sulmuan Greqine
    ate qe kishin bere edhe te paret e tyre bejlere
    e pashallare kur ishin koke e bithe me turkun.
    Per keto, s’keni qejf te flisni ju por beni vetem
    viktimen. Marreveshjen e detit, ka gjykata te
    huaja qe e vendosin po ju mos u beni shtojce
    e Erdogenit. Janullatosi, tashme ka shkuar
    ne boten tjeter, mos t’u haje meraku per
    Ortodoksit shqiptare, aq sa ata te kishit bere
    edhe ju ne shekuj po shikoni islamizimin qe
    ka hedhur rrenjet ne cdo cep te hapsires
    shqip folese, shiko minarete dhe pallmat e
    hoxhallareve turko-arabe, propaganden anti-
    perendimore qe bejne, pjese e se ciles je edhe
    ti vete por i maskuar nen flamurin e Binit apo te atij kuqeziut(jeshil ziut) Spahiu. Pirdho, sa ndryshe
    do te ishte Shqiperia mbas permbysjes se
    komunizmit, sikur mos te ishim bere pjese e
    konferences islamike, mos te na sundonin keta
    otomane dhe vasale te Erdoges dhe mendesise
    Orientale. Sa ndryshe do te ishim sikur te mos
    vetepushtoheshim ne paqe nga kolera e
    dikurshme por te ishim pjese e vertete e Europes.
    Po s’ka se si te jemi ndryshe o Pirdho, jo,
    sepse mbas lufterave dhe lavdise se Gjergjit,
    me renien e Arberise, pllakosi murtaja turke, ai popull i ngelur, i’u nenshtrua masakrave dhe
    pjesa tjeter, atij eksodi biblik drejte brigjeve
    Italiane.. Me perjashtim te disa zonave malore
    qe nuk rane dhe vazhduan rezistenen, ne zonat
    e tjera, ata qe ngelen u bene si vete turku, u
    perzien me te ardhurit turq(asqerin) dhe
    ato qe kishin perjetuar vete ne te kaluaren, u’a
    bene fqinjeve qe kishin humbur lirine por jo
    dinjitetin. E nga keto bema o Pirdho, kur i
    rane breket atij babe Dovletit, ndodhen ato qe
    ndodhen. Po sot, perse shkoni prape pas tij?
    Perse kerkoni te na terhiqni te gjitheve ne
    marrezine tuaj? Si mund te jemi “ndryshe” kur
    ju kerkoni te beni ato qe keni bere perhere?

    Reply
  • DOKLEATI says:
    July 12, 2025 at 3:41 am

    Me një telefonatë të Trampit , Izraeli pranoi Kosovën.
    Tramp nuk e përmend tri herë të njejtën gjë dhe të jetë gabim.

    Reply
  • Dashi says:
    July 12, 2025 at 7:25 am

    OK Remo , drejt e saktë !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?