Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi Kurti-Vuçiç, Osmani: Nëse Borrell do të ishte neutral do i përmendte Serbisë marrëveshjet që nuk i ka zbatuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Takimi Kurti-Vuçiç, Osmani: Nëse Borrell do të ishte neutral do i përmendte Serbisë marrëveshjet që nuk i ka zbatuar
KosovëKryesore

Takimi Kurti-Vuçiç, Osmani: Nëse Borrell do të ishte neutral do i përmendte Serbisë marrëveshjet që nuk i ka zbatuar

Published: November 21, 2022
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi nuk është arritur marrëveshja për targat në Bruksel, pas deklaratës së Borrel se Kosova nuk e pranoi propozimin për çështjen e targave.

Osmani ka kritikuar zyrtarin e lartë të BE-së, Josep Borrellin për qasjen ndaj dialogut.

Sipas Osmanit, nëse Borrell do të ishte neutral atëherë do t’ia përmendte Serbisë të gjitha marrëveshjet që nuk i ka zbatuar.

- Publicitet -

“Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria. Ajo që pamë sot nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrell t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’ia përmendte Serbisë, së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Postimi Osmanit:

1.Shkelja e obligimit për shpërbërjen e strukturave paralele ilegale kriminale, ashtu siç kërkohet në Marrëveshjen e vitit 2013. Përkundrazi, këto struktura sot përkrahen, financohen e armatosen nga Vuçiq, me qëllim të sulmit ndaj Kosovës sipas stilit e planit të Putinit;

2.Moszbatimi i Planit të Zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2013, ku kërkohet që të dyja palët të miratojnë ligje për amnisti. Deri tani, vetëm Kosova e ka miratuar;

3.Shkelja e obligimeve nga Marrëveshja e vitit 2013, që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve, ku Serbia vazhdimisht ka nxitur sulme ndaj partive serbe që nuk konsideroheshin besnike ndaj qeverisë së Serbisë. Kjo është konfirmuar disa herë nga raportet e ekipeve të vëzhguesve ndërkombëtare të zgjedhjeve;

4.Shkelja e vazhdueshme e pikës 14 të Marrëveshjes, ku kërkohet që Serbia të mos e bllokojë rrugën evropiane të Kosovës;

5.Shkelja e pikave 9, 10 dhe 11 të Marrëveshjes së vitit 2013 ku është paraparë integrimi i serbëve në polici, gjyqësi, etj. Për më tepër, ditët e fundit kemi parë shkelje flagrante të kësaj marrëveshjeje me nënshkrimin e kontratave me institucionet ilegale të Serbisë dhe asnjë reagim të BE-së;

6.Bllokimi i zbatimit të marrëveshjes për energji për gati 10 vite;

7.Moszbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë, nëpërmjet ndalesave, të cilat Serbia ua bënë shumë zyrtarëve e qytetarëve të Kosovës të të gjitha profileve që të hyjnë në Serbi, mospranimin e dokumenteve të lëshuara nga Kosova, etj;

8.Moszbatimi i marrëveshjes për drejtësinë, nëpërmjet vendosjes së vulave në dokumentet origjinale të gjykatave dhe organeve të tjera të Kosovës me mbishkrimin “Republika e Serbisë –Kosova dhe Metohija –nën administrimin e OKB-së dhe Rezoluta 1244.”;

9.Moszbatimi i Marrëveshjes për Zyrat Ndërlidhëse duke mos lejuar zgjerimin e stafit të zyrave ndërlidhëse ashtu siç ishin marrë vesh palët;

10.Shkelja e marrëveshjes për dogana, ku Serbia ende përdorë vulat paralele doganore etj;

11.Shkelja e marrëveshjes për kadastra, ku nuk ka asnjë përparim në obligimet që i ka Serbia për t’i dorëzuar dokumentet origjinale të kadastrave;

12.Shkelja e marrëveshjes për diploma, në të cilën poashtu nuk ka asnjë përparim nga ana e Serbisë;

13.Shkelja e marrëveshjes për urën e Ibrit, duke nxitur strukturat ilegale të vazhdojnë me aktivitete të paligjshme duke bllokuar qarkullimin e automjeteve;

14.Shkelja e marrëveshjes për përfaqësim rajonal, duke tentuar të bllokojë pjesëmarrjen e Kosovës e duke keqinterpretuar marrëveshjen për fusnotën në thuaja secilin organizim rajonal apo të Bashkimit Evropian, qofshin ato takime të nivelit qeveritar, parlamentar apo të tjera;

15.Shkelja e obligimeve për funksionalizimin e  pikave kufitare;

Lista është më e gjatë se kaq.

“Paqja dhe stabiliteti nuk mund të arrihen duke akomoduar ata që kanë ambicie hegjemoniste. Por, Kosova asnjëherë nuk do të heq dorë nga qëllimi i qartë për paqe e stabilitet afatgjatë si dhe rend e ligj në tërë territorin e saj.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • mali says:
    November 21, 2022 at 8:43 pm

    E keqja filloi qe ne origjine.UCK-ja cliroi Kosoven dhe ne ndertesen kryesore te Prishtines te valviteshe flamuri shqiptar.Pse e drodhi UCK-ja dhe pranoi ate recke blu per flamur?Hajde komentatore partzane,ballista,zogista,enverista,komunista, salinista,ramista,patriote dhe antipatriote jepni nje pergjigje se po vjen 28 nentori perseri pa kosoven e Isa Boletinit.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 21, 2022 at 9:55 pm

    Presidentja V.Osmani po i hedh benzinë zjarrit.Nuk duhet të futet në konflikt me BE+SHBA.
    A.Kurti duhej të zbatonte porosin e BE,SHBA për shtyrjen e afatit të targave 10 muaj.Ndryshe nesër në veri të Kosovës kërcet huri..mos më keq.
    -Në këtë rast fitoi A.VUÇIÇI që deklaroi pro propozimit BE+SHBA.
    -A.Kurti nuk është politikan.Ai dëgjon S.Berishën në Tiranë që ka dal kundër Europës e SHBA.
    -Kuti duhet të tërhiqet ose të japi dorheqjen.PIkË.

    Reply
  • Patrioti Verior says:
    November 21, 2022 at 11:00 pm

    Kurti dhe Osmani janë kobure në dorën e kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha. Si të tillë, ata po i japin shanse Beogradit të realizojë qëllimet e veta antishqiptare mbi Kosovën. Vetëm shqiptarët antishaiptarë si Berisha, Kurti, Osmani guxojnë të dekarohen antieuropianë dhe, antiamerikanë.

    Reply
  • Pirro says:
    November 21, 2022 at 11:26 pm

    Pothuaj se te gjitha keto qe numeron presidentja, si shkelje dhe mos zbatime nga Serbia, zgjidhen te gjitha duke marre pjese Kosova ne OPEN BALLKAN. Merrni pjese ne OPEN BALLKAN dhe te gjitha zbatohen.

    Reply
  • Ilirjan says:
    November 21, 2022 at 11:39 pm

    Reagim i drejte i Presidentes Vjosa Osmani. Deklarimet dhe imponimet e Be ndaj Qeverise se Kosoves jane ne vazhdimesi me theks te dukshem te njeanshem ne dobi te Serbise, pra aspak te drejta. Ndaj mendoj se,
    Kuvendi i Kosoves duhet te dale me nje deklarate te qarte jo vetem per pergjigjen e Borrelit te BE-se, por edhe te nderhyrjeve tejet te njeanshme qe BE dhe ShBA po i imponojne Qeverise se Kosoves.
    Mareveshjet e pazbatuara nga ana e Serbise, jo te gjitha te renditura nga Presidentja Vjosa Osmani duket nuk i shqetesojne ShBA-ne dhe BE-ne.
    Padrejtesite e qendrimeve te BE ka trimeruar Presidentin Vucic te Serbise, qe po kercenon per nderhyrje te armatosur ne Kosove.
    Konkluzioni qe Albin Kurti shprehu pas perfundimit te takimit me perfaqsuesin e BE per qendrimin e BE-se ne kete takim, eshte i drejte, sepse mbeshtetet mbi te vertetat dhe mbi parimet e reciprocitetit midis paleve.

    Reply
  • Gaqi says:
    November 22, 2022 at 12:13 am

    I Ethem Spiuni, o kapter, o babai i femijevebte gruas tende, o hajdut , po mos dil ore ne forum se na i ngre nervat sa po shikoj emrin tend, se na iken oreksi , o zagar.

    Reply
  • miri says:
    November 22, 2022 at 12:37 am

    Rob te trashe si vjosa si altin o albin si e ka emrin

    Reply
  • demo says:
    November 22, 2022 at 4:42 am

    Respekt dhe Mirenjohje pa fund.Perulem para vendosmerise per te mbrojtur autoritetin e Shtetit te Kosoves.
    I Mire me Hasmin duke falur Detin dhe duke Lobuar per Dorzimin e Mitrovices eshte vetem AY,Xhambasi i Atdheut.
    Jetojme nje moment te veshtire per fatet e Atdheut.Europa kurve eshte bere pishman per Lirine e Kosoves dhe kerkon me menyra tinzare te ndihmoje Serbine.Amerika eshte e zene me luften Ukraine dhe konfliktet ne gjithe boten. Armatimi imediat i Kosoves mbetet rruga e vetme,sepse Kosova Di te luftoje .
    Kosova perseri te angazhoje emigracionin ne gjithe boten per mbledhjen e Ndihmave monetare.
    Dy duar per nje koke.

    Reply
  • Andis says:
    November 22, 2022 at 5:06 am

    Borell don qe te shkoje e te festoje festat e fundvitit me valixhen plot me leke.Fundja cfare interesi kane keto euro politikanet qe harxhojne kohen per marreveshje

    Reply
  • Aldrin says:
    November 22, 2022 at 5:21 am

    Sipas RIlindjes se kurvave te Ramut Dule VUcicit, Vjosa dhe Albini duhet tja japin Kosoven ne dore Serbise.
    Sic po i jep Ramuti trojet shqiptare te greke e serbe

    Reply
  • Igor says:
    November 22, 2022 at 6:49 am

    E vetmja rugedalje per veriun e Kosoves eshte qe te gjith Shqipetaret e lugines se Presheves te vendosen ne Kosove dhe Serbet e Kosoves te vendosen ne lugine dhe vendosni nji mure betoni 10 metra te lartene kufi,dhe Shqiperija ti nderpret lidhjet dipllomatike me Serbine per 100 vjet pse Serbet neve na konsiderojne si kafshe pra kjo esht e vetmja zgjedhje dhe e vetmja ne bote.

    Reply
  • Fufi says:
    November 22, 2022 at 6:58 am

    Album kurti 1cop budalla po’ e con kosoven ne falimentin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?