Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Osteoartriti, çfarë është kjo sëmundje dhe si duhet trajtuar?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Osteoartriti, çfarë është kjo sëmundje dhe si duhet trajtuar?
AktualitetShendetesi

Osteoartriti, çfarë është kjo sëmundje dhe si duhet trajtuar?

Published: June 2, 2023
Shpërndaje

 

Osteoartriti është lloji më i përhapur i artritit, një sëmundje e artikulacioneve, e cila prek më së shumti kërcin. Në praktikën e përditshme njihet si një ndër patologjitë më të shpeshta të kyçeve, rëndimi i të cilës shton paaftësinë për punë. Moshat e mesme dhe të mëdha, janë ato që preken më shumë nga osteoartriti, por nuk janë të pakta edhe rastet e shfaqjes së sëmundjes në mosha më të reja, ku janë të pranishëm një sërë faktorësh rreziku. Sipas bluzave të bardha, kujdesi në këto grupmosha të përmendura duhet të jetë maksimal. Kjo pasi osteoartriti klasifikohet si patologji e plakjes së artikulacioneve, ku si shkak i moshës së vonë të shfaqjes, çon në vështirësi të dukshme të lëvizshmërisë, duke dëmtuar ndjeshëm cilësinë e jetesës së pacientit.

Çfarë është osteoartriti

- Publicitet -

Osteoartriti, i njohur ndryshe edhe si artrit degjenerativ, ose thjesht artrozë, përbën sot në praktikën klinike një nga patologjitë më të shpeshta të sëmundjeve reumatizmale. Kockat janë të lidhura ndërmjet tyre me anë të artikulacioneve ose nyjeve lidhëse. Këto nyje kanë edhe shumë elementë ndihmës, të cilët të gjithë së bashku realizojnë jo vetëm bashkimin e  kockave në një skelet të vetëm, por janë përgjegjëse për të gjitha lëvizjet që kryhen midis tyre. Pikërisht, kur kemi të bëjmë me dëmtime të nyjeve lidhëse (artikulacioneve) apo të elementëve ndihmës të tyre (siç janë zakonisht kërcet), duhet të kujdesemi pasi në raste të tilla shfaqet sëmundja për të cilën po flasim, e quajtur osteoartrit.

Shpeshtësia e sëmundjes  

Shkaktarët që çojnë në degjenerimin e këtyre elementëve janë nga më të ndryshmit. Diagnoza bazohet kryesisht në simptomat klinike dhe në mënyrë të veçantë në imazhet radiologjike. Sëmundja prek kryesisht artikulacionet e kockave të vogla, siç janë ato të gishtave të duarve dhe të këmbëve, por mjaft shpesh prek edhe gjurin, apo artikulacionet lidhëse midis legenit dhe kockave të kofshës. Në moshën midis 50 dhe 60 vjeç, rreth 10 për qind e të prekurve rezultojnë të jenë meshkuj, ndërsa 18 për qind femra. Në rastet kur sëmundja shfaqet para moshës 45 vjeç, ajo ka probabilitet më të lartë tek meshkujt, ndërsa pas moshës 45 vjeç risku rritet për femrat. Në moshat e vjetra mbi 60 vjeç sëmundja prek pothuaj njësoj të dy gjinitë. Ndonëse nuk ka studime të mirëfillta në këtë drejtim, edhe në Shqipëri kjo patologji është mjaft e shpeshtë.

Faktorët nga se shkaktohet

Një nga shkaktarët më të shpeshtë të osteoartritit mendohet të jetë dëmtimi i nyjeve lidhëse nga faktorë mekanikë që kanë të bëjnë me goditje apo trauma të ndryshme dhe pas kësaj, menjëherë vijnë proceset inflamatore (infeksioze) të artikulacioneve, apo elementëve ndihmës të tyre. Shkaqet mund të jenë gjithashtu edhe të lindura, por edhe me një predispozicion familjar. Është vënë re se sëmundja ka një shpeshtësi me të madhe midis njerëzve që kanë në historinë e tyre familjare të afërm që vuajnë nga kjo sëmundje. Si faktorë të tjerë përmendim obezitetin (pesha e tepërt e trupit rëndon artikulacionet dhe lëvizjet e tyre), dobësimin e fuqisë muskulore për arsye të ndryshme, dëmtimi i nervave periferikë (të cilat çojnë në lëvizje të papritura ose të pakoordinuara) duke dëmtuar nyjet lidhëse. Një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e osteoartritit luan niveli i hormoneve seksuale. Për shembull, kjo patologji është mjaft e përhapur tek femrat në periudhën post meneopauze. Pikërisht në këtë periudhë kemi rënien e depozitimit të kalciumit në kocka, por edhe në artikulacione.

Ndikimi i sëmundjeve të tjera

Njihen një sërë sëmundjesh që ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve me kyçet, e më specifikisht të sëmundjes për të cilën po flasim. Konkretisht, faktorë të tjerë që ndikojnë në këtë sëmundje janë patologji të ndryshme si për shembull çrregullime të lindura të nyjeve lidhëse, diabeti, sëmundje infektive bruceloza, lyme, apo edhe infeksione të natyrave të tjera, çrregullimet e acidit urik, dëmtimet e nyjeve, ose të ligamenteve si pasojë e aksidenteve të ndryshme, ose dhe operacioneve ortopedike.

Simptomat dalluese

Simptoma kryesore është dhimbja, e cila shkon deri në ngurtësimin dhe humbjen e aftësisë lëvizëse të pacientit. Në përgjithësi perceptohet si një dhimbje e fortë, e mprehtë, apo një ndjesi e djegies së muskujve dhe tendinave që ndodhen pranë artikulacioneve të prekura. Osteoartriti mund të shkaktojë një zhurmë, si: kërcëllimë e quajtur “krepitus” dhe në këtë rast njerëzit mund të përjetojnë spazma, ose kontraksione të muskujve dhe të tendinave të prekura.

Herë pas here nyjet artikulare (në hapësirat e tyre) si rezultati proceseve degjenerative dhe inflamatore mund të rezultojnë të mbushura me lëng. Siç e thamë edhe më lart, osteoartriti prek kockat e duarve, të këmbëve, vertebrat e shpinës, por mjaft shpesh edhe gjunjët, të cilët mbajnë pjesën më të madhe të peshës së trupit. Prandaj edhe artikulacionet e gjunjëve rezultojnë më të prekura tek personat që janë mbipeshë. Nyjet rezultojnë të ngurta dhe të dhimbshme, e sa më tepër të kryhen lëvizje, aq më e fortë bëhet dhimbja. Në dallim kjo nga artriti reaumatoid, gjatë të cilit ngurtësimi dhe dhimbjet janë më të shprehura në mëngjes, teksa me kalimin e ditës dhe shtimin e lëvizjeve dhimbjet lehtësohen. Osteoartriti është mjaft i shprehur edhe në personat që kanë defekte të lindura fizike (si për shembull, njëra këmbë më e shkurtër se tjetra).

Çfarë duhet të bëjmë?

Shtyllat kryesore të trajtimit të osteoartritit janë qetësimi i dhimbjeve (analgjezikët) dhe modifikimi i stilit të jetesës, që ka të bëjë me rënien në peshë dhe ushtrimet fizike. Humbja në peshë tek obezët mund të rezultojë një faktor shumë i rëndësishëm. Studimet kanë treguar se në ecurinë e mirë të kësaj patologjie luan edhe vetëmenaxhimi i pacientit dhe edukimi i tij rreth kujdesit që duhet të ketë. Kjo ka çuar në zvogëlimin e dhimbjes, përmirësimin e funksionit lëvizës, reduktimin e ngurtësimit dhe të lodhjes, çka ndihmon më pas edhe në reduktimin e dozës së ilaçeve që duhet të përdoren për të mbajtur nën kontroll dhimbjet. Edukimi i  pacientit ka reduktuar në rreth 20 për qind të rasteve simptomën kryesore të dhimbjes.

Këta pacientë kanë të detyruara ushtrimet fizike të moderuara, në mënyrë të veçantë ata pacientë që vuajnë nga osteoartriti i gjunjëve. Këto ushtrime duhet të kryhen të paktën tre here në javë. Po ashtu, mjaft pozitiv rezulton edhe noti, i cili kontribuon në përmirësimin e lëvizjeve të gjitha artikulacioneve të trupit. Natyrisht që protokolli i ushtrimeve dhe veprimtarive fizike përcaktohen nga mjekët specialistë reumatologë dhe fizioterapistë. Sa i takon terapisë medikamentoze ajo i përket vetëm mjekëve specialistë. Synimi i saj janë qetësimi i dhimbjeve dhe përmirësimi i cilësisë së jetës. Në rastet e rënda gjen vend edhe kirurgjia. Pozitive rezulton edhe mjekësia alternative, siç janë akupunkturat që çojnë në lehtësimin dhe përmirësimin e dhimbjeve. Në këtë patologji gjen vend edhe përdorimi i vajit të peshkut i cili është i pasur me omega 3, acidi hyaluronik, vitaminat A, C dhe E. Studimet e fundit kanë treguar për efekte pozitive të teknikave të elektrostimulimit.

Ndihma që japin ushtrimet fizike

Ushtrimet fizike për humbjen e peshës janë të domosdoshme në reduktimin e pasojave që sëmundja mund të lërë tek pacientët. Sipas bluzave të bardha, mbipesha bën që gjunjët, ijet dhe kolona lumbare të jenë nën një stres të vazhdueshëm, çka ndikon direkt mbi artikulacionet. Sipas studimeve të ndryshme, është konstatuar se rënia në peshë me disa kilogramë gjatë vitit zvogëlon me 50 për qind rastet e zhvillimit të osteoartritit të gjurit. Por, edhe në këto raste duhet të jemi të kujdesshëm, pasi jo çdo lloj ushtrimi është i lejueshëm për pacientin.

Është mjeku specialist ai që përcakton se si duhet të jenë ushtrimet fizike që duhet të kryejë pacienti për të pakësuar dozat e dhimbjeve të shkaktuara nga sëmundja. Terapia me anë të ushtrimeve fizike ndihmon në përforcimin e forcës muskulare, pakëson kushtet e ngurtësimit dhe dhimbjeve që mund të shfaqen në artikulacione, si dhe ndihmon në përmirësimin e lëvizshmërisë. Tek një pjesë e konsiderueshme e pacientëve është vënë re se një ndihmë mjaft e madhe në pakësimin e dhimbjeve vjen edhe nga përdorimi i mbajtëseve të llojeve të ndryshme, siç janë llastiqet apo materiale të tjera që vendosen në gju, krah dhe kolonë, e që ndikojnë pozitivisht në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

Ndikimi i hormoneve

Një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e osteoartritit luan niveli i hormoneve seksuale. Për shembull, kjo patologji është mjaft e përhapur tek femrat në periudhën post menopauze. Pikërisht në këtë periudhë kemi rënien e depozitimit të kalciumit në kocka, por edhe në artikulacione.

Terapia me të ngrohta dhe të ftohta

Gjithashtu është konstatuar se terapia me të ngrohta dhe të ftohta jep një përmirësim për një kohë të shkurtër. Edhe përdorimi i mbajtëseve, llastik ose materiale të tjera për gjurin, krahun, për kolonën ka rezultuar mjaft efektiv në përmirësimin e lëvizshmërisë në aktivitetet e përditshme.

Ndihma që jep noti dhe fizioterapia

Mjaft pozitiv rezulton edhe noti, i cili kontribuon në përmirësimin e lëvizjeve të të gjitha artikulacioneve të trupit. Natyrisht që protokolli i ushtrimeve dhe veprimtarive fizike përcaktohen nga mjekët specialistë reumatologë dhe fizioterapistë. Përsa i përket terapisë medikamentoze ajo i takon vetëm mjekëve specialistë. Synimi i saj janë qetësimi i dhimbjeve dhe përmirësimi i cilësisë së jetës. Në rastet e rënda gjen vend edhe kirurgjia.

Rastet kur femrat rrezikojnë më tepër

Një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e osteoartritit luan niveli i hormoneve seksuale. Për shembull, kjo patologji është mjaft e përhapur tek femrat në periudhën post meneopauze. Pikërisht në këtë periudhë kemi rënien e depozitimit të kalciumit në kocka, por edhe në artikulacione.

 

Osteoartriti ndihmohet nga :

  • Dëmtimi i nyjeve si pasojë e goditjeve dhe traumave.
  • Proceset inflamatore të elementeve lidhëse të kockave.
  • Shtimi në peshë, (obeziteti).
  • Faktorët gjenetikë.
  • Dobësimi i fuqisë muskulore.
  • Niveli i hormoneve seksuale.
  • Dëmtimi i nervave periferikë.
  • Çrregullime të lindura të nyjeve lidhëse.
  • Diabeti dhe sëmundje të ndryshme infektive.
  • Sëmundjet inflamatore të artikulacioneve, etj.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?