Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
Analiza

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Published: June 16, 2026
Shpërndaje

Komisionerja për Zgjerimin dhe Komisioni Europian thonë se kanë marrë garanci nga qeveria shqiptare për projektin e Zvërnecit, por organizatat mjedisore shprehën zhgënjim dhe i bëjnë thirrje Brukselit që të monitorojë në praktikë zbatimin e ligjit.

Komisionerja për Zgjerim e Komisionit Europian, Marta Kos deklaroi të hënën se kishte marrë garanci nga qeveria shqiptare se projekti turistik i planifikuar në Zvërnec do t’u nënshtrohej rregulloreve mjedisore dhe se një vlerësim i ndikimit në mjedis ishte në proces.

I pyetur nga BIRN se kush ishin konkretisht garancitë e dhëna nga qeveria shqiptare për këtë projekt, Komisioni Europian referoi komentet e zëdhënësit Markus Lammert në një dalje për mediat të martën, ku ai ripërsëriste qëndrimin e komisioneres Kos.

- Publicitet -

“Komisioni Evropian është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe, në rastin e projektit në zonën e Pishë Poro-Nartë (si dhe për të gjitha projektet në vazhdim në Shqipëri), ai duhet të jetë në përputhje me standardet e përcaktuara në kapitullin e mjedisit të procesit të anëtarësimit, pra Kapitullin 27,” deklaroi Lammert.

Ai shtoi se roli I Komisionit do të jetë verifikimi nëse standardet përkatëse janë përmbushur realisht.

Projekti i ndërtimit të një resorti masiv në një habitat të mbrojtur, i prezantuar fillimisht nga dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner shërbeu si shkëndijë për protesta masive në Tiranë.

Prej dy javësh, dhjetramijëra protestues kërkojnë jo vetëm anulimin e projektit, por edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Qëndrimi i Komisionit Europian është pritur me zhgënjim nga organizatat mjedisore në Shqipëri, të cilat e konsideruan deklaratën e Kos “të papranueshme dhe thellësisht shqetësuese”.

Ata i bënë thirrje të martën Komisionit Europian që të mos pranojë ‘garanci politike’ nga qeveria shqiptare, por të verifikojë faktet në terren që tregojnë se po dëmtohet pa kthim zona e mbrojtur e Zvërnecit.

“Në vend që të denoncojë ndërhyrjet e paligjshme që tashmë e kanë dëmtuar Vjosë–Nartën, Komisioni zgjedh të mbështetet në “garanci” politike dhe të zhvendosë vëmendjen drejt procedurave të ardhshme,” tha në një deklaratë publike PPNEA, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri.

Sipas organizatës ,‘çdo qasje që injoron dëmin e shkaktuar dhe paligjshmërinë në terren minon besueshmërinë e vetë standardeve të Bashkimit Europian.”

PPNEA i kërkoi gjithashtu Komisionit Europian që të dënojë urgjentisht zhvillimet e paligjshme të ndodhura dhe t’i bëjë thirrje Qeverisë shqiptare për vendosjen e një moratoriumi të menjëhershëm mbi të gjitha aktivitetet dhe punimet, deri në shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Në qëndrimin e kësaj organizate përfshihet dhe një deklaratë e Anouk Puymartin, Drejtuese e Politikave në BirdLife Europe and Central Asia, që e quan ‘tronditëse’ qëndrimin e Komisionit Europian.

“Nëse Komisioni nuk sheh shkatërrimin që po ndodh në Vjosë–Nartë, të paktën duhet të dëgjojë zërin e qindra mijëra shqiptarëve që kërkojnë ndalimin e tij. Kjo nuk është vetëm çështje e mbrojtjes së natyrës, por edhe e besueshmërisë së Bashkimit Europian. Ligjet e BE-së duhet të zbatohen në praktikë,” deklaroi Puymartin.

Edhe organizata Eco Albania shpreh zhgënjim për deklaratën e Kos, që sipas saj, “redukton një problem serioz të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së natyrës në një çështje garancish të dhëna nga vetë autoritetet që kanë lejuar shkeljet”.

“Faktet tregojnë se garancitë e përmendura nga Komisionerja janë minuar nga vetë mënyra se si është zhvilluar projekti”- thuhet në deklaratë, duke risjellë në vëmendje se punimet në terren, përfshirë rrethimet, ndërtimin e kantierit të punës dhe rrugëve të aksesit nisën përpara se autoriteti mjedisor të vendoste që projekti duhet t’i nënshtrohej një Vlerësimi të Thelluar të Ndikimit në Mjedis.

Sipas organizatës, ky qëndrim i Brukselit trondit dhe besimin e shqiptarëve tek vlerat e Bashkimit Europian.

“Qytetarët nuk presin nga BE të mbështesë qëndrimet politike; ata presin që BE të mbrojë standardet. Dhe kur standardet relativizohen përballë fakteve të qarta të shkeljeve procedurale dhe dëmtimit të natyrës, nuk vihet në pikëpyetje vetëm fati i Pishë Poro-Nartës, por edhe besueshmëria e vetë projektit evropian në sytë e qytetarëve shqiptarë,” përfundoi Eco Albania.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • Anonymous says:
    June 16, 2026 at 4:27 pm

    Nuk do habitesha kur keto “gojemblat” nga BE te vinin per not ne Sazan.

    Reply
    • Zeni i Sali kermes says:
      June 17, 2026 at 4:47 pm

      Perpjete te hidhen hordhite e Kurtit, Iranit dhe Sali vrasesit, projektet strategjike do behen!

      Reply
      • K R says:
        June 17, 2026 at 10:16 pm

        Po po sufllaqe

        Reply
        • Ram k.. ri says:
          June 18, 2026 at 9:20 pm

          Po po ,por po i lam na.

          Reply
      • Atdhe says:
        June 18, 2026 at 11:59 am

        Kurvat qe shiten te B E-se. Ju kujtoni se do gjeni zgjidhjen nga politika kurve? Behuni Zot te vetes , se asnje nuk na e do te miren. Mos kerkoni te futeni ne B E ,nuk kapet njeriu pas fijes se kalbur ,qe te tjera thone dhe te tjera bejne. Zilia I ka mbytur prej shekujsh, Zilia per Shqiperine ,prandaj ata perpiqen me prapaskena ta shkaterrojne Shqiperine dhe Shqiptaret. Kur do ta besoni kete? Mblidhni mendjen. Kerkohet drejtesi aty ku nuk ka drejtesi? Si shpresoni? Bejeni vete ate qe duhet bere , permbysni regjimin Satan dhe ndryshoni ligjet , prija koken gjarperit

        Reply
    • filoni says:
      June 17, 2026 at 8:57 pm

      ca kanper tu habitur,kishdo shkon ku ti doje rrocka per pushime e not.
      Te mirepritura

      Reply
    • Atdhe says:
      June 18, 2026 at 11:58 am

      Kurvat qe shiten te B E-se. Ju kujtoni se do gjeni zgjidhjen nga politika kurve? Behuni Zot te vetes , se asnje nuk na e do te miren. Mos kerkoni te futeni ne B E ,nuk kapet njeriu pas fijes se kalbur ,qe te tjera thone dhe te tjera bejne. Zilia I ka mbytur prej shekujsh, Zilia per Shqiperine ,prandaj ata perpiqen me prapaskena ta shkaterrojne Shqiperine dhe Shqiptaret. Kur do ta besoni kete? Mblidhni mendjen. Kerkohet drejtesi aty ku nuk ka drejtesi? Si shpresoni? Bejeni vete ate qe duhet bere , permbysni regjimin Satan dhe ndryshoni ligjet , prija koken gjarperit

      Reply
      • Dranoel says:
        June 18, 2026 at 9:18 pm

        Po mor po , po kur shkon me paret e veta . Jo kur e ftojnë, si shpërblim për dekleratat.

        Reply
  • demo says:
    June 16, 2026 at 6:28 pm

    Kos eshte e korruptuar,Bashkepunetore e Edi Rames,,agjente e UDB Jugosllave,.Punon me dy Standartte per Zbatimin e Traktateve te BE per Mbrojtjen e Natyres.Nje Standart Propogandistik dhe nje Standart per Edi Ramen.
    Laje*Van der Lajen) kontrollo komisjoneret se po ta dredhin.

    Reply
    • Arse1234 Se says:
      June 16, 2026 at 8:03 pm

      Nekomunistetvdhe neofashistet dihet qe jane kundra BE. Forca Edi je e vetmja shprese per ta shpetuar shqiperine nga kho mortje qe i ka rene

      Reply
      • Eri says:
        June 17, 2026 at 10:02 am

        Tqr

        Reply
      • Jorgji Caca says:
        June 17, 2026 at 10:19 am

        Personin e parë që korrupton qeveria e korruptuar është komisioneri i BE-së për zgjerim, kuptojeni gjithçka politike. Marta Kosit vërtet ju bë deti kos. Hajdeni arnautë do ti kaloni dhe këto perandori me shitblerje të shpirtit.

        Reply
  • Kola says:
    June 16, 2026 at 9:46 pm

    Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 në BURG të PËRJETSHËM dhe ti KONFISKOHEN PRONAT , PASURITË e VJEDHURA etj etj etj

    Reply
  • dhalli says:
    June 16, 2026 at 9:56 pm

    Marta Kosi korruptohet me nje pale tanga dhe nje shishe vere 33 mije euro te Gys Agasit.

    Rana eshte mjeshter te korruptoje keto lloj femrash,

    Reply
    • Diti says:
      June 17, 2026 at 4:12 pm

      Ti konfiksohet pasuria e vjedhur ,familjareve te tij qe kane perfituar nga pushteti,vartesve te tij qe kane zbatuar urdhrat por qe edhe kane vjedhur pa hesap si Bela me shoke e shoqe .Te konfiskohet cdo pasuri e bere nga trafiqet e droges me mbeshtetjen e kesaj palo qeverie me ne krye Ramsin dhe ne kurriz te njerzve te ndershem, ne kurriz te emigranteve qe punojne kokeulur ne dhe te huaj qe ky moster kryeminister me shpuren e tij ne emer te “turizmit “e uli vleren e euros duke injektuar parate e trafiqeve..Qe nuk la pellembe toke pa gradacela -droge ne Tirane duke e kthyer ne nje qytet ku mbytesh nga pluhuri dhe trafiku , ku nuk ka vend te parkosh makinen ,ndersa parqet, lulishtet ,pemet do te ishin luks e shume te tjera.Pra nje qytet te pajetueshem. Pa harruar ketu kasapanen e bregdetit .Doreheqje , C’fiqizim te ligjeve per oligarket e droges,C’fuqizim i cdo ligji preferencial te shpikur nga zoti Rama ,c’fuqizim i ligjeve antikombetare,antimjedisore, hetim i thelluar per vitet e tij “te mbreterise”- Dinjitet per popullin e stermunduar.. Dinjitet per Atdheun tone🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

      Reply
  • Mali says:
    June 17, 2026 at 4:21 am

    Epo normal se Kos duhet te kere marre pare e llokma nga kryeministri, sic ndodhi me Flautinin. Keta me paret tona po mbajne karriget, paret qe vjedhi bulledra balluku kto jane. Kos te shofe dhe te flase drejt sic duhet, se ne spyetem per bushtren e Trampit, jo me per Kosin e dhallen

    Reply
    • Peço says:
      June 17, 2026 at 9:29 am

      Ç’ kandodhur me ju o të mjer ?
      Ç’ far ukabërë reaksion në tru?
      Truri u kalënë dhe gërthet nëpër humnera ndihmë ndihmë !!
      Vrasja mendjen ,ti ket hetuar paraja e hedhur nga ata që duan ta shohin Shqipërinë në kaos ,të djegur ,të mos ketë zhvillime?!!
      Po si mor të mjer nuk gjykoni që në këtë kohë është kulmi turizmit
      Një pjes nga ju i bien shkurt s’na intereson pasi un nuk merrem me turizëm
      Po mir mor kok thar me turizmin meren mijëra familje Po mijra të punësuar?!
      Një gjë fshihet këtu për shkak të invazioneve të huaja që kanë ardhur në Shqipëri kabërë që gjaku të prishet
      Ju s’jeni Shqiptar ,por detashmete në shërbim të armiqve tan
      Rrac e infektuar.
      Por asgjë nuk do bëni ,do hani atë që po bëni
      Shqipërisë i merrni të keqen tpu,tpu

      Reply
  • Dajti says:
    June 17, 2026 at 12:43 pm

    Marte Kos mund te jete e korruptuar nga Rama qe del kunder protestave per te hequr kete klloun KM. Ka frike se nuk i merr te gjitha kestet e premtuara po iku Rama.

    Reply
  • Deni says:
    June 17, 2026 at 9:01 pm

    ju jeni pallosha patollogjike…qesharake ne kulm.
    kujt i plas trapi ca boni ju mer,lereni vensin te zhvillohet.
    protestat shume mire po s’po e reun njeri per ju fare.gjysma e robve ish salista tjeret hajdute e pedofile per vete.kush ta haje le ta mbaje.motivacioni eshte i huaj

    Reply
    • K R says:
      June 17, 2026 at 10:14 pm

      E mir sufllaqja sot bosi?

      Reply
  • demo says:
    June 18, 2026 at 1:37 am

    Jaaaa,re!Parlamenti Evropian i vuri MORATORIUM NDERTIMESH.
    Edvini po nuk vodhi sheshe ndertimi -ngordh. Me cfare do ti ushqeje Investiotoret Strastegjike te krimit droges,,skorrupsionit?

    Reply
  • DM says:
    June 18, 2026 at 5:21 am

    Denonconi Martan dhe te nis hetimi per te pastaj i fry fresku asaj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sfida e unitetit të NATO-s
  • Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  • Shqetësime mbi ligjin e ri për SHISH: Zgjeron syrin e shërbimit sekret mbi “stabilitetin e brendshëm”

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on Atletet e Edit: ​Kompleksi fëmijëror i “të qenit i veçantë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?