Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paaftësia e përkohshme në punë, kur dhe si përfitohen të ardhurat nga sëmundjet?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Paaftësia e përkohshme në punë, kur dhe si përfitohen të ardhurat nga sëmundjet?
AktualitetShoqëri

Paaftësia e përkohshme në punë, kur dhe si përfitohen të ardhurat nga sëmundjet?

Published: April 24, 2023
Shpërndaje

 

Çdo person i siguruar përfiton të ardhurat për sëmundje, kur vërtetohet me raport mjekësor se ai është përkohësisht i paaftë për të punuar dhe kjo paaftësi nuk është pasojë e një aksidenti në punë ose e një sëmundjeje profesionale. Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për sigurimet shoqërore, personi i siguruar ka të drejtën e përfitimit të të ardhurave për sëmundje edhe brenda 30 ditëve kalendarike, pas mbarimit të sigurimit të tij të detyrueshëm. Kjo nuk do të zbatohet nëse i punësuari është pushuar nga puna për akt kriminal, sipas vendimit të Gjykatës.

Të ardhurat për sëmundje janë 70 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim dhe 80 për qind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim. Për periudhën që përfituesi është shtruar në spital, kur nuk ka njeri në ngarkim, të ardhurat për sëmundje janë 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto, të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës.

- Publicitet -

Periudha e përfitimit për paaftësi të përkohshme fillon në ditën e 15 të raportit mjekësor dhe do të zgjasë jo më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të pagesës. Po sipas kushteve të përcaktuara në ligj, periudha e përfitimit mund të zgjatet përjashtimisht deri në 3 muaj të tjerë, në rast se komisioni i mjekëve ekspertë (KMCAP) provon që personi i siguruar do të shërohet në këtë periudhë dhe nuk do të deklarohet invalid.

Periudha e përfitimit të paaftësisë së përkohëshme nga sëmundja, për ata që marrin pension invaliditeti të pjesshëm, është deri në 3 muaj nga data e fillimit të pagesës. Për punonjësit sezonalë dhe të përkohshëm, të cilët kanë qenë të punësuar të paktën 3 muaj në 12 muajt e fundit, periudha e përfitimit është deri në 75 ditë.

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtori i televizionit kombëtar shqiptar gjendet pa shenja jete
  • Parandalohet vrasja pas një konflikti me armë në Divjakë, arrestohen 6 persona
  • Universiteti nën peshën e së shkuarës: Pse ndryshimi është kaq i vështirë
  • “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  • E moshuara e vetmuar ua lë shtëpinë trashëgimi fretërve kapuçinë, ajo që gjejnë fshehur në dollap i befason të gjithë

Komentet e Fundit

  1. K R on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  2. Detari on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  3. Anonymous on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  4. Anonymous on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  5. ANA on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?