Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KLP: Veliaj të mos legjitimohet si paditës! Kryebashkiaku kërkon të njihet me prapësimet, shtyhet seanca (kronika e plotë)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > KLP: Veliaj të mos legjitimohet si paditës! Kryebashkiaku kërkon të njihet me prapësimet, shtyhet seanca (kronika e plotë)
Aktualitet

KLP: Veliaj të mos legjitimohet si paditës! Kryebashkiaku kërkon të njihet me prapësimet, shtyhet seanca (kronika e plotë)

Published: May 8, 2026
Shpërndaje

Seanca e radhës për padinë e Erion Veliajt ndaj Ols Dados do të zhvillohet më 19 qershor. Kryebashkiaku kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit të Dados prokuror. Në seancë i shkuan në mbështetje një numër i madh artistësh, përfshirë edhe aktorin Robert Ndrenika. Gjykata i refuzoi kërkesën për transmetimin e gjyqit live.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka kërkuar Gjykatës Administrative që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj të mos legjitimohet si paditës në procesin ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado. Kryebashkiaku kërkon anulimin e dekretit të presidentit që e emëroi Dadon prokuror në 2008 pa shkollën e Magjistraturës. Pas kërkesës së KLP-së, Veliaj i cili ishte edhe vetë i pranishëm në seancë, i kërkoi Gjykatës që të njihet me prapësimet e KLP-së dhe për këtë arsye seanca u shty për më datë 19 qershor ora 14:00.

Veliaj mbërriti në Gjykatë ndërsa në duar mbante një libër të titulluar “Mos digjni askënd në turrën e druve sot”, që duket më shumë si një mesazh politik ndaj procesit të tij me të cilin përballet që prej shkurtit 2025. Edhe fjalën e tij, e përqendroi tek akuzat se është përballur me një sulm frontal dhe të pandalshëm politik, mediatik dhe juridik që arriti deri në heqjen e lirisë personale dhe moslejimin e ushtrimit të mandatit si kryebashkiak i Tiranës.

- Publicitet -

“Edhe pasi fitova formalisht mandatin tim në Gjykatën Kushtetuese, pas një përpjekjeje tjetër për ta shfuqizuar atë, unë vijoj të mbahem me këmbëngulje në paraburgim dhe izolim, ndërkohë që vetë ligjshmëria e burimit të atij pushteti penal ndodhet sot përpara kësaj gjykate për shqyrtim”, tha Veliaj.

Si Veliaj, ashtu edhe avokati i tij mbrojtës, Plarent Ndreca thanë se KLP po përpiqet të mbyllë procesin në rrugë procedurale në mënyrë që gjykata të mos e shqyrtojë themelin e çështjes. Ata flasin për një “harmoni institucionale” për të mbrojtur Dadon, nisur edhe nga fakti se mbrojtja e Prokurorit dhe KLP pretendojnë se Veliaj nuk është palë legjitime që ta ngrejë çështjen në Gjykatën Administrative.

“Vetë ky gjykim, ku ndodhemi sot, është një tjetër provë e këtij paradoksi absurd. Sepse edhe sot pala përballë, në thelb, nuk kërkon që gjykata të shqyrtojë pretendimin tim në themel. Kërkon që gjykata të mos hyjë fare në themelin e çështjes. Kërkon që Ju, zoti Gjyqtar, të mos shqyrtoni ligjshmërinë e pushtetit që është ushtruar mbi mua dhe mbi institucionin që unë përfaqësoj”, vijon Veliaj.

“Duket sikur ka harmonizim institucional e duan të mbrojnë me çdo kusht Dadon. KLP është organi më i interesuar për të vërtetën, KLP duhej të bëhej me ne palë në padi për të verifikuar nëse Dado ushtron autoritetin në bazë të kushtetues. Ajo që thuhet në gjyq është fakti që këta kanë harmonizim për mbrojtën që i bëjnë Dados”, tha Ndreca.

Veliaj tha se tashmë e gjithë Shqipëria e di që Ols Dado nuk është prokuror por ai po mbrohet në errësirë. Për këtë kryebashkiaku kritikoi ashpër KLP-në e cila sipas tij duhet të ishte e interesuar të zbardhej e gjithë çështja për të mbrojtur emrin e vet por bën të kundërtën.

“Unë vijoj të mbahem me këmbëngulje në paraburgim dhe izolim, ndërkohë që vetë ligjshmëria e burimit të atij pushteti penal ndodhet sot përpara kësaj gjykate për shqyrtim”, theksoi Veliaj.

Gjyqi më pas vijoi edhe 50 minuta të tjera, me avokatin e Veliajt që kërkoi verifikimin nëse përfaqësuesja e KLP-së kishte autorizim nga ky insitucion kolegjial për të mbajtur qëndrimet që ai i quajti identike si i padituri Ols Dado.

Për mediat avokat Ndreca tha se vetë përfaqësueja e KLP e pranoi se nuk ka pasur një mbledhje dhe vendimarrje të institucionit për këtë çështje, ndërsa edhe një herë akuzoi se ka një ‘harmonizim institucinal’ në mbrojtje të Dados.

“KLP duhej të bëhej me ne në padi për të verifikuar nëse Dado e ushtron autoritetin në bazë të Kushtetutës. Ajo që thuhet në gjyq është fakti që këta kanë harmonizim për mbrojtjen që i bëjnë Dados”, tha Ndreca.

Seanca u transmetua direkt vetëm pak minuta, pasi gjyqtari Hazbi Balliu refuzoi kërkesën e Veliajt që i gjithë gjyqi të jetë LIVE. Balliu pranoi kërkesën e avokatit të Dados dhe KLP-së dhe vendosi që me kamera të transmetohet vetëm hapja e seancave dhe momentet kur jepen vendime, të ndërmjetme ose përfundimtare.

Në mbështetje të Veliajt në seancë shkuan një numër i madh artistësh, përfshirë edhe aktorin Robert Ndrenika.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    May 8, 2026 at 4:40 pm

    Or po qendrojnew ato 13 akuzat e Prokurorit Ols Dado kunder Velise per vjedhje dhe korrupsion ne bashkepunim me gruan dhe ca Lushka,Bushka?Me kete te merret Gjykata jo me Diplomen me 5-6 te Ols Dados,Se me Diplome Juridiku behesh jo prokuror,por edhe kryeminister.Se Ay qe kemi me diplome vizatimi i jep mend gjithe Botes.

    Reply
  • I paemer says:
    May 8, 2026 at 5:32 pm

    Artisti i mashtrimit, Erion Veliaj, pati sot bekimin e disa artisteve qe lujten nje skene si gjyqtare. Meqe ishte Ndrenika ne kete skene e pas tij investitori strategjik i Portokallise, Paja, me lindi pyetja: kush deshi ta sulmonte Drejtesine me kete shpure?
    Sigurisht dikush nga bota e artit per ta njollosur edhe ate.
    Fali o Zot, se nuk dine cfare bejne!

    Reply
  • Xha jaho says:
    May 8, 2026 at 9:32 pm

    Ai qe kerkon drejtesi duhet te jap drejtesi, pra ky Dado nqs nuk i lejohet te jet prokuror perse nuk jep doreheqje !? 🤮🤮

    Reply
  • Jovan Bregu says:
    May 8, 2026 at 9:35 pm

    O Dadooo, Si mund te perfaqsoj drejtesine njeri qe ska te drejte te jete ne ate karrige. Te kthehet ne zyren e noterit se do marre me qafe dynjane.

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    May 8, 2026 at 9:56 pm

    Pirati u be Pape, Dado i be Prokuror Special. Dado nuk ka legjitimitet te denoje Kryetarin e Bashkise me te madhe ne Shqiperi. Hiqeni dhe ne vend te tij lini Prokurorin e shquar te SPAK-ut, Altin Dumanin dhe Lali Eri te marre denimin e merituar.

    Reply
  • nastradini says:
    May 9, 2026 at 6:47 am

    MIRE OLSI DADO ESHTE SIPAS LALI ERIT “FUKS, QEROS, PABUKS, VIOLINIST”, PO ALTIN DUMANI CFARE ESHTE?

    sepse:

    Firma e ish – Kryetarit te SPAK rendon me shume ne urdherin per arrestimin e hajdutit Erion Veliaj, qe nuk tregon cfare ka ndodhur me qindra milione dollare USD te vjedhur te inceneratori i Tiranes, por perpiqet me hajdutin tjeter Plarent Ndreca t’i shpetoje Drejtesise me finte enveriste, duke e vertitur bythen si “Kurvat ne bordello”.

    Reply
    • Aldrin says:
      May 9, 2026 at 1:46 pm

      Enveri nuk kishte finde te tilla, perkundrazi, ta hiqte koken per pak dollare, jo me qindra milionat e Erjonit e te Ballukut. Dhe ate Piken e Vogel te Kumbaros, do ja kish shperthyer ne kerthize gjithe llumit Rilindas dhe Pedhjerist

      Reply
  • Aldrin says:
    May 9, 2026 at 2:32 pm

    NE burg te kalbesh, qen bir qeni. I keni futur duart ne xhepin e popullit, dhe keni vjedhur e vidhni si qener te terbuar.
    Me gjithe bushtrat qe keni ne shtepi.
    Maskarenj te ndyre. Beni dhe lojera fjalesh me legjitimitetin.
    Plera te pafytyre

    Reply
  • capi says:
    May 9, 2026 at 4:16 pm

    Po mire e kane, perse i lihet hapesire juridike ketij. Apo ndodh si ajo shprehja qe thote inglizi “I do because I can”. Se ka leke te pagoj avokate per turli gjyqesh. Nuk kuptoj perse gjykata e morri persiper ta gjykoj. Krijohet nje precedent, ku dhe nje xhepist urbani mund te kerkoj te rishikoj proceduren e emerimit te prokurorit. A jemi te barabarte para ligjit?

    Ku do te arrij? Gjyqi i ketij eshte shteti shqiptar vs. Veliaj. Kjo nuk eshte nje padi civile, ku pale medoemos duhet te jete Dado. Sikur te dy prokuroret te hiqen, cfare do te ndodh? Dosja do jete aty. Do vij nje tjeter, nga 60 mije do heqi 30 mije flete qe ky i gjykon personale. Cdo behet me te tjerat do mbyllet ceshtja?

    Si po ndodh keq perdorhen resurset. Dhe dalin e bertasin pastaj, qe gjyqet shkojne me vite, na eshte rritur numri i te paraburgoseve. Te punoj gjykata 24 ore ne dite dhe nuk mbyllen.

    Reply
  • Mapo says:
    May 11, 2026 at 9:43 am

    O Gjykata!Perse e llastoni kete hajdut?Perse beheni Skene Teatrale per kapriciot e nje hajduti,qe i shmanget Gjykimit te drejtperdrejte nga akuzat e SPAK,me lloju lloj gjyqesh kushtetuese,administrative,Apelative!
    Seancen e kaluar pretendoi se do te ngreje gjyq kunder prokurorit Ols Dado,se per shkak te tij e shoqja ka deshtuar dy here.
    Nje seance me pare ngriti Padi se SPAK nuk i kishte derguar Akuzen me fashikuj,se nuk kishte para te printonte diskun elektronik.
    Gjykatat e shumta(gjykata apelit,gjykata Larte,GjykaTA Administrative,Gjykata Kushtetuese),duke pranuar padite e shumta te ketij rrufjani,po behen bashkepunetore ne delegjitimimin e Gjyqit Themelor,qe ka ky me SPAKUN.

    Reply
  • GA COLIA says:
    May 11, 2026 at 8:11 pm

    PERSHENDETJE JEMI NE NJE KOHE KUR HAJDUTET NUK JANE FUTUR BRENDA NJE PJESE E HAJDUTEVE MILITANTE KANE KERKUAR AZIL POLITIK SI NJE ” ISMAIL HOXHA ” SUEDI DHE TE TJERE , DHE NJE PJESE E PENSIONISTEVE ISH SIGURIMSA NE KOHEN E ENVERIT NUK KANE DHENE LLOGARI E TE TJERE ME REKORDE KRIMINALE ME AMNISTI ETJ

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  • Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, plagosen pasagjerët

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?