Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Pafytyrësi pa shoq në histori”, analisti komenton turmën e Berishës te Bashkia dhe këndon: “Moj Serbi ta prisha murin, të solla naftën dhe vajgurin!”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > “Pafytyrësi pa shoq në histori”, analisti komenton turmën e Berishës te Bashkia dhe këndon: “Moj Serbi ta prisha murin, të solla naftën dhe vajgurin!”
KomenteLajmi i fundit

“Pafytyrësi pa shoq në histori”, analisti komenton turmën e Berishës te Bashkia dhe këndon: “Moj Serbi ta prisha murin, të solla naftën dhe vajgurin!”

Published: May 1, 2024
Shpërndaje

Analisti Viktor Malaj komenton sot në një shkrim në gazetën DITA edhe atë që po ndodh në Bashkinë e Tiranës.

“Guximi me të cilin një tufë grabitësish dhe shpërdoruesish të qindra miliona eurove po sfidojnë, dje dhe sot, moralin popullor dhe sistemin e drejtësisë është këmbanë alarmi për çdo mendje normale dhe ndërgjegje qytetare. Guximi dhe pafytyrësia për të shkuar brenda dy orëve nga trotuari ku ke thërritur për lirimin nga arresti shtëpiak dhe pafajësinë e “të madhërishmit, presidentit të përgjithshëm” Sali Berisha, i akuzuar juridikisht për korrupsion dhe politikisht i shpallur non-grata nga Perëndimi si “minues i demokracisë dhe përkrahës i korrupsionit madhor“, tek sheshi para bashkisë për të kërkuar dorëheqjen dhe burgosjen e kryetarit të Bashkisë, pse i janë arrestuar dy drejtorë, janë të përmasave astronomike dhe nuk njohin shoq në histori” – shkruan Malaj.

Ai ironizon edhe vetëlakimin e Berishës dhe Metës si “patriotë”.

- Publicitet -

“Ata shkojnë deri atje sa të pretendojnë se po “persekutohen” për shkak të atdhetarizmit të tyre, se kanë penguar planet për ndarjen e Kosovës (S. Berisha) apo për ruajtjen e sovranitetit kombëtar (I. Meta). Merreni me mend tani që ata të cilët furnizuan Serbinë me naftë gjatë embargos ndërkombëtare të viteve ’90; ata që, në të njëjtën kohë, burgosnin  drejtuesit e UÇK-së; ata që dolën kundër Marrëveshjes së Rambujesë; ata që mbollën jugun e vendit me varreza ushtarësh grekë dhe që miratuan qëndrimin e përhershëm në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare të një prifti grek; ata që bënë një Marrëveshje antikushtetuese për Kufijtë Detarë me Greqinë dhe që i ofruan popullit të Himarës për drejtues pushteti një terrorist shqiptaro-grek i cili kishte shpallur detyrë parësore të pushtetit të tij  “helenizimin e Himarës” pretendojnë sot se po martirizohen si atdhetarë të pashoq.

“Patrioti” Ilir Meta njoftonte se do “Të hapim Konventën Kombëtare me këngën “Për ty Atdhe” me djalin e Mentor Xhemalit dhe e mbyllim në mbrëmje tek “Rruga e Shpresës” me këngën “Moj Serbi murin ta prisha, se më thonë Sali Berisha“. Në fakt, vargjet e këngës së krijuar nga lumpeni duhej të ishin: Moj Serbi ta prisha murin (e embargos), të solla naftën dhe vajgurin!

Nuk do shumë mend për të kuptuar cinizmin e këtyre pretendimeve të atdhetarëve të vetëshpallur që vetëkrahasohen për atdhedashuri dhe trimëri me heronj si Avni Rustemi, Vojo Kushi etj., të cilët vdiqën fukarenj për atdheun dhe jo për të pasur dhjetëra vila e llogari bankare si këta “atdhetarët” e sotëm” – shkruan Malaj në editorialin në DITA që mund të lexohet i plotë KËTU.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?