Nga Viktor Malaj
“Do të ishte marrëzia më e madhe të pretendosh se njerëzit të cilët, për mijëra vjet, kanë pasur pushtetin për të na poshtëruar, zhvatur dhe shtypur pa iu hyrë gjemb në këmbë, do të bien dakord tani që, me mirësjellje, të pranojnë të jenë të barabartë me ne” – Zhan-Pol Marat (Teoricien politik dhe shkencëtar francez i shek. të 18-të)
Ajo që po ndodh tani me një pjesë të politikës shqiptare është shumë domethënëse për të kuptuar moralin e tyre të zvetënuar, psikologjinë arkaike dhe hipokrizinë e tyre olimpike. Por, mbi gjithçka, për të kuptuar se pretendimet dhe propaganda e pareshtur 34-vjeçare se në sistemin politik ku kemi hyrë janë të gjithë të barabartë përpara ligjit është një mashtrim të cilin realiteti nuk përton ta përgënjeshtrojë çdo ditë.
Në fillim të viteve ’90 këta palaço, demagogë dhe hajna të paparë, dolën nëpër tribuna, sheshe e rrugë duke mallkuar gjithçka të kaluar dhe duke i bërë karshillëk shqiptarit të thjeshtë, shqiptarit punëtor dhe shqiptarit familjar me pretendimet se ata që nuk iu bashkoheshin çetave të tyre politike dhe nuk miratonin erën e qelbur të fjalorit dhe diskursit të tyre pushtetndjellës, nuk ishin demokratë, as përparimtarë e as atdhetarë. Këto cilësi të vyera i zotëronin vetëm ata, dhe ne të tjerët duhej të falënderonim Perëndinë që na i solli nga ndonjë “planet i panjohur” për fatmirësinë tonë dhe ardhmërinë kombëtare.
Mirëpo koha dhe jeta vërtetuan krejt të kundërtën e pretendimeve të tyre dhe të “autobiografisë” së tyre. Pasi populli i njohu dhe filloi të mos iu besonte më fjalëve me premtime të gënjeshtërta dhe, rrjedhimisht, të mos i votonte në shumicë, këta sharlatanë nisën të vënë në jetë serinë e dytë të karshillëkut kundrejt popullit. Përpunuan dhe vunë në zbatim metodat dhe mjetet e falsifikimeve dhe dhunimeve të proceseve zgjedhore duke na dhënë të kuptojmë se, pavarësisht dëshirave, gjykimeve, vlerësimeve dhe votës tonë, ata do të rrinin në pushtet përjetë.
Në serinë e tretë të karshillëkut kundrejt popullit shqiptar, këta njerëz të paskrupuj nisën të na pështyjnë në fytyrë me emisione televizive që na tregonin vilat e tyre moderne, me dhjetëra dhoma dhe banja edhe për qentë e macet, me apartamente luksoze aty-këtu, në mal e në fushë, në qytete e bregdete, ndërsa shumë shqiptarë ishin të pastrehë apo iknin (dhe ikin) nga sytë këmbët në vendet perëndimore për të shpëtuar nga realiteti shqiptar.
Seria e katërt vetëdemaskuese dhe më domethënëse e karshillëkut antipopullor po shfaqet tani kur, si rezultat i njëfarë reformimi të sistemit të drejtësisë, disa, fare pak prej tyre, po thirren në prokurori dhe gjykata të japin llogari për një përqindje shumë të vogël të bëmave kundërligjore, të shpërdorimeve dhe përvetësimeve të pasurisë popullore dhe veprave të tjera korruptive.
Në këto momente, përveç demagogjisë, doli në skenë edhe më dukshëm prepotenca, mospërfillja, zemërimi dhe kërcënimi ndaj organeve të drejtësisë. Deri tani, drejtësia kishte qenë “e tyre”, kishte fytyrën dhe moralin e tyre. Ata ndiheshin të paprekshëm dhe sistemi i drejtësisë shërbente si çekiç kundër të tjerëve dhe si koracë (parzmore) mbrojtëse për ata vetë. Jo vetëm nuk pranuan t’iu përgjigjen thirrjeve të drejtësisë dhe ndjekjes së procedurave ligjore të hetimit dhe gjykimit si çdo qytetar tjetër, por nisën batarenë e fyerjeve, shpifjeve dhe kërcënimeve ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që i hetojnë e gjykojnë. Duan të na tregojnë se nuk janë si ne, se janë mbi ne, mbi shtetin, mbi ligjin, se janë vetë Zoti në tokë.
Gjithë sjellja e tyre, sidomos e treshes Berisha-Meta-Kryemadhi, dëshmon se ata as e kanë menduar ndonjëherë veten të barabartë me të tjerët dhe as pranojnë të trajtohen si qytetarë të barabartë. Në përpjekje për të mashtruar turmat lehtësisht të manipulueshme, ashtu siç kanë vepruar prej 34 vitesh, fajësojnë herë kundërshtarin politik brenda vendit dhe herë të tjera “komplotin” ndërkombëtar sorosian apo amerikan për gjendjen e tyre aktuale juridike dhe asnjëherë nuk pranojnë të shkojnë përpara organeve hetimore e gjyqësore për të dhënë shpjegime të argumentuara për akuzat që iu bëhen dhe të paraqitin prova e fakte që vërtetojnë konkretisht dhe juridikisht kundërshtimet e tyre publiko-politike.
Kapadaillëkun, fodullëkun dhe arrogancën e tyre të skajshme i shoqërojnë me fjalorin e “trimave legjendar” thellësisht të paqytetëruar që bind çdo njeri të arsyeshëm se çfarë njerëzish të padenjë na kanë qeverisur e sunduar dhe sa mendjelehtë jemi treguar duke iu besuar fatet e vendit e të popullit dhe duke i veshur ata padrejtësisht me një aureolë lavdie krejtësisht të rreme. Madje, ata shkojnë deri atje sa të pretendojnë se po “persekutohen” për shkak të atdhetarizmit të tyre, se kanë penguar planet për ndarjen e Kosovës (S. Berisha) apo për ruajtjen e sovranitetit kombëtar (I. Meta).
Merreni me mend tani që ata të cilët furnizuan Serbinë me naftë gjatë embargos ndërkombëtare të viteve ’90; ata që, në të njëjtën kohë, burgosnin drejtuesit e UÇK-së; ata që dolën kundër Marrëveshjes së Rambujesë; ata që mbollën jugun e vendit me varreza ushtarësh grekë dhe që miratuan qëndrimin e përhershëm në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare të një prifti grek; ata që bënë një Marrëveshje antikushtetuese për Kufijtë Detarë me Greqinë dhe që i ofruan popullit të Himarës për drejtues pushteti një terrorist shqiptaro-grek i cili kishte shpallur detyrë parësore të pushtetit të tij “helenizimin e Himarës” pretendojnë sot se po martirizohen si atdhetarë të pashoq. “Patrioti” Ilir Meta njoftonte se do “Të hapim Konventën Kombëtare me këngën “Për ty Atdhe” me djalin e Mentor Xhemalit dhe e mbyllim në mbrëmje tek “Rruga e Shpresës” me këngën “Moj Serbi murin ta prisha, se më thonë Sali Berisha“.
Në fakt, vargjet e këngës së krijuar nga lumpeni duhej të ishin: Moj Serbi ta prisha murin (e embargos), të solla naftën dhe vajgurin! Nuk do shumë mend për të kuptuar cinizmin e këtyre pretendimeve të atdhetarëve të vetëshpallur që vetëkrahasohen për atdhedashuri dhe trimëri me heronj si Avni Rustemi, Vojo Kushi etj., të cilët vdiqën fukarenj për atdheun dhe jo për të pasur dhjetëra vila e llogari bankare si këta “atdhetarët” e sotëm.
Sali Berisha shfaqet çdo natë nga ballkoni i shtëpisë së vet me pamjen e kufomës që del nga frigoriferi i morgut dhe, pasi fyen e kërcënon sistemin aktual të drejtësisë, iu premton nja njëqind shpirtrave të vdekur që luten tek trotuari poshtë dritares së tij fitore të shpejtë (“edhe dy ditë na ndajnë nga fitorja e madhe”).
Nuk beson mendje-e shpirtvdekuri në atë që thotë, por besojnë mendjevarfërit në ato që dëgjojnë. Pastaj, kur e shikon që qëndrimet e tij nuk miratohen nga asnjë kancelari perëndimore, iu drejtohet ambasadave të këtyre të fundit duke i “sqaruar”: Zemërimi ynë është për qindra miliona të vjedhura (këtë e thotë kumbara i qindra privatizimeve të paligjshme, i 230 milion eurove të firuara vetëm në Rrugën e Kombit dhe personi i shpallur non grata nga qeveritë Anglo-Amerikane për korrupsion madhor- V.M.); për shkatërrimin e pluralizmit (e thotë autori i burgosjes së kryetarit të dikurshëm të opozitës, të shpallur “i dënuar politik” nga Perëndimi, autori i rrahjeve, burgosjeve dhe vrasjeve të kundërshtarëve politikë dhe gazetarëve, si dhe i shpalluri non grata si “minues i demokracisë”- V.M.); zemërimi ynë është për shkatërrimin e drejtësisë (e thotë ideatori i Shkollës së Plepave dhe regjisori i drejtësisë së kalbur që e bëri të pashmangshme Reformën në Drejtësi- V.M.); për rrënimin e zgjedhjeve të lira (e thotë ideatori dhe regjisori i dhunimit të zgjedhjeve të majit 1996, falsifikimit të atyre të 2009 dhe atyre lokale për Tiranën në 2011- V.M.); autoritetet italiane të marrin masat më të forta të sigurisë për gazetarët e RAI3 për t’i mbrojtur nga ndonjë sulm plotësisht i mundshëm hakmarrës i mafias shqiptare që kontrollohet nga Edi Rama (e thotë regjisori i djegies së redaksisë së gazetës “Koha Jonë” dhe i burgosjes, rrahjes dhe gjymtimit të gazetarëve M. Leka., A. Frangaj, Z. Dule, B. Lala ) etj. etj.
Ndërsa Ilir Meta, duke u kacavjerrë nëpër hekura e pemë, për të na provuar forcën fizike të shimpanzesë, pasi atë morale s’e fiton dot më, ashtu si Berisha që thoshte se mosha e tij është thjesht çështje numrash, a thua se shqiptarët ia kanë hequr vizën për shkak të shëndetit të lig dhe jo të ligësisë morale, i vërsulet SPAK-ut dhe drejtuesit të tij Dumani me një fjalor halabakësh.
Duke i bërë karshillëk atij, por më shumë popullit shqiptar me shprehje të tilla: “Dumani më merr të keqen mua. As më kërcet fare për atë. Po i them Dumanit… pse legen si puna jote jam unë? Injorant! Nuk nxorët mend ju palaço… o Dum Dumani… Dumani të më hetojë dhe unë do e hetoj atë brez pas brezi“.
Për ta shtuar dozën e presionit ndaj organeve të drejtësisë, zotëria që ka qenë kryeministër dhe president vazhdon deklaratat: “Meta është gati t’i bëjë gjyqin SPAK-ut… Unë mbledh dyfishin e 2 marsit përpara SPAK-ut… Ka 300 mijë Vojo Kushë Partia e Lirisë… Ilir Meta nga burgu do ta shkrijë atë celulë kriminale (SPAK-un) o palaço… Një gjë e kam të sigurt: do të jem kryeministri i ri i Shqipërisë, do të bëhem sërish president pas njëzet vitesh… SPAK-u është nën hetim nga unë...”.
Për t’i dhënë më shumë zemër vetes së frikësuar, pohon se “Nuk ekziston asnjë ndërkombëtar në botë që mund të më intimidojë mua“. Para 2-3 vitesh i drejtohej i zemëruar SHBA-së duke u shprehur se “Po deshi të më vrasë Amerika, të gjej rastin kur të jem pas Malit të Dajtit dhe të mos ketë njerëz të tjerë rrotull“. Por një vit më vonë na gajasi me pohimin publik se “Marrëdhëniet e mija me SHBA-në janë të përsosura“. Mirëpo, para dy javësh zotin Dumani e pyeste në mënyrë retorike: “Të kanë thënë ty amerikanët të më fusësh në burg?!”.
Pastaj, gjoja si moskokëçarës, shprehej se “Për atë ‘non-grata’ nuk është problem. Problem është kur të shpall Ilir Meta ‘non-grata’… Vetëm po të më shpallte klubi skocez “Celtic” non-grata do të ndihesha i shqetësuar”. Pra, Meta dhe klubi sportiv skocez janë më të rëndësishëm se SHBA-ja, njësoj si Saliu që thoshte se i mjaftonin trimat e Mamurrasit për ta marrë pushtetin. Të njëjtët kanë për model të njëjtin, Haxhi Qamilin e një shekulli më parë që thoshte se i mjaftonin Peqini dhe Shijaku për të vendosur sundimin.
Këta luftëtarë për ” liri e demokraci ” dhe ” shtet ligjor ” duhet të na tregojnë ne shumicës së popullit, që nuk kemi as pasuri e as pushtet politik dhe as banda politike të vetëshpallur ” vojokushas ” për të rrethuar e sulmuar institucionet e drejtësisë, çfarë duhet të bëjmë dhe si të sillemi kur, për çfarëdo arsyeje, mund të na thërrasë Prokuroria apo Gjykata.
Pa folur për fjalorin e turpshëm të protagonistes tjetër familjare e politike, znj. Kryemadhi e cila deklaroi botërisht: “U them: nuk më rruhet as për burgun, as për SPAK-un!”, duhet vënë në dukje se këta njerëz politikë, ashtu si shumë prej pushtetarëve të sotëm, kanë gjetur shesh dhe bëjnë përshesh, kanë gjetur midis nesh jo pak shëmbëlltyra morale të vetvetes që iu shkojnë mbrapa për të njëjtat interesa vetjake që e përdorën ata pushtetin.
Në kushtet kur pushteti aktual po degradon përditë e më shumë, është fatkeqësi kombëtare dhe pafuqi morale e intelektuale e popullit shqiptar që nuk po arrin të frymëzojë, nxjerrë në skenë dhe përkrahë figura të reja politike, shumë më dinjitoze dhe idealiste se kjo shpurë batakçinjsh të përbuzshëm. Guximi me të cilin një tufë grabitësish dhe shpërdoruesish të qindra miliona eurove po sfidojnë, dje dhe sot, moralin popullor dhe sistemin e drejtësisë është këmbanë alarmi për çdo mendje normale dhe ndërgjegje qytetare. Guximi dhe pafytyrësia për të shkuar brenda dy orëve nga trotuari ku ke thërritur për lirimin nga arresti shtëpiak dhe pafajësinë e “të madhërishmit, presidentit të përgjithshëm” Sali Berisha, i akuzuar juridikisht për korrupsion dhe politikisht i shpallur non-grata nga Perëndimi si “minues i demokracisë dhe përkrahës i korrupsionit madhor“, tek sheshi para bashkisë për të kërkuar dorëheqjen dhe burgosjen e kryetarit të bashkisë, pse i janë arrestuar dy drejtorë, janë të përmasave astronomike dhe nuk njohin shoq në histori.
Këta kanë luftuar, ia kanë arritur dhe po përpiqen ende që Shqipëria të ketë një sistem politik ku ata të jenë sundues të përhershëm, të ketë sistem juridik i cili të shpallë kriminelë kundërshtarët e tyre politikë dhe t’ju sigurojë atyre paprekshmërinë e përjetshme. Jo më kot, Ilir Meta shprehej se “Ne jemi për Reformën në Drejtësi që arreston Edi Ramën“.
Ky është koncepti i tyre për sistemin dhe drejtësinë dhe drejtësinë ” e pavarur “. Edi Rama mund ta meritojë të arrestohet një ditë, por, që Shqipëria të ketë drejtësi dhe shqiptarët shpresë të jetojnë në vendin e tyre, duhet të prijnë këta zotërinj të parët drejt burgut dhe pastaj myteberët dhe sharlatanët e tjerë, djathtas apo majtas. Nuk mund të vazhdohet më me karshillëkun dhe maskarallëkun e një grushti keqbërësish të rrezikshëm. Përndryshe: lamtumirë Shqipëri dhe drejtësi!
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Keta nuk jane udheheqes,keta jane kriminele ordinere qe kane 34 vite qe vetem abuzojne me pushtetin.Nese nuk denohen edhe tani,shoh shume re te zeza ne te ardhmen e ketij vendi.Ka edhe nje gje,Berisha,Nano,Meta, etj u bene te tille se i lejuam ne qe te sundonin per 30 vjet.
Analize brilante , e vertete dhe e hidhur . Por, kujt ja thua ?! A do t’i hyjë mendja ketij populli ? Do ndergjegjesohet ndonjehere e t’u tregoje vendin ketyre maskarenjve ?
O Tore Sdikushishti po nxirre nje here surratin o njeri te te admirojme pamjen e jashtme se hajvanlleqet e trurit t’i lexojme per dite.
Çdo ditë që kalon është sikur të ndjesh gjithnjë e më fort përqeshjen, talljen, përbuzjen, e bile bile dhe kamzhikun e pamëshirshëm magjinar të “përfaqësuesve më të mirë kombit”, të cilët edhe kur u mohohet prezenca, dinë ta gjejnë përmes kacavjerrjes nga dritarja “vendin e merituar” në sallën e kuvendit.
Heshtja dhe symbyllja para karshillëkut që u bëjnë shqiptarëve këta akrobatë cirqesh (majmunat s’janë gjë para tyre) është pak ta quash fatkeqësi kombëtare, po të marrësh parasysh se i ashtuquajturi “moral intelektual” i një populli të sfilitur e të nëpërkëmbur po shkon drejt zeros.
Shkruaju, folu e frymëzoi sa të duash, po në kohëra kaq të turbullta ku përçarja mes qytetarëve ka arritur kulmin, figurinat e reja politike vështirë se do e gjenin terrenin e përshtatshëm për të mposhtur dhe hedhur e kyçur brenda në kazanin e pështymave shpurën e paskrupullt të batakçinjve. Pergëzime për shkrimin, zotni.
E me gjithe vonesen shqiptaret po kthjellohen per te ardhmen e tyre duke u distancuar perdite e me shume nga kapot e hajduterise Saleh&Like hajduti&co ku i kane mbetur fare pak as 100 maskarenj te cilet jane pasuruar me mbeshtetjen e ketyre ose kane gelltitur lugen e çorbes se prishur.SPAK duhet inkurajuar por dhe duhet justifikoje punen e tij e cila me keto ritme do t’i duhen dhe 100 vjet per te denuar apo konfiskuar pasurite e ketyre palaçove .Nuk ka shqiptar te ndershem i cili nuk i di krimet,vjedhjet,tradhetine e Salehut apo Like hajdutit por poshtersia e tyre ka kaluar çdo limit pasi po demtojne te ardhmen e Shqiperise ,eshte e lehte te llogaritet pasuria e tyre pasi jane vetem me rroga administrate dhe sikur t’i marresh 100%t’i kene kursyer perseri llogaria e vilave,llogarive bankare brenda apo jashte Shqiperise nuk del…Prokuroret e SPAK duhet te veprojne shpejt dhe duke u pastruar rruges dhe ata te cilet kane mundur t’i shpetojne rrjetes se vetingut.Meshira ne keto raste nuk duhet te ekzistoje.
Zoti autor,Ti shkruan sa mendjelehte jemi treguar Ne votuesit duke votuar dhe emeruar kryetar parlamenti,zv.kryeminister,President Ilir Meten,qe qenka gangster,rrugac,,edhe spiun,,,e te tjera..
Ilir Meten e kane votuar 100 mije votues..1 Milion votuan Edi Ramen,,.Eshte ky qe mblodhi rreth vetes rrugacet,mafiozet.edhe vrasesit dhe trafikantet e drogave dhe Prostitucionit,,Apo i harrove?Mos do ti kujtoj me emra?
Me votat e Edi Rames u be Ilir Meta president,jo me votat tona!!!
Dhe do ta beje prape.
Nqs.nuk i dalin votat keto zgjedhje, do shkoje prape ne Lalez me ngjala me gjarpera,,Monika do sherbeje kamarjere,se inatii KAPADAINJVE BIE SHPEJT. do kendojne ate kengen :Gjitonen qe kisha prane/Sikur i kam vrare babane,.dhe gjithcka u harrua.
OK,V.Malaj:
-Jam 100 % OK se..Sb,Im,Lb ..janë më të korruptuarit në Shqipëri.Këtë e dinë 90 % të Shqipëtarve e Nd/Kombëtarëve.Por,Ata nuk tërhiqen nga politika..kurrë.
-Edhe SPAK+GJKKO nuk po vepron nga frika ose të kapur prej tyre që në 1992.
-Edhe SHBA që e shpalli Sb non grata ja la në dorë SPAK që po e financon & monitoron,ku ish..A.Kraja i kërkoi DASH FAKTE..FAKTE,Kur faktet janë Aty që nga 2 prilli 1991 Shkodër e deri 21 prill 2021 Elbasan.Pa harruar 21 janarin,Gërdecin,Çez-Dia Lobimet Ruse,Rr.Kombit,Vilat pa mbarim,1997,98,08,09,011..etj,etj.
-Kjo ishte DREJTËSIA E RE QË NA SERVIRI SHBA+BE..? Kur Sb,Im,Mk & eskorta e tyre i quajnë BANDA KRIMINALE..dhe Ata nuk veprojnë..por i lën të lirë të kakarisin si gjeli maje plehut..!?
-Në këtë kushte,populli është shumë i pa kënaqur me drejtësinë e RE(SPAK+BKH+GJKKO),por edhe me Ata që e monitorojnë Atë SHBA+BE.
•Dhe këtë e dëgjoi çdo mëngjes nga telefonuesit në REP.TV,abc Njuz,etj.
• Dhe del se shumë telefonues faisojnë edhe Amerikën,edhe se ka disa kohë pa AMBASADOR NË SHQIPËRI ANTARE E NATO. !
-A ka përgjegjsi QEVERIA E PS PËR KËTË?
-Vetëm 1 herë E.Rama deklaroi se.”.SPAK TË KOSIT 360 GRADË & JO VETËM MAJTAS..” & Ambasadorja Amerikane J.KIM i tha..Larg duart nga SPAK..! Dhe ER ndaloi,por SPAK po vazhdon të kosit me TOP vetëm majtas,në shumë raste pa fakte,ndërsa dhëndrin e Sb Malltezi me mbi 30 pasuri Gjyqtarja Olldashi me konflikt interesi e rehatoi te e bija e Sb-Malltezi në Shtëpi si vet Sb se gjoja është i moshuar,Kur me qindra të tjerë si Ai ndodhen në burg për 1 cigar,kg.hashash,duke mbushur burgjet me të paraburgosur e të pa hetuar e gjykuar me vite.!!
• A i shikojnë Ambasadorët perëndimor këto..!?
• A po vërtetohet se kjo lloi reforme ishte e pasaktë në Shqipëri.!?
• A po dështon SHBA+BE me këtë lloi reforme në Shqipëri..!?
-Mb 80 % e magjistratve i kapi VETINGU shumica për Korrupsion & asnjërit nuk ju SEKUESTRUA PASURIA MARRAMËNDËSE..!!
• Ndaj S.Berisha pretendon se me tu kthyer në pushtet do ti kthej në detyra të korruptuarit e drejtësisë dhe me GJIN GJONËT ( i kthyer në Lezhë në foltore)do të fusi në burg & POSHTËROI SOCIALISTËT & AMBASADORËT E HUAJ,siç ka vepruar si President e KM në vite..!
– Në këto kushte,në Shqipëri duhet të krijohet një GJYKATË SPECIALE ND/KOMBËTARE 5-10 VJET..për sekuestrimin e pasurisë së grabitur të 45 viteve,Plus 34 viteve poshtëruese të TYRE,të mbi 350 mild.$,duke vjedhur,Shitur e shkatërruar mbi 500 nd/Je e institucione të vëndit si askund tjetër në Europën Lindore..!!
-FLM V.M,DITA
Keta mafjoze te pushtetshem do i largoje drejtesia e mbeshtetur nga opinioni i popullit.
Por problemi eshte: Kush do ti zevensesoje?
A ka mundesi te na mashtroje individe con-artista, kameleone, ……, qe do premtojne
gjera te pa arriteshme, qe ja bejne qefin te gjitheve, qe thone vetem fjale me te embela
se mjalti, apo te na thone se do hame me luge floriri?
Popull Shqiptar: Beso USA,BE Perkrah Pa Rezerva SPAK-un qe ndeshet cdo dite me shkerdhokrstet!
O Pikëpyetje ! Iu luta Viktorit ta nxirrte një çikë për hatrin tënd që ta admirosh, siç ia kërkon zotërote, mirëpo ai tha se kjo pikëpyetja dyfishe mund t’ia shtrëngonte aq shumë sa ta merrte në qafë dhe ta linte pa atë të shkretë, domethënë surratin dhe kështu s’do iu bënte më derman pikëpyetjeve të dëshpëruara për….surrat.
Artikull brilant o mendjendritur Viktor Malaj.
E keni degjuar perbindeshin imam haxhi dede sali dumbaba me 40 hajdute kohet e fundit ka filluar te beje thirrje per qeveri teknike. E di mire perbindeshi i vicidolit se 2025 do jete ne vaterlo e dyte per foltoren e vicidolit dhe particken e spiuneve , hajduteve dhe sharevajgave te Jales , pas humbjes apokaliptike te pushtetit me 14 maj 2023 ne 92% te territorit.
Ne 2025 Edi Rama merr mbi 80 mandate dhe triumfon mbi banden e shpellareve me molotov ne dore te udhehequr nga kryegangsteri Muli kacavjerrsi si dhe spiuni Agush 50 lekesh me hanxhar ne dore qe e ka shpallur veten president digital se kur ishte real la nam duke bredhur mal ma mal per te gjetur popullin e 2 marsit.
Nqs Berisha eshte tradhetar i Kosoves,Rama e urren Kosoven. Fakti,qe ky i pari nxitoi te PIKTURONTE Harten e Zajednicave serbe dhe t`ja dergoje Lobit sllav ne Bruksel,si nje Arritje e Madhe,,e ben Ramen me te rrezikshem per Kosoven sesa Berisha.
Ne planin e Brendshem Rama nuk po le ishull,Durres,Butrint,Det e perrenj pa shitur tek te huajtper ta dorzuar Shqiperine ne fund te maneatit te tij,ashtu si e donte Esad pasha ne konferencen e Versajes.
Perpjekje qesharake e ca Viktoreve per te bere Strucin per te mos dashur te shohin se kush po i zhvat e poshteron aktualisht.
Ke nje Kryeminister qe i ka ikur zevendesi ne arrati me nje mal me akuza vjedhjesh mbi kurriz.
Ke nje Kryetar Bashkie ne Tirane qe i arrestohen 5 nga Drejtoret e tij Hajdute e ka zhvatur mbi 100 milion Euro me Inceneratore qe nuk ekziston por qe paguhet perdite per ta ne xhepat e Mafies.
Dhe si njeri si tjetri as skuqen as zverdhen por me surratin Bajga e shurre bashke vazhdojne zvarritjen ne pushtet.
Keni MAFIE ne pushtet or Viktore, e futja e kokes ne rere si struci per te mos e pare vecse ju ben per t’j meshiruar.
Russoi thote qe :”demokracia ekziston atje ku s’eshte askush aq i pasur sa te bleje nje tjeter dhe askush aq i varfer sa te shitet”. Ne kete perkufizim te thjeshte permblidhet e gjithe historia e Tranzicionit shqiptar, ku qe ne fillim u blene Berishet/Metet/Nanot/Ramet &Company per tu bere kryetare. Keta pastaj u bene me para duke ndare prona, influenca, koncensione dhe trafiqe dhe liberta per bandat/banditet/ trafikantet. Pra, me qellim/ me dashje/ me program u krijua baza logjistike e republikes se bananeve, ku rezultatet jane logjike e berjes aq te pasur sa te blesh tjetrin dhe krijimit te asaj varferie kulturale e materiale sa gjen sa te duash persona qe shiten per dy aspra. Per ta nisur nga fundi, Bejlerit, ketij bashibozuku tipik alla turka/alla greka, i mungon kurajo te dale ne shesh e te pohoje se po blinte vota sic eshte bere ne tere fushatat e zgjedhjeve keto 30 vjet. Per analogji, kur Kraksit ne parlamentin italian i kerkuan shpjegime se perse merrte rryshfete miliardere( ne lireta), ky thote se partia per te fituar ne zgjedhje kishte nevoje per fonde ekstra. Njesoj sikur sot ti kerkojne llogari ne parlament Rames Noka, Doshi, Topalli e baterdia e maskarenjve, dhe Rama tu pergjigjet Sic u pergjigj Kraksi; ” Ju po ma futni mua por kjo eshte nje praktike qe e perdorim te gjithe me dekada”. Nejse, kali qe kapet ne grure shin lemin – thote populli. Pra, ky eshte nje sistem i ngritur mbi shitblerjen. Vjedhja eshte sistem dhe shkohet ne maje kur je esnaf per te vjedhur. “Demokracia” shqiptare i hyri detit me varken e shpuar qe ne breg. Eshte kollaj te themi qe sherbimet e huaja e kane praktike te tyren te promovojne njerez te shantazhueshem, perndryshe, s’i mbajne dot ne kontroll. Maksimumi i shpallin non grata kur s’i duhen as qenit apo maces. Qeni i Saliut quhej Rex, mbase Ka ngordhur. Macet e gruas budallaqe te Metes jane shume, rrezik s’ua dine as ata emrat. Po them gruaja budallaqe, se kur rrefente 12 banjot ne televizor u tregua femra me e trashe ne bote. Jo si ndonje rrufjan i sofistikuar, qe kur e ze fotografia perballe oxhakut 20 mije € i shpeton situates duke thene se praktikon pikturen ne studion e nje shoku. Ky eshte sistemi, teresisht jashte kornizes se demokracise qe citonte Russoi. Me kujtohet nje deputete Rudina, por kush ia mban mend mbiemrin. Qe e vetmja qe erdhi nga jashte, pa’ cfare gjelle gatuhej dhe sesi partia ishte kthyer ne objekt ornamental Sic oxhaku ne studion e piktorit, sic parlamenti ishte kthyer ne mejhane qerratenjsh dhe iku. Dorezoi mandatin dhe iku. Nje i njohuri im ka ardhur nga Londra per tu bere deputet. Aq sa eshte rroga e deputetit ne Shqiperi ne Angli i merr asistence. Nje tjeter shok me i afert eshte berishist dhe shkoi te kandidonte ne rrethin e vet. Mu qesh, se ai Ka nje firme te vogel ndertimi ne Angli dhe ta zeme se Ka lexuar Russoin e do bjerre demokracine; a mundet te ndryshoje kete makineri te korruptuar? Varka u leshua ne det me vrima ne shpuara poshte dhe ne ecim perpara duke harxhuar energjine kryesore per te flakur me kova ujin qe hyn brenda. Ndofta nuk jam i afte ta pershkruaj ne zhaner letrar kete situate qesharake donkishoteske, po edhe ne mundsh, kush lexon sot? Njerezit levizin si krimbat ne pleh dhe shembulli i tyre i suksesit jane ata krimbat e shendoshe e te vajosur qe shkelqejne nga fryrja. S’i shqeteson habitati i plehut, por shendoshja dhe shkelqimi. Dumani duhet te perballoje presione te forta, se njeri eshte edhe ai, e fundja ” Ka mbeshtetjen e amerikaneve”…(?!). Keshtu thote shtypi, po ky eshte edhe perceptimi i pergjithshem. Kur gabojne metode amerikanet krijohen Tranzicione si puna e demokracise alla shqiptare. Pa amerikane Dumanit i bie vlera dhe ketu eshte problemi. Sepse Ka aq shume te varfer qe blihen badjava.
VO:
-Tashmë dihet nga çdo adoleshent në klasën e parë se Shqipërinë e kan pasur lakmi Shtetet fqinje që në 1913,ndërsa Greqia më shumë se 200 vite.
-Më e keqa ka kën se shumë Shqipëtar kan dal kundër Shqipëtarve dhe Shqipërisë.Nuk duhet të harrohen bëmat e Esat P.Toptanit,Ahmet Zogut,Ballistëve e kolaboracionistëve me në krye Mit’hat Frashëri,etj që nga 1912-1990 gjat LNÇL & ndërtimit të vëndit më shumë me FORCAT E VEHTA..!
-Por,nuk na i merrte mëndja që pas 1990-tës të kishim një ANTISHQIPËTAR SI SALI RAM BERISHA.!!
-Lind pyetja:
1.A nuk njihej vallë ky personazh i njohur mjek blloku që u vendos në krye të vëndit.!?
• Pikërisht se Sb njihej se sa “dhëmbë e dhëmballë kishte të krimbura në gojë” ndaj u dërgua nga R.Alia në PD,me ndikimin e lobeve edhe përtej oqeanit gjat vizitës Atje.Njëri prej tyre ishte TROPOJANI ELEZ BIBERAJ MBI 50 VITE NË TV-VOA-AMERIKË.Ndërsa Ambasadori Amerikan Rayrson i shkonte nga pas me fjalime standarde për të SULMUAR KOMUNIZMIN E ENVER HOXHËS QË AMERIKA NUK E MPOSHTI DOT NË 45 VITE..!
2- Vall nuk dihej se Sb ishte SPIUN I SHIK-1967,Kur Nexhmie Hoxha nuk e pranoi si mjek pas Enverit pasi kishte një KLEÇKË në dosje dhe,u dërgua pas H.Kapos,S.Tefanit,H.Isait..!
3- Vall nuk dihej se gruaja e Sb- LIRIA(Sllobodanka) e kishte NËNËN SËRBE (Milica)KOLONELE TË UZNO(UDB).!?
4.A nuk ishte Sb që furnizoi S.Millosheviçin me NAFTË, GAZ & ARMË..duke thyer EMBARGON E OKB për të shfarosur popullin Kosovar,kur Sb ka kën kundër RAMBUJES,KOSOVËS SHTET TË PAVARUR,UÇK,I.RUGOVËS,R.QOSES,A.THAÇIT,etj.!?
5.Si ka mundësi që edhe pas shpalljes NON GRATA nga DASH,ANGLIA..BE nuk vepron njëlloi si SHBA,Anglia.?
6.Sb deklaron..” ..Jam Sb unë or budollej..” Se me militantët e Laçit e Mamurrasit e shpartalloi qeverinë e PS..”
7. A nuk puqet kjo me situatën e GRUSHTIT TË SHTETIT 1998,kur S.Millosheviçi e ndihmoi me 20 mil.$ dhe ish KM në ekzil Kosovar BUJAR BUKOSHI me 400 mercenar më shumë Sërb mori pjesë në grushtin e Shtetit..pas vrasjes së A.Hajdarit të nxjer në pritë nga Sb..!
• Pse nuk hapen DOSJET E SPIUNËVE,kur Ilir Meta doli zbuluar me shokun që kishte spiunuar..!?Por,sa ka si ky..?
8.Sb & Im po sulmojnë ashpër KB Erion Veliaj deri për ta VARUR TE DHESHI..me qëllim që të spostojnë vënëndjen nga 21 JANARI ( me detyrim nga GJ.NDËRKOMBËTARE),GËRDECI,ÇEZ-DIA,KL.PARTIZANI,LOBIMET RUSE,AFERAT ESTETIKE,VILAT PA MBARIM EDHE JASHTË VËNDIT..etj.
9.Në kushtet e sulmit të ashpër ndaj SPAK+GJKKO duke e quajtur BANDË KRIMINALE TË E.RAMËS(në fakt kundër SHBA+BE),si mundet tu sekukuetrohe PASURIA DHE TË ARRESTOHEN VIPAT 34 VJEÇAR NË SHQIPËRI..?
-FLM
Shoku Viktor tashme je bere i lodhshem me artikujt kilometrike per te nxjerre cullak Berishen, Liken e ndonjehere coku i hedh ndonje kritike dhe Edit por per lali Erin nuk ke shkruar ende gje! Mos je gje i zene duke mbjelle peme bashke me te? Per Ardit Gjoklajn te del koha te shkruash si per ata te shkretet e 21 janarit? Po per keta djegesat imagjinare keshnje ndonje llaf? He te keqen zografise njecke dhe per kete “punetorin e madh” me ceten e tij alibabiste. Mos e bej edhe ti si ceshtje kolegesh me ata te SPAK-ut.
Ne ka Maskarallek ne kete Shqiperi,
eshte kjo Banda Rama e qeverisja e tij,
fukaralleku e maskaralleku nga Vermoshi ne Dervican,
e kemi peshqesh nga qeveria e ketij Rames sharlatan,
u zbraz Shqiperia nga ky fukarallek-maskarallek mullar,
nga kjo qeveri e Rames me sorollop zuskash e zuzar.
Pertej metafores, me shprehjen “hipokrizi olimpike” ke thene nje te vertete olimpike.
Oratoret, avokatet e politikanet ne Greqine e vjeter mbanin per idhull te tyre Hermesin(zot i Olimpit)
Ç’Zot ishte? Heren e pare qe doli nga shtepia (diten e dyte te lindjes) vodhi lopet e xhaxhait, Apollonit. I akuzuar nga xhaxhai, Hermesi reagon para Zeusit keshtu: Te betohem per koken tende baba, nuk vjedhur asgje. Apoloni shokohet ndersa Zeusi impresionohet. Pikerisht nje zot i atille hajdut, genjeshtar dhe mashtrues i mungonte ne Olimp.
Dhe ky zot u shperfaq qysh diten e pare te demokracise.
Jam stepuar nga nje rrebesh pikepyetjesh kur Berisha, me nje ekzaltim orgazmatik na dha kumtin e te “bukures te dheut” (te “Aferdites”) para tre dekadash.
Dhe ndodhi tamam si ne mitologji. Hermesi, fale oratorise, artit te tij joshes e manipulues, arriti te flirtoje me Afroditen, gruan e xhaxhait – Hefestit.
Ne nuk na lane me e pare as me sy “Aferditen” (te bukuren e dheut) qe na premtuan shkerrdhataret e saj, por vetem produktin e dhunimit dhe te perdhunimit qe i bene asaj. Tamam ate produkt qe lindi nga flirti i Hermesit me Afroditen, që quhet Hermafrodite. I bukur imazhi femeror i Hermafrodites mbi brez e siper, por nen fustan poshte barkut ka te rezervuar per ne organ mshkullor te Hermesit: “HAJDARIN”.
Korregjoj nje lapsus. Hefesti nuk eshte xhaxhai i Hermesit, por vellau i tij. Pra zoti “politikan” (hajdut, genjeshtar, mashtrues e manipulTor) i Olimpit Hermesi shkerdhen dhe gruan e vellait.
Dudumi na informoj se sipas Russoit:
Demokraci të kulluar nuk ka për të patur kurre, sepse gjithmonë do ketë njerëz të pasur dhe të varfër nga pikpamja relativite edhe sikur ti plotësohen kushtet e mjaftushme të egzistences.
Por është fatkeqësi kur shikon politikanë sharlatane që kanë shitë e grirë që ankohen se jeta e tyre është shum e vështirë se në Shqipëri nuk ka demokraci normale.
Por çfarë duan ato që të ndjehen mirë?
Ato duan demokraci jo funksjonale, pra anarki, të kundërtën demokracisë. Plehra te tilla i shikojmë jo rrallë në platformat televizive.
Dudumi inteligjent kërkon qe anija shqiptare të mos mbytet dhe gjitha vrimat e të carat të mbyllen.
Por ato që duhet t’a mirëmbajnë anijen e kanë mëndjen si të pasurohen, nuk bëjnë punën për të cilën paguhen, dhe lejojnë që vrimat e vogla te zmadhohen dhe carjet, plasaritjet te shtohen.
Këto individë janë armiqt më të rrezikshëm të Shqiperisë e popullit shqiptar dhe duhet shkulen nga rrënjët.
Marr përsipër të bëj një korigjim autorit për një thënje të Ilir Mmetës, e cila duhet deshifruar. Kur Ilir Meta thotë Partia e Lirisë (nënkupto partia e hajdutëve e Ilir Metës) ka 300 000 Vojo Kushë do të thotë: Partia e Lirisë e Ilir Metës ka 300 000 hajdutë! Nuk e di a janë vetëm hadutët e Mmetës apo me të Saliut, por kjo nuk ka rëndësi. E bëra këtë përkthim për ata, që akoma shkojnë poshtë dritares së hajdutit e kriminelit tjetër Sali Berisha. Nga burime të paidentifikuar pritet të botohet libri i ri “KRIMINELI I KATIT TË TETË”-v[llimi i parë dhe vëllimi i 2- KRIMINELI BËHET HERO, SE HIDHET NGA KATI I 8-TË.