Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pagesë nën dorë për ekon, arrestohet mjeku në Fier, i gjenden 60 mijë euro në shtëpi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pagesë nën dorë për ekon, arrestohet mjeku në Fier, i gjenden 60 mijë euro në shtëpi
KronikeLajmi i fundit

Pagesë nën dorë për ekon, arrestohet mjeku në Fier, i gjenden 60 mijë euro në shtëpi

Published: November 1, 2025
Shpërndaje

Një mjek imazherist në spitalin e Fierit u arrestua pasi iu merrte ryshfet pacientëve për të kryer ekot. Arrestimi u krye pas një hetimi 4 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit.

Ndaj mjekut Gëzim Taullaj rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas policisë, mjeku u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Gjatë orarit të punës ai vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier.

- Publicitet -

Policia i ka gjetur në banesë 66-vjeçarit edhe një shumë prej rreth 60 mijë eurosh. Paratë ishin të valutave të ndryshme, 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollarë që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një hetimi 4-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, operacioni policor i koduar “Imazheria”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.929 datë 01.07.2025, për veprën penale të dyshuar “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, hetim i cili pas 4 muajsh u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit G. T., 66 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek imazherist në spitalin rajonal Fier.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale.

Gjithashtu, ky shtetas, shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • K R says:
    November 1, 2025 at 11:04 am

    Kur ha Ballukja 60 milion do haj dhe ky mortja 60 mij
    Peshku qelbet nga koka
    Apo jo o Ethem Lala?

    Reply
  • Tellalli says:
    November 1, 2025 at 11:39 am

    Ashtu është more KR , shkurtim i fjalës KARË .

    Reply
  • Ela says:
    November 1, 2025 at 11:59 am

    Tellall
    Te djeg?
    Ballukja edhe parate e tua ha

    Reply
  • SPAK says:
    November 1, 2025 at 12:12 pm

    Eshte injorance dhe mediokritet qe shume juriste flasin si gazetare dhe keta si juriste! Keta jane njerez te shitur tek Saliu! Si mundet qe njeriu shqiptar eshte kaq i vogel, kaq i poshter dhe kaq fshataresk! Kjo media eshte poshtersi,krim!

    Reply
  • ILIR says:
    November 1, 2025 at 7:07 pm

    Perse shkoni kaq larg ,deri ne Fier ? E keni ketu ne mes te Tiranes. Mjeku i ekos tek ambulanca 9 ne Tirane e ka norme 10 mije lekeshin per eko,me pak nuk pranon. ( behet fjale per mjekun Tropojan )

    Reply
  • Lindita says:
    November 2, 2025 at 12:02 am

    Eshte edhe nje doktor ne spitalin ushtarak qe quhet Rrushan Mehmeti I cili me parate qe I ka vjedhur te semureve ka blere 4 apartamente, ka ndertuar ne Barmash te Ersekes nje hotel disa kate ne vkere 500.000 euro, ka dhe vajzen ne Amerike me studime qe paguan 100.000 dollare ne vit… SPAK DUHET TA HETOJE…!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 200-300 euro për një votë, SPAK pushon hetimin për dy kandidatët e Tom Doshit
  • Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit
  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

Komentet e Fundit

  1. Dajti on “Diella” është një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. Anonymous on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  3. Hysen Likaj on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  4. Replikuesi on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  5. Turisti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?