Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pak ditë pasi u liruan, “spiunët” rusë dalin sërish në terren, kapen duke fotografuar në Surrel
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pak ditë pasi u liruan, “spiunët” rusë dalin sërish në terren, kapen duke fotografuar në Surrel
KronikeKryesore

Pak ditë pasi u liruan, “spiunët” rusë dalin sërish në terren, kapen duke fotografuar në Surrel

Published: June 16, 2023
Shpërndaje

“Timofeeva dhe Alpatov janë dy rusët, të cilët edhe pse me “detyrim paraqitje” pas historisë së spiunazhit në Gramsh mbahen nën vëzhgim nga autoritetet ligj zbatuese. Menjëherë sapo janë lënë të lirë, ata i janë rikthyer sërish pasionit të fotografisë me ushtrinë dhe bazat ushtarake. Kësaj here në zonën e Dajtit në afërsi të Surrelit aty ku rastësisht është dhe shtëpia e kryeministrit.”

Dy ditë më parë Timofeeva dhe Alpatov u ndaluan nga shërbimet e policisë duke ecur në afërsi të këtyre bazave në zonën e Dajtit dhe u shoqëruan për në komisariatin numër 4 dhe u morën në pyetje për disa orë.

Mësohet se në celularët e tyre u gjetën foto të tjera të bazave dhe disa automjeteve ushtarake të cilat u morën nga hetuesit ndërsa më pas Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov u lanë të lirë.

- Publicitet -

Kujtojmë se Mikhail Zorin mbahet në “arrest shtëpie” pas dyshimeve se është pjesë e spiunazhit rus. Burime pranë akuzës bënë me dije se ka dhe një dëshmi të tij në të cilën tregohet se si Zorin ka dhënë detaje mbi rekrutimin e tij nga agjentët rusë përgjatë protestave anti putin.

“Në kuadër të stërvitjes së përbashkët “Defender 23” autoritetet kanë shtuar vigjilencën e tyre për çdo veprimtari ë mundshme agjenturore. Dhe siç bëhet me dije nga burime pranë policisë kufitare për dy shtetas të tjerë rusë është urdhëruar largimi i tyre i menjëhershëm. Jo zyrtarisht thuhet se ata janë ndaluar në zonën e Mulletit sërish duke fotografuar.”

Stërvitjet e përbashkëta “Defender” edhe në të shkuarën kanë treguar se janë objektiv i agjenturës ruse. Në prag të stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s në Ballkan në vitin 2021, informatorë të shërbimit sekret dhe anti-terrorit në Shqipëri raportuan si të dyshuar për spiunazh disa rusë dhe çekë.

Njëri prej tyre Georgii Budanov hyri nga pika kufitare e Qafë Thanës me automjetin e tij dhe deklaroi se vinte për turizëm. Anti-terrori raportoi se Budanov ishte parë të lëvizte në këmbë nga Orikumi në Malin e Karaburunit, pranë bazës ushtarake të Pashalimanit. Për rastin prokuroria mbylli hetimet kjo për shkak të mungesës së provave.

Në prag të stërvitjes tjetër shërbimet inteligjente dhe ato të anti-terrorit janë vënë sërish në alarm për veprimtari të dyshimta. Ndërkohë Shqipëria, duke iu bashkuar shteteve që morën masa shtrënguese ndaj Rusisë, raporton sanksione ndaj 52 subjekteve dhe 654 individëve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit

Komentet e Fundit

  1. Ziu on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  2. K R on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  3. Aldrin on Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  4. Epo kjo pune on Mirësevini në “shtëpi”!
  5. Chelsea on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?