Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pak fjalë si homazh për Doktor Lutfi Balilin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Pak fjalë si homazh për Doktor Lutfi Balilin
Kulture

Pak fjalë si homazh për Doktor Lutfi Balilin

Published: February 8, 2023
Shpërndaje

Dr. Neki Dredha

 

Pas një jete të vrullshme, me plot gjallëri, gëzime, hidhërime, halle, derte, andralla dhe veprimtari mjekësore tepër  të dendur e të suksesshme  sëmuret rëndë dhe ndahet nga kjo botë, më 20 dhjetor 2022, urologu i talentuar Lutfi Balili, doktori i shkencave mjekësore dhe bashkëpunëtor i vjetër shkencor. Ai u lind më 17 maj 1941 në Tërbaҫin e Lumit të Vlorës. I ati ishte mësuesi dhe atdhetari i shquar, Muҫo Delo, ndërsa e ëma, nënë Zilua, ishte një fisnike urtiplot nga fisi i Abazajve të Horës së lashtë.

- Publicitet -

Fëmijërinë dhe mësimet e para shkollore Lutfiu i mori në fshatin e lindjes, në Tërbaç. Atje ku s’të ndahet dielli i paraditës e  të këndell blerimi dhe fresku i ëmbël pranveror. Shkollën 7vjçare e kreu në Vlorën e Flamurit. Më 1954 shkoi në Shkollën Skënderbegas, ku vazhdoi mësimet në Politeknikumin Mjekësor, në Tiranë. Aty skënderbegasi riosh u dha me mish e me shpirt pas mësimeve. Shkollën e mesme mjekësore e mbaroi me nota të mira. Më 1958 emërohet ndihmës mjek në repartet ushtarake  në Sazan, Vlorë dhe në pikë e Shën Theodhorit në Dhërmi. me gradën Nëntoger. Në Bregdetin e magjishëm  shërbeu rreth katër vjet. E ku nuk shkeli këmba e tij gjatë asaj kohe. Ajo u fut repart më repart dhe shtëpi më shtëpi të agrumnajës bregdetare. Atje mjekoi me sukses ushtarë e banorë të Kapetanatës labërore. Kudo la mbresa e kujtime të paharrueshme.  Nga himariotët atdhedashëse mori doket, zakonet, këngët  e mrekullueshme,  ngjarjet trimërore të kapedanëve lavdiplotë, nderimin e pakufishëm , si dhe freskinë e flladit magjepsës të bregut jonian,  që ledhatonte e përkundte flokun e derdhur mbi ballin hënor të vashës së valave.

Lutfiu synonte thellimin e mëtejshëm të dijeve mjekësore. Në vitin 1963 i buzëqeshi fati.  Ai   filloi studimet universitare në Fakultetin e Mjekësisë, në Tiranë, ku studioi me përkushtim e zell të madh lëndët e vështira të mjekësisë. Fakultetin e përfundoi me arritje shumë të mira në vitin 1967. Ishte një nga tetë të dipllomuarit e shkëlqyer. Po këtë vit   emërohet mjek i përgjithshëm në repartet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku shërbeu pesë vjet, me përkushtm. Krahas punës mjekësore nëpër reparte ai e  shrytëzoi në maksimum kohnën e lire ne Shërbimin e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm Ushtarak. Atë e gjeje në sallën e operacionit edhe natën, ku punonte me ngulm krah për krahë me kirurgët e mirënjohur të shërbimit të rojes, për të përfituar sa më shumë nga arti i kirurgjisë. Nën drejtimin e mjekut të talentuar doktor Veli Totos  dhe doktor Maksut Drrasës duarartë e mendjndritur përfundoi specializimin, si kirurg i përgjithshëm, në vitin 1972. Po këtë vit emërohet kirurg në Spitalin Ushtarak. Puna e kirurgut është e vështirë, e lodhëshme, me plot ankth e të papritura thoshte Lutfiu, por pas përfundimit me sukses të operacionit të lumturon dhe të bën ta dashurosh  më shumë.  Bisturia magjike e Lutfi Balili ktheu në jetë qindra dhe mijëra ushtarë, oficerë e qytetarë nga të katër anët e atdheut, që drapri i vdekjes u rrinte mbi kokë.

Në vitin 1979 Lutfiu vazhdoi studimet në Paris, ku u specializua për urologji dhe për ekografi.

E gjithë veprimtaria mjekësore e shkëlqyer  e urologut Lutfi Balili shpërfaqet mirë e bukur në  arkivat e  Spitalit Ushtarak e gojëdhanat e të sëmurëve, që e kujtojnë edhe sot me mirënjohje. Aty ai shpalosi njohuri të thella e të sakta mjekësore, si kirurg dhe urolog urtiplotë e duarartë.

Urologu Lutfi Balili ishte mendjemprehtë e i thjeshtë, i urtë e i dashur, i sjellshëm e mirëpritës, fjalëpak e gojëmjaltë., i drejtë, i ndershëm. Ishte, siҫ thonë në Labëri, zemërnjeriu. Aftësitë mjeshtërore të tij u shquanë jo vetëm në fushën e urologjisë, por dhe në atë të organizimit e të drejtimit të punës shkencore. Këto të fundit ranë ne sy në vitet 1998-2002 kur ishte Nën Drejtor i Spitalit Ushtarak. Këto virtyte e përpjekjet ngulmuese të vazhdueshme e ngritën  atë në shkallën e lartë të doktorit të shkencave mjekësore dhe të bashkëpunëtorit të vjetër shkencor.

Fjala e ngrohtë dhe fytyra e qeshur e dr. Lutfiut  lehtësonte dhembjen  dhe gjallëronte tek i sëmuri shpresën e shërimit të shpejtë.

Kur u ndodh, rastësisht, në Spitalin e Vlorës, vuri re ca mjekë gjinekologë të shqetësuar, që sillnin me shpejtësi nga materniteti në sallën e operacionit të kirurgjisë një grua në gjendje agonie. Ai u bashkua me stafin e kirurgëve dhe hyri në sallën e operacionit, ku me shkathtësi e mjeshtëri të rrallë e ktheu të sëmurën në jetë. Ajo e kujton Lutfiun me nderim të veҫantë. Nëpër duart e Lutfiut kaluan mijëra e mijëra të sëmurë në gjendje të rendë dhe tepër të rëndë, që u kthyen shëndoshë e mire ne gjirin e familjes se tyre.

Ai e kaloi jetën permes rreshtave të librave dhe të revistave mjekësore. Ato e ndihmonin atë të zbuste  e të mjekonte  në kohë  të sëmurët me sëmundje të ndryshme urogenitale. Puna e tij shëruese duket qartë te plagët operatore të panumërta që mbajnë në trup ende si kujtim të sëmurët e shëruar. Për këtë arsye ata  shprehin edhe sot e kësaj dite mirënjohje të veҫantë për mjekun e tyre jetëdhënës. Dhembja e të sëmurëve e ndiqte doktor Lutfiun si hije në rrugë, në shtëpi, madje edhe në gjumë. Ishte gjithmonë me ankth të pareshtur.  Shqetësimet e të sëmurëve i analizonte me kujdes në mendjen e tij. Kur s’gjente rrugëzgjidhje i drejtohej librit, konsulentit të tij të përhershëm. Buzëqeshja e Lutfiut ҫelej kur i sëmuri shfaqte shënja përmirësimi e shërimi. Ato ishin ҫaste gëzimi e lumturie për urologun Lutfi Balili. Kur gjente kohë të lirë e kalonte me familjen e tij të shenjtë. Fëmijët, që i adhuronte,  i kishte në mërgrim. Shpesh here më thoshte: Më djeg malli për djalin, që e kam në Kanada dhe vajzën në Gjermani. S’na u ndanë plagët e kurbetit, vazhdonte i  trishtuar ai. Mërgimi na u qep si rrodhja për lisi e mbështeta . Po një ditë të bukur vere e pashë të gëzuar. Vallë ҫ’t’i ketë bërë vaki? Mendova i befasuar. Uromë më tha. Altini, drita e syrit tim, u kthye në Shqipëri pëgjithmonë. Atë ditë u shkoqëm me muhabet rreth halleve dhe derteve familjare të kohës.  Lutfiu kujtonte me lot në sy motrën e tij, Lirinë dhe vëllezërit Sinanin dhe Bakiun fjalëzjarrtë,, që ishin ndarë nga jeta vite më parë. Muajt e fundit i kaloi me vëllain e tij, Mevlanin, motrën, Nazmien, bashkëshorten, Jolandën, djalin, Altinin dhe vajzën, Aldën, si  dhe me mbesën e tij të adhuruar. Me ata, mbesat dhe nipat e tij të shtrenjtë gjente ngrohtësi, qetësi, hare dhe lumturi shpirtërore. Me ta harronte lodhjen dhe dobësinë trupore, që i shtohej nga njëra javë në tjetrën. Sëmundja pak nga pak e rraskapiti aq shumë sa zuri krevatin dhe u mbyll në vetvete. Ndërpreu ushqimin dhe fliste rrallë e më rrallë, si në mugullirë, me të shoqen dhe djalin e tij deri sa shpirti iu shkëput nga trupi dhe mori rrugën e parajsës. Atje ku prehen të qetë e në paqe ata që jetën ia kushtuan shëndetit njerëzor.

Jeta e njeriut ka ligjet e saj. Jeta është e përkohshme. vimë dhe ikim nga kjo botë. Vimë me klithma dhe lot në sytë tanë dhe përcillemi me kuje dhe ҫurgje lotësh nga gjindja rreth e qark. kjo është jeta. Një kujtim midis lotësh. Vdekja ia preu ëndrrat në mes edhe mjeshtrit të urologjisë  dr, Lutfi Balilit. E shkëputi si degë lisi, po rrënjët ia la thellë në tokën e shenjtë arbërore, që të lulojë më tej fisi i Balilajve.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?