Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paketë për mbështetjen ekonomike/ Kushi, Gjiknuri e Llatja shërbejnë drekën për njerëzit në nevojë në Elbasan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Paketë për mbështetjen ekonomike/ Kushi, Gjiknuri e Llatja shërbejnë drekën për njerëzit në nevojë në Elbasan
AktualitetShoqëri

Paketë për mbështetjen ekonomike/ Kushi, Gjiknuri e Llatja shërbejnë drekën për njerëzit në nevojë në Elbasan

Published: September 5, 2022
Shpërndaje

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Bashkia e Elbasanit zgjodhi të shtrojë drekë në qendrën sociale Balashe për njerëzit në nevojë që i frekuentojnë ato. I shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, drekës iu bashkuan dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri i cili dha lajmin e mirë të miratimit të mbështetjes ekonomike për shtresat në nevojë.

“Shumë shpejt si qeveri do të fillojmë dhe paketën e mbështetjes ekonomike përsëri për arsye që ju e dini që rritja e çmimeve, kriza ndërkombëtare ka ndikuar dhe në nivelin e jetesës. Qeveria e ka menduar që të fillojë ta aplikojë direkt në vjeshtë dhënien e mbështetjes financiare për njerëzit në nevojë”, tha ai.

Gjiknuri vlerësoi dhe kontributin e Bashkisë së Elbasanit për ata që janë në vështirësi. “Sot pamë një shembull të mirë. Bashkia e Elbasanit do t’ju vijë në ndihmë familjeve në nevojë dhe me dru zjarri. Do ta japë bashkia me çmim minimal, jo sa e shesin tregtarët. Edhe kjo është një ndihmesë dhe është një politikë e mirëfilltë sociale”, nënvizoi drejtuesi politik i PS për Elbasanin, Damian Gjiknuri.

- Publicitet -

Ndersa Ministrja Kushi shprehet se: “Në të gjitha mesazhet e Nënë Terezës dominon dashuria për njëri-tjetrin, kujdesi dhe solidariteti me ata që kanë më shumë nevojë. Prandaj sot, së bashku me Damianin, Gledin dhe deputetët e Bashkisë Elbasan zgjodhëm të vizitojmë dhe shërbejmë drekën në Qendrën Sociale Balashe në Elbasan.”

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja nënvizoi vëmendjen që kjo qeveri ka ndaj kësaj kategorie.

“Sot është një ditë e shënuar se është Shenjtërimi i Nënë Terezës dhe nuk ka mënyrë më të mirë për t’u përkujtuar se sa me këtë komunitet ku ne jemi ku u shërbejmë gjatë gjithë kohës si bashki mbi 200 personave të cilët janë në nevojë. Ti shërbesh njerëzve në nevojë është primare”, tha kryebashkiaku Llatja.
Qendra Sociale Balashe ofron shërbime ditore të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar. Krahas një vakti të ngrohtë, kjo qendër ofron dhe shërbime të tjera çdo ditë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  • Paradoksi i “Parajsës”
  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve
  • 21 vatra zjarri vatra në vend, ndërhyhet me dy avionë në Malin e Çikës në Palasë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  2. Anonymous on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  3. Toni on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  4. Marrim e botojmë on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  5. Kohë on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?