Prof. Dr. Rami Memushaj
Botuar në DITA
Përsëri Athina zyrtare, duke marrë shkas nga ndalimi i një shqiptari të vetëshpallur grek, ripërsëriti tezën e vjetër se Himara është greke. Ministri i Jashtëm Dendias dhe vetë kryeministri Micotaqis kërcënuan se, pa respektimin e të drejtave të minoritetit grek, Shqipëria do t’i ketë të mbyllura dyert e BE-së.
Po a ka popullsi greke në Himarë?
Kësaj pyetjeje historianët dhe studiuesit shqiptarë i kanë dhënë përgjigje me një varg veprash, ndër të cilat po përmendim “Historia e Himarës (2002) të studiuesit himarjot Aleko Rrapo, “Himara dhe përkatësia etnike e himarjotëve” (2005) të akad. Kristo Frashërit, “Ipet e Iperit – Himariotët)” (2004) të Foto Bixhilit etj. Edhe autori i këtij shkrimi i është përgjigjur kësaj pyetjeje në librin “Himara në dritën e të dhënave historike, gjuhësore dhe etnologjike” (2004), si dhe në artikuj të botuar në shtypin shkencor e të përditshëm.
Siç dihet, kritere dalluese për një pakicë etnike janë territori, historia dhe tradita e saj kulturore.
Nga pikëpamja e territorit, treva e Himarës është larg kufirit grek dhe në brendësi të tokave shqiptare, dmth. nuk ka lidhje territoriale me Greqinë, gjë që përbën një kusht që një popullsi të quhet pakicë etnike.
Nga pikëpamja historike, kjo trevë ka qenë pjesë e Kaonisë së lashtë dhe historia nuk njeh koloni greke në bregdetin shqiptar të Jonit. Himara ka qenë e banuar nga ilirë epirotë dhe pasardhësit e tyre arbër e më pas shqiptarë dhe jo nga kolonë grekë, sikundër mëtojnë grekomanët e Himarës.
Duke filluar nga fundi i shek. XV e deri në shek. XVIII, Himarë është quajtur krahina në jug të Vlorës dhe në perëndim të Vjosës e të Drinos, pra Labëria e sotme. Kronisti i mesjetës K. Sathas, duke shkruar për kryengritjen e Kostandin Muzakës të vitit 1481, flet për «malet e Himarës» dhe për «popujt e asaj malësie që janë më shumë se 50 fshatra”. Dhe kjo krahinë ka qenë e banuar nga shqiptarë.
Kronisti tjetër Stefano Magno, kur flet për kryengritjen e Himarës të vitit 1484, i cilëson himarjotët si shqiptarë (Queli di Zimera, populli Albanesi). Po ky kronist thotë se në veprimet luftarake të venedikasve kundër turqve në grykën e Vjosës më 1501 “morën pjesë edhe shqiptarët himarjotë (albanesi zimarioti).
Më qartë se ç’kuptohej me Himarë e tregon udhëtari frëng Denis Possot, i cili në shënimet e veta të vitit 1532 shkruan se provinca e Shqipërisë është e ndarë në tri pjesë: pjesa e parë nën zotërimin e venedikasve, e dyta është nën pushtimin e sulltanit dhe “e treta është në zotërimin e shqiptarëve”, që “mbahen në një vend e në një pjesë të Shqipërisë që tani quhet Himarë”.
Me islamizimin e fshatrave të hinterlandit (të prapamalit), që u përmbyll aty nga fundi i shek. të 18-të, shtrirja e emrit Himarë erdhi e u rrudh duke u përdorur vetëm për 7 fshatrat e Bregut të Sipërm, kurse e tërë krahina në jug të Vlorës dhe midis Jonit e Vjosës e Drinos u quajt Labëri.
Historia e lashtë dhe e re e Himarës është e lidhur me historinë e Labërisë. Në Himarë janë bërë kuvendet nga më 1577 e 1593 u janë dërguar letra për ndihmë papëve të Romës dhe më 1759 careshës së Rusisë, në të cilat ata u drejtohen në emër të klerikëve e laikëve të 50 fshatrave “prej Himare, dmth. prej Epirit të shqiptarëve”.
Nga pikëpamja administrative, në regjistrin osman të vitit 1431 këto 7 fshatra dalin si pjesë e nahijes së Himarës, që lidhej me vilajetin e Gjirokastrës. Në riorganizimet e mëvonshme, Himara del herë si pjesë e kazasë së Kurveleshit e herë si kaza e sanxhakut të Delvinës.
Nga pikëpamja fetare, qyteza e Himarës ka qenë qendër peshkopate, e varur në fillim nga mitropolia e Nikopojës (Prevezës), prej vitit 1019 e deri më 1767 nga kryepeshkopata e Ohrit dhe nga ajo kohë e këtej e varur nga mitropolia e Gjirokastrës. Pra, asnjëherë peshkopata e Himarës nuk ka qenë e lidhur me kishën greke, pavarësisht se peshkopët dhe priftërinjtë grekë të Korfuzit dhe të Janinës janë përzier në punët e kishës shqiptare të Himarës.
Edhe etnografikisht fshatrat e Himarës i përkasin njësisë së madhe etnografike të Labërisë. Himarjotët i bashkojnë me Labërinë fustanella dhe veshjet e tjera tradicionale, kënga polifonike dhe vajtimi shqip i të vdekurve, ritet e njëjta të lindjes, të martesës dhe të vdekjes, doket dhe gjuha shqipe.
Ajo që i ndan tri fshatrat e Himarës (qytetin e Himarës, Dhërmiu dhe Palasa) nga pjesa tjetër e Himarës dhe nga gjithë Labëria, është se janë dygjuhëse, greqisht- e shqipfolëse. Si argument në mbrojtje të tezës se himarjotët janë grekë, sillet pikërisht fakti që këto tri fshatra flasin greqisht. Sipas përkrahësve të kësaj teze, edhe Iliazi, Vunoi, Qeparoi e Kudhësi kanë qenë greqishtfolëse, por e kanë humbur greqishten nga trysnia e gjuhës shqipe!
Mirëpo dëshmitë historike tregojnë të kundërtën. Në një libër italisht të botuar në Ferrara më 1598, thuhet se «himarjotët flasin shqip”. Vetë himarjotët në letrën dërguar careshës së Rusisë, thonë se “flasim shqip, atë gjuhë që flitet në Shqipërinë e afërme dhe në Bosnjë, po në vende të ndryshme të gjithë të mësuarit flasin greqisht e familjet më të shquara përdorin edhe italishten”.
Milingeri, doktori i Bajronit, shkruan se 200 himarjotët që shkuan në ndihmë të revolucionit grek, “nuk dinin asnjë fjalë greqisht”.
Megjithatë, nuk mund të mohohet fakti se tri fshatrat e mësipërme kanë qenë dygjuhëse. Për këtë ka gjithashtu dëshmi historike. Kështu, në një memorial të vitit 1500 që ruhet në bibliotekën e Firences, të botuar nga historiani rumun Nikolae Jorga, për himarjotët thuhet se “banorët e këtij vendi janë ilirë që tani quhen shqiptarë, megjithëse përdorin edhe gjuhën greke, por në mënyrë shumë të huaj”.
Misionari Filoteo Zasi, që shërbeu në Himarë, në një relacion të bërë rreth vitit 1700 shkruan se «gjuhët e domosdoshme për këta popuj janë greqishtja dhe shqipja. Martin Liku, konsulli britanik pranë Ali Pashës thotë se “gratë himarjote flisnin vetëm shqip, ndërsa burrat përveç shqipes dinin ose italisht, ose greqisht”.
Gjysh Sheldija, 100 vjet më parë, duke karakterizuar gjendjen gjuhësore të kësaj krahine, shkruan se: “edhe këta të fundit (fshatrat shqipfolëse – R. M.) e dijnë greqishten, sikurse edhe ata të parët (fshatrat greqishtfolëse) shqypen”.
Pra, në fshatrat e Himarës nuk ka pasur kurrë njëgjuhësi në greqishte. Aty elementi vetëm shqipfolës dhe elementi shqip e greqishtfolës banon në dy enklava – njëra enklava dygjuhëse e Himarës dhe tjetra e Dhërmi–Palasës, të ndara prej bashkësisë shqipfolëse të Vuno–Iljazit dhe të rrethuara nga të gjitha anët prej shqipfolësish njëgjuhës. Duke u nisur nga kjo gjendje e gjërave, nuk mund të pranohet kurrsesi që Himara si krahinë përbën një pakicë gjuhësore.
Për të provuar gjuhësisht që, edhe pse flasin greqisht, këto tri fshatra janë shqiptare, jemi ndalur vetëm te patronimet (llagapet e njerëzve). Nga studimi që u kemi bërë këtyre të fundit, na ka dalë se numri i emrave të huaj të familjeve të Himarës nuk është i madh.
Më 1583, vetëm shtatë emra familjesh janë fjalë greke dhe pesë turke; më 1791, vetëm pesë nga 59; dhe, më 2003, rreth 40 llagape greke, dy hebreje, dy prej gjuhëve romane dhe tetë turke, pra diçka më pak se 7 për qind e llagapeve të sotme të krahinës. Dhe pesha specifike e elementit të huaj në patroniminë e kësaj treve ka mbetur pothuajse e pandryshuar dhe e papërfillshme në shekuj.
Patronime greke që hasen në trevën e Himarës janë: Aleksi, Anagnosti, Andoni, Andrea, Apostoli, Athanasi, Dhimaqi, Dhimitraqi, Dhimolea, Foto, Ilia, Harito, Janaqi, Janila, Jorjani, Jorgo, Jorgonllu, Jovani, Karali, Konomi, Kristofori, Llambro, Llanduri, Llazari, Manoli, Marko, Martini, Mihali, Mihallo, Nikolla, Odhisea, Panajoti, Panajoti, Pavllo, Proto, Polimeri, Paskali, Pavli, Stavro, Stefani, Stimaqi, Stolaj, Triandafillu, Trolaj Thanasi, Theodhori/Todori, Vasili e ndonjë tjetër.
Këto llagape me prejardhje greke nuk janë të bartësve grekë, po emra të botës së krishterë greko-bizantine, dmth. të tilla që kanë hyrë nga ndikimi i kishës ortodokse, e cila liturgjitë dhe shërbesat fetare i kryente në gjuhën greke. Shumë nga këto llagape hasen edhe në treva të brendshme të vendit, ku nuk mund të bëhet kurrsesi fjalë për prani të popullsisë greke.
Kjo do të thotë se prania e llagapeve të tilla në Himarë nuk mund të merret si argument që bartësit e tyre nuk janë shqiptarë, po grekë.
Në librin “Himara në dritën e të dhënave historike, gjuhësore dhe etnologjike”, duke u marrë me shpjegimin e patronimeve, jemi shprehur se “në Himarë, me prejardhje greke janë Trolajt; Stolajt, të ardhur nga Dropulli; Konomajt (jo Konomët), të ardhur nga Sopiku; dhe Zisajt, të ardhur nga Pogoni”. Por, nga hetimet e mëvonshme, na ka dalë se Zisajt e Konomajt janë familje shqiptare nga Sopoti, Stolajt të ardhur nga Rrëzoma dhe Trolajt të ardhur nga Vithkuqi.
Për ta përmbyllur këtë shkrim në DITA, të flasësh për pakicë greke në Himarë duke u nisur nga ajo që dhjetëra himarjotë që banojnë aty kanë edhe pasaporta greke, është një e pavërtetë e madhe. Shqiptarë me pasaporta greke mund të ketë në gjithë Shqipërinë, por ata nuk formojnë dot një minoritet etnik grek, ashtu sikundër nuk formojnë një minoritet etnik as disa qindra mijë emigrantë shqiptarë në Greqi.
Mendojmë se është detyra e politikës shqiptare të mos bëjë kompromise dhe lëshime me termat, por t’u tregojë me fakte homologëve grekë se Himara nuk është minoritet dhe se këmbëngulja e këtyre për të kundërtën dhe trysnitë politike ndaj vendit tonë për këtë temë përbëjnë një shkelje të integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë dhe një vijim të politikave aneksioniste greke të së shkuarës.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Nje pergjigje shkencore me kembe ne toke, nga z. Rami Memushaj. Keto shtigje shkencore shqiptare duhet t’i ndjeke edhe politika e Shtetit Shqiptar. Jemi te bindur thelle, se po t’i qasemi shkencerisht, pa paragjykime, te gjithe emrat, emertrevat dhe llagapet “greke” jane te perkatesise iliro-shqiptare, Ketu po i marrim shemull “Trolajt”, fjale dhe toponim thellesisht shqiptare, qe nuk mund t’i perafrohet asnje gjuhe tjeter, pos shqipes “Trollajt” (Truall, Trolli, Trualli, etj).
Thjesht, “Greqia” (Grejzia) eshte krye e fund toke e pushtuar shqiptare, e, per Himaren “greke” nuk kemi pse flasim e themi me shume se ka thene z. R. Memushaj.
Respekt, per ju z. Rami dhe per shkencen shqiptare, qe i del zot vetvetes!…
DRENICA E KUQE
Po çbëhet kështu!!! Fqinjët në sulm dhe shqiptarët në mbrojtje! Kjo situatë është krijuar nga politikanët shqiptarë të papërgjegjshëm, të cilët interesat e Shqipërisë e kanë si çështje të fundit. Si mund të anashkalohet ligji i shitjes së votave me preteksin se do të n’a bëjë presion vëndi fqinj dhe do të n’a bllokojë antarsimin në BE! Në BE hyhet même dinjitet, si Shtet serioz që zbaton ligjet njësoj për të gjithë, bashkë me minoritarët dhe jo duke bërë lëshime presioneve provokative të këtyre shteteve. Kam mendimin, që mbasi të shprehet Gjykata, Shteti Shqiptar të njoftojë BE-në, për reagimin jo serioz të Shtetit Grek, si ndërhyrje në punët e brëndëshme të Shqipërisë dhe ky veprim i tyre nuk është për herë të parë.
Ka nje Leter te 1700 ku firmos kryeplaku i Himares Jorgo Koka..
Shume te qarte nga ana shkencore. e ke hartuar kete shkrim i dashur Rami , eshte shume bindes dhe pa ekuivoke. Disa fshatra ne jug te Shqiperise jane me minoritet grek si Finiqi apo Dropulli por kursesi jo Himara qe eshte e shkeputur nga kufiri grek.
Paragrafi i fundit eshte nje thirrje alarmante per politikanet ne vendin tone te cilet i kane bere leshime qeverive greke per perfitime te personale. sic eshte edhe rasti i marreveshjes per detin apo pranimi i nje kryeposhkopi grek ne krye te kishes autoqefale shqiptare etj etj. Keto veprime e qendrime jane krime dhe skandale te cilat do te denohen nje dite nga populli. shqiptar. Pershendetje dhe urime.
Kur vjen puna per tu perballur me agresionin ethno-politik grek ne Himare me Argumenta shkencore dhe Realittete vendore,dalin shkencetret e papaguarRami Memushaj,Pellumb Xhufi.Keta e mbajne frontin.Zbythen sharlatanet qe fluturone me pras ne bythe,Agron dalipaj,Eleni kocaqi,e ca karagjoze me libra shume,qe deklarojne se Thoti fliste shqip,Troja eshte ne shkoder,Helenika vjen nga shqipja Latinishtyja eshte shqip.Kane qe ne 1767 grket e Stambollit qe derguan shejtan Kozmain me ferman te sulltanit,qe te prishe kishat katolike ne Himare dhe te kolondrise popullin shqiptar te Himares:-kush meson te flase greqisht ne shtepi,une do t`ja marr ne shpinen time mekatet e tij. E kane hedhur faren qe heret greket e Stambollit,qe sot te korrin frutet.
Edhe Terrori proletar i enver Hoxhes dhe sidomos QEVAPI ekonomik dergoi drejt Greqise qindra mijra shqiptare,qe jo Voriepirote,por edhe djall me brire beheshin,VETEM TE SHPETONIN NGA SKAMJA.
QE PESHKU QELBET NGA KOKA
EDHE BUFI E DI
PRANDAJ FAJIN KERKOJENI
LART NE QEVERI
QE PESHKU QELBET NGA KOKA
EDHE BUFI E DI
PRANDAJ FAJIN KERKOJENI
LART NE QEVERI
Shume gabim e beni mbrojtjen ju Rami Memushaj sepse nuk keni thene keto:
Mbreti Zog lejoi greqishten ne shkollat e Himares edhe qe atehere filloi perhapja masive e greqishtes te banoret e Himares.
Vetem ne 1944 u ndalua nga Enver Hoxha greqishtja ne shkollat e Himares por ishte vone sepse banoret e Himares kishin mesuar greqisht me Mbretin Zog per aq shume vite edhe e vazhduan ta flisnin greqishten edhe ne kohen e Enverit megjithese ne shkolla ishte hequr greqishtja nga vet Enver Hoxha.
Mbreti Zog ka shume faj ne perhapjen e greqishtes ne Himare.
Enver Hoxha ka merite qe e ndaloi greqishten ne shkollat e Himares. Por Enver Hoxha ka bere gabim qe e lejoi greqishten ne Dropull.
Enver Hoxha kishte shancin historik qe ta zhdukte greqishten nga Republika e Shqiperise por nuk e beri kete.
As Mbreti Zohg edhe as Enver Hoxha nuk i kerkuan Gjuhen Shqipe per Shqiptaret edhe Arvanitet qe perbejne 70 % te popullsise se greqise.
Rami Memushaj, me e rendeshmja eshte qe greqia duhet sulmuar duke treguar Shqiptaret pra Arvanitet qe flasin Shqip ne greqi por qe nuk kane asnje shkolle Shqipe:
top-channel.tv/video/kryeqyteti-i-vjeter-shqiptar-i-greqise-gjurme-shqiptare/
demo, ik pirdhu ti maskarai i ndyre demo !
Elena Kocaqi edhe Agron Dalipaj kane treguar qe greqia flet Shqip edhe qe shumica e greqise jane Shqiptaret pra Arvanitet !
Kurse ti zagari demo ha mut kot !
Shiko kete emisionin e Marin Memes se te edukon mire Marin Mema ty demo :
top-channel.tv/video/kryeqyteti-i-vjeter-shqiptar-i-greqise-gjurme-shqiptare/
Sa debila qe jeni ju bythemutet e Akademise !
Gjuhen Shqipe e flasin miliona Shqiptare pra Arvanite ne greqi !
Kurse ju debilat e Akademsie merreni me Himaren edhe u tregoni lexuesve tregoni kufirin me greqine !
Po Camerine e harruat qe eshte dirket pas kufirit ?
Sa turp !
Sa debila qe jeni ju bythemutet e Akademise !
Gjuhen Shqipe e flasin miliona Shqiptare pra Arvanite ne greqi !
Kurse ju debilat e Akademsie merreni me Himaren edhe u tregoni lexuesve kufirin me greqine !
Po Camerine e harruat qe eshte direkt pas kufirit ?
Sa turp !
Akademiket e Tiranes jane fajtore per kete gjendje idioteske me greqine sepse kurre keta Akademiket nuk i kane permendur greqise Shqiptaret pra Arvanitet edhe kurre nuk i kane kerkuar greqise Gjuhen Shqipe per miliona Shqiptaret pra Arvanitet ne greqi.
Sa turp !
Si perfundim tradhtetin e kemi ke vetja nuk te ka faj as greku dhe turku shqiptaret e kane treguar veten si popull tadhtar duke filuar me hamza kastriotin sali berishen fatos nanon dhe me muti eshte palloshi
me ne fund nje artikull teper sqarues per cdo njeri vrek apo shqiptar qe kane mende ne koke …jo per sahanlepires e pseudo filo greke qe shiten per 300 €
Bashkia e Himares ka shumice myslimane sepse perfshin gjithe ato fshatrat myslimane te Rrrethit te Vlores si Vranishti, Kuci, Kallarati, Terbaci edhe Bolena.
Madje Bashkia e Himares perfshin edhe gjithe ato fshatrat myslimane te Sarandes si Borshi, Fterra, Corraj, Nivica, Lukova edhe Sasaj.
Prandaj KQZ ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve ne Himare sepse ne Himare ka fituar ne te vertete Partia Socialiste.
Vetem buallenjte nuk e kane kuptuar kete.
Ne Himare ka fituar PS.
Phoenix
Phoenix, ky dialog midis Njerit edhe Tjetrit eshte shume i rendesishem:
Njeri: Pse islamistet nuk kane bere asnjehere sulme islamiste ne Itali? Se islamistet kane bere sulme islamiste ne Britani, France, Gjermani, Belgjike, Spanje pra ne te gjitha vendet e tjera te medha te Europes Perendimore pervec Italise edhe ne kryeqytetin e BE ne Bruksel. Madje edhe ne SHBA, Kanada edhe Rusi kane bere sulme islamiste. Vetem ne Itali nuk kane bere asnjehere. Pse nuk kane bere islamistet asnjehere sulme islamiste ne Itali?
Tjetri: Epo nuk e ha qeni te zotin !
Njeri: Ashtu? Vertete?
Tjetri: Po patjeter. E kupton mire kete shprehje popullore ti?
Njeri: Po, e kuptoj shume mire. Populli i ka shprehjet gjithemone te sakta.
Tjetri: Italia eshte pronarja e gjithe botes edhe islamistet jane vetem qente e Italise. Madje mund te themi qe feja islame eshte qeni i Italise.
Njeri: Po, kjo eshte shume e qarte tani qe e the ti.
Tjetri: Italia ka qe ne kohen e Perandorise Romake qe e sundon te gjithe boten. Asnjehere nuk ka rene pushteti i Romes. Thjeshte Italia e fshehu pushtetin e vet shume mire ne mesjete. Kurse tani keto 250 vitet e fundit ka filluar ta tregoje hapur pushtetin absolut qe ka mbi te gjithe boten. Britania edhe SHBA jane kot sa per shperqendrim qe te duket sikur keto vende e paskan pushtetin mbi te gjithe boten. Por jo more jo! Eshte Italia qe e ka pushtetin mbi boten.
Njeri: Italia eshte edhe qendra e fese.
Tjetri: Po sigurisht.
Njeri: Domethene qe elita Italiane qe sundon boten eshte Shqiptare sepse Italianet jane Shqiptare qe Roma u nderroi gjuhen ne antikitet pasi Roma e pushtoi te gjithe Italine.
Tjetri: Po, shume sakte e the. Prandaj edhe Presidenti i SHBA Xhorxh Bushi kur edhi ne Shqiperi me 10 Qershor 2007 per diten e Lidhjes se Prizrenit e hoqi kollaren e tij ne Fushe-Kruje poshte Krujes pra poshte kembeve te Skenderbeut. Asnje president tjeter nuk ka hequr kollaren ne asnje vend tjeter te botes. Vetem Xhorxh Bushi e hoqi kollaren per te treguar qe erdhi ne shtepi domethene qe Shqiperia edhe Kombi Shqiptar jane shtepia e elites se sundon boten pra Illuminatit edhe me kete veprim ai nderoi Shqiperine edhe Skenderbeun.
Po politika e shtetit shqiprar c bene.?
Ajo jo pa qellim ( servili Sali Berisha per ta fitua mbeshtjetjen e Greqise,pasi te Serbe e kishte marre me thyerjen e embargos se OKB per regjimin e Millosheviqit ne furnizim me karburante dhe armatim) , me urdher te Athines sjelle ne Shqiperi nji prift ortodoks grek me emrin Janatollos,qe ai te beje kerdi ne Shqiperi ku edhe me benefire e privilegje te ndryshme ia artijti qellimin…sot perkunder faktve historike Greqija çdaqe prerendime teritoriale nsaje kesaje pjese te Shqperise..
Phoenix
Phoenix, ky dialog zbulon me emra ata te Illuminatit:
Njeri: Kush eshte themeluesi i elites qe sundon boten pra Illuminatit?
Tjetri: Eshte Konstandini i Madh. Konstandini i Madh ishte Perandori Ilir nga Nishi i Dardanise edhe ai nderroi kryeqytetin e Perandorise Romake nga Roma ne Bizant. Qytetit te Bizantit i nderroi emrin edhe i vuri emrin e tij duke e quajtur Konstandinopoja. Konstandini i Madh shpiku fene e Vatikanit edhe e beri fene shteterore te Perandorise Romake. Me vone pasardhesit e Konstandinit te Madh e perhapen fene e Vatikanit edhe ne te gjithe Europen verioire, qendrore edhe lindore qe nuk benin pjese ne Perandorise Romake. Por ne mesjete te gjithe Europen e sundonte Roma nepermjete fese se Vatikanit edhe te gjithe mbreterite europiane komandoheshin direkt nga Roma. Madje edhe Bizanti ishte nje kukulle e komanduar nga Roma. Pasardhesit e Konstandinit te Madh perbehen nga disa familje aristokrate italiane si Orsini, Farnese, Pallavicini, Medici edhe Colonna. Keto familjet italiane jane elita qe sundon boten pra Illuminati edhe e kane prejardhjen nga Konstandini i Madh.
Njeri: Pse e shpiku Konstandini i Madh fene e Vatikanit?
Tjetri: Konstandini i Madh e shpiku fene e Vatikanit per te arritur skllaverimin shpirteror te njerezve ne gjithe Europen. Perandoria Romake kishte arritur pushtimin e territoreve edhe keshtu kishte arritur skllaverimin material te njerezve por jo skllaverimin shpirteror. Prandaj Konstandini i Madh e shpiku fene e Vatikanit edhe ashtu u arrit skllaverimi shpirteror i njerezve. Dihet qe mesjeta ishte nje kohe shume e keqe per njerezit per shkak te fese se Vatikanit.
Njeri: Pse islamistet nuk kane bere asnjehere sulme islamiste ne Itali? Se islamistet kane bere sulme islamiste ne Britani, France, Gjermani, Belgjike, Spanje pra ne te gjitha vendet e tjera te medha te Europes Perendimore pervec Italise edhe ne kryeqytetin e BE ne Bruksel. Madje edhe ne SHBA, Kanada edhe Rusi kane bere sulme islamiste. Vetem ne Itali nuk kane bere asnjehere. Pse nuk kane bere islamistet asnjehere sulme islamiste ne Itali?
Tjetri: Epo nuk e ha qeni te zotin !
Njeri: Ashtu? Vertete?
Tjetri: Po patjeter. E kupton mire kete shprehje popullore ti?
Njeri: Po, e kuptoj shume mire. Populli i ka shprehjet gjithemone te sakta.
Tjetri: Italia eshte pronarja e gjithe botes edhe islamistet jane vetem qente e Italise. Madje mund te themi qe feja islame eshte qeni i Italise.
Njeri: Po, kjo eshte shume e qarte tani qe e the ti.
Tjetri: Italia ka qe ne kohen e Perandorise Romake qe e sundon te gjithe boten. Asnjehere nuk ka rene pushteti i Romes. Thjeshte Italia e fshehu pushtetin e vet shume mire ne mesjete. Kurse tani keto 250 vitet e fundit ka filluar ta tregoje hapur pushtetin absolut qe ka mbi te gjithe boten. Britania edhe SHBA jane kot sa per shperqendrim qe te duket sikur keto vende e paskan pushtetin mbi te gjithe boten. Por jo more jo! Eshte Italia qe e ka pushtetin mbi boten.
Njeri: Italia eshte edhe qendra e fese.
Tjetri: Po sigurisht.
Njeri: Domethene qe elita Italiane qe sundon boten eshte Shqiptare sepse Italianet jane Shqiptare qe Roma u nderroi gjuhen ne antikitet pasi Roma e pushtoi te gjithe Italine.
Tjetri: Po, shume sakte e the. Prandaj edhe Presidenti i SHBA Xhorxh Bushi kur edhi ne Shqiperi me 10 Qershor 2007 per diten e Lidhjes se Prizrenit e hoqi kollaren e tij ne Fushe-Kruje poshte Krujes pra poshte kembeve te Skenderbeut. Asnje president tjeter nuk ka hequr kollaren ne asnje vend tjeter te botes. Vetem Xhorxh Bushi e hoqi kollaren per te treguar qe erdhi ne shtepi domethene qe Shqiperia edhe Kombi Shqiptar jane shtepia e elites se sundon boten pra Illuminatit edhe me kete veprim ai nderoi Shqiperine edhe Skenderbeun.
Shqiptarët janë sa 2,5-fishi i grekëve edhe sa 3,5-fishi i serbëve edhe kjo është e rëndësishme për ta ditur.
Shqiptarët janë popull më i madh se sa spanjollët, rumunët, hungarezët, grekët dhe serbët
Shqiptarët janë popull numerikisht më i madh se sa spanjollët edhe 34 popuj të tjerë të Europës. Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.
Kurse serbët janë gjithsej vetëm 4,1 milionë. Pra shqiptarët janë sa 3,5-fishi i serbëve.
Greqia ka 4,9 milionë shtetas grekë edhe jo 9,8 milionë si mashtrohet zyrtarisht nga Greqia duke e deklaruar numrin e popullsisë së Greqisë 2-fish se sa është në të vërtetë. Pra shqiptarët janë sa 2,5-fishi i grekëve.
Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë 11 popujt e tjerë të rajonit:
grekët: 4,9 milionë
(por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
serbët: 4,1 milionë
boshnjakët: 4,5 milionë
sllavo-maqedonasit: 0,85 milionë
malazezët: 0,25 milionë
kroatët: 2,3 milionë
sllovenët: 0,9 milionë
bullgarët: 5 milionë
moldavët: 2 milionë
rumunët: 12,2 milionë
hungarezët: 8 milionë
Duket shumë qartë që popujt e tjerë të rajonit janë numerikisht shumë të vegjel para shqiptarëve.
Madje mund të thuhet që popujt fqinj të rajonit duken si popuj-xhuxhash në krahasim me shqiptarët.
Vetëm rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (8 milionë) u afrohen numerikisht shqiptarëve. Por shqiptarët (12,8 milionë) janë numerikisht më shumë se sa rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (8 milionë).
Pra shqiptarët janë popull më i madh se sa rumunët edhe hungarezët.
Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa shqiptarët:
spanjollët: 12 milionë
katalanët në Spanjë: 5,5 milionë
galicët në Spanjë: 1,5 milionë
baskët në Spanjë: 1 milionë
portugezët: 5 milionë
suedezët: 8,5 milionë
norvegjezët: 3,7 milionë
finlandezët: 5 milionë
danezët: 3,5 milionë
islandezët: 0,15 milionë
estonezët: 1 milion
letonezët: 1,4 milionë
lituanezët: 3 milionë
bjellorusët: 4 milionë
çekët: 6,7 milionë
sllovakët: 3 milionë
austriakët: 3,5 milionë
zviceranët: 3 milionë
belgët: 3,5 milionë
hollandezët: 3,4 milionë
luksemburgasit: 0,25 milionë
irlandezët: 2,5 milionë
skocezët në Britani: 5 milionë
valisët në Britani (Wales): 3 milionë
Këta janë 11 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë.
Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë këta popuj. Shqiptarët janë madje numerikisht më shumë edhe se sa spanjollët se në Spanjë kanë ngelur vetëm 12 milionë spanjollë. 40 milionë spanjollë kanë ikur në vendet e Amerikës Latine.
Në gati të gjitha vendet e Europës Perëndimore numrat e popullsisë manipulohen duke i deklaruar 2-fish se sa janë në të vërtetë. Vetëm Franca edhe vendet skandinave nuk e bëjnë këtë mashtrim me numrin e popullsisë. Vendi me më shumë banorë në BE është Franca me 68 milionë banorë. Francezët janë 57 milionë edhe 11 milionë janë emigrantët në Francë. Francezët janë populli më i madh në Europë.
Spanja ka vetëm 20 milionë banorë pa emigrantët e huaj edhe jo 40 milionë si mashtron me këtë manipulim Spanja. Këtë manipulim të numrit të popullsisë së Spanjës e vërtetojnë të gjitha qytetet e Spanjës si Madridi, Valencia, Barcelona, Sevilla etj. Edhe nga banorët e Spanjës janë 12 milionë spanjollë, 5,5 milionë katalanë, 1,5 milionë galicë edhe 1 milionë baskë.
Prandaj 12,8 milionë shqiptarët janë më shumë se sa 12 milionë spanjollët.
Shqiptarët duhet ta dinë që janë një popull kaq i madh.