Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pallati i dëmtuar nga tërmeti në rr. “Myslym Keta”, Veliaj: Imagjinoni sikur të ishim tërhequr nga vendimi, sot do kërkonim përgjegjësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pallati i dëmtuar nga tërmeti në rr. “Myslym Keta”, Veliaj: Imagjinoni sikur të ishim tërhequr nga vendimi, sot do kërkonim përgjegjësit
AktualitetPolitike

Pallati i dëmtuar nga tërmeti në rr. “Myslym Keta”, Veliaj: Imagjinoni sikur të ishim tërhequr nga vendimi, sot do kërkonim përgjegjësit

Published: January 17, 2023
Shpërndaje

Tërmeti i së dielës në Tiranë ka dëmtuar 4 shtëpi në zonën e Zall Bastarit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi se skuadra e emergjencave ka kryer vlerësimin e situates dhe së shpejti, në Këshillin Bashkiak do të miratohen ndihma që nevojitet për riparimin e dëmeve. Ai rikujtoi se banorët e prekur edhe nga tërmeti i 2019, duhet besojnë te autoritetet dhe fjala e ekspertëve, jo të dëgjojnë politikën, të cilës sipas tij, nuk i intereson nëse nga tërmeti i radhës mund të ndodhë tragjedia e radhës.

“Duke qenë se jemi në një zonë sizmike, lipset të tregojmë kujdes për njëri-tjetrin, të kuptojmë nga eksperiencat e kaluara se si menaxhohen situatat pa panik, dhe të kemi besim te autoritetet si bashkia, emergjencat, zjarrfikëset, Policia e Shtetit dhe ata që merren me menaxhimin e situatave të tilla. Kjo do të thotë se, si në rastin kur kemi pasur problematikë me Pallatin nr.4 në Kinostudio, politika duhet të rrijë sa më larg. Nëse inxhinierët thonë se pallati duhet prishur, nëse Instituti i Ndërtimit e ka nxjerrë të një kategorie për t’u prishur, nëse qytetarët marrin bonusin e qirasë dhe kanë nënshkruar kontratat për shtëpitë, futja e politikës nëpër rrënoja dëmton qytetarët dhe jep edhe një shembull të keq se si mosbesimi, dyshimi, mashtrimi, lajmet e rreme mund të shkaktojnë fatkeqësi,” u shpreh ai.

Veliaj tha se, nëse bashkia do të ishte tërhequr nga presioni i politikës dhe nuk do kishte marrë vendimin e duhur në kohën e duhur, banorët e Pallatit nr.4, i cili nga specialistët u vlerësua me dëmtime të rënda, do të ishin ende aty mbrëmjen e lëkundjeve sizmike, duke rrezikuar jetën.

- Publicitet -

“Imagjinoni sikur Bashkia e Tiranës të ishte tërhequr nga vendimmarrja për Pallatin nr. 4 vetëm sepse disa politikanë shkuan atje dhe mashtruan disa njerëz fatkeqë për 5 vota. Sikur ne të kishim dëgjuar politikën e mbrapshtë që thotë: “lërini njerëzit në rrënoja”, sot do të ishim duke folur ndryshe! Sot do ishim duke kërkuar përgjegjësit e atyre që i lanë njerëzit në rrënoja, ndërkohë që erdhi tërmeti i radhës. Jemi dakord të kemi pikëpamje të ndryshme, jemi dakord që të bëjmë debat, por nuk mund të pranojmë kurrë që për pesë vota të bëjmë mish për top fatet e njerëzve dhe ata fatkeqë, që kur shikojnë partitë politike, të shikojnë autoritetin e njerëzve të mençur, që kanë drejtuar shtetin, jo të sharlatanëve që, për disa vota, janë gati t’i kthejnë ato rrënoja në varreza,” theksoi kreu i bashkisë.

Përkundrazi shtoi ai, falë këtij vendimi të drejtë, fatmirësisht tërmeti nuk i gjeti njerëzit në atë pallat të rrënuar, por në banesat e përkohshme me qira, teksa ndërtohen të tjera.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • mali says:
    January 17, 2023 at 10:34 pm

    C’pune ke ti Erion me shtepite e demtuara nga termeti.Shtepite kane pronare dhe t’i sigurojne ato nga zjarri dhe termetet.Une si qytetar nuk kam detyrim te paguaj per demtim te prones private te tjetrit se I digjet,dem nga permbytjet e te tjera.Une paguaj taxat per permiresimin e jetes ne komunitet,per shkolla,kend lojra per femije,kanalizime e te tjera.Nuk fiton pike por humbet,sepse je duke harxhuar parate e mia per te bere nje emer te mire.

    Reply
  • sokratz says:
    January 18, 2023 at 3:38 pm

    Eshte detyre e cdo qeverie te kujdeset per qytetaret e saj qe jane ne rrezik dhe duan ndihme. Po te binte larqofte ai pallat dhe te zinte njerez brenda, te gjithe do te fajesonin qeverine dhe bashkine qe nuk vepruan. Erioni ka vepruar shume mire dhe duhet falenderuar publikisht per kete iniciative dhe nderhyrje! Sa per siguracionin besoj sa nje numer minimal mund ti kete siguruar banesat. Por, edhe kompensimi qe merr nuk e zgjidhe problemin! Per cdo gje qe behet ne Shqiperi ka me shume kritizere dhe negativitet se sa inkurajues dhe pozitivitet!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?