Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pallati në rrugën “Myslym Keta” i rrezikshëm. Mazniku: Janë trajtuar me bonus qiraje, 30 familje banojnë sot tek “5 Maji”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Pallati në rrugën “Myslym Keta” i rrezikshëm. Mazniku: Janë trajtuar me bonus qiraje, 30 familje banojnë sot tek “5 Maji”
Uncategorized

Pallati në rrugën “Myslym Keta” i rrezikshëm. Mazniku: Janë trajtuar me bonus qiraje, 30 familje banojnë sot tek “5 Maji”

Published: December 16, 2022
Shpërndaje

Tre vite pas tërmetit të Nëntorit 2019, pallati Nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Njësinë Numër 4 në kryeqytet është thuajse i boshatisur.

Edhe pse disa familje e kanë kundërshtuar këtë vendim, nënkryeatri i bashkisë Arbian Mazniku thotë se proçesi do të nisë të hënën.

“Ajo banesë është shpallur e pabanueshme dhe ajo ndërtesë do të shembet për të mirën e tyre. Prishja e banesës do të na zgjidhë problemin e rrezikut që këto njerëz marrin në jetën e tyre. Ato janë lajmëruar dje në bazë të ligjit kanë një afat 5-ditor për lajmërim. Porcesi do të nisë ditën e hënë, por do të duhen 2-3 ditë sepse objekti është realisht i madh”, u shpreh Mazniku.

- Publicitet -

Mazniku sqaron se vendimi për shembjen nuk është marrë tani, por që në momentin e parë kur aktekspertiza e nxorri të pabanueshëm dhe u kërkua evakuimi i banorëve.

“24 orë pas tërmetit është bërë aktkonstatimi i parë që ka thënë se objekti është i pabanueshme dhe më pas ka akt të dytë që thotë të evakuohen banorët dhe kjo ka qenë masa që është marrë nga bashkia, një pjesë e madhe janë trajtuar me bonus qiraje.”

Edhe një tjetër ekspertizë e thelluar ka nxjerrë në pah se nuk sugjerohet riparimi i këtij objekti pasi dhe kostot do të ishin më të larta se ndërtimi nga e para.

“Nuk është i sugjerueshëm riparimi i tij, por edhe sikur ushtrimi të bëhej, do të kishim me një objekt që do kushtonte disa herë më shumë se ndërtimi i tij nga fillimi.”

Në këto kushte, nënkryetari i bashkisë thotë se ka nisur menjëherë trajtimi i këtyre familjeve me bonus qiraje dhe pajisja me banesa në lagjen 5 Maji.

“Në ndërtesë jetojnë 90 familje, 60 familje me vendim të Këshillit Bashkiak janë shpallur fituese për banesë të re. Prej tyre kemi 13 familje në proces shqyrtimi dhe kemi 16 familje që e dimë se banojnë aty, por nuk kanë aplikuar në sistem. U është kërkuar 3 herë të aplikojnë por nuk kanë aplikuar. Sot që flasim, 30 familje banojnë tek 5 Maji.”

Pikërisht dy prej këtyre familjeve u vizituan edhe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj falenderon për mirëkuptimin edhe 30 familjet e tjera të të njëjtit pallat, të cilat tashmë janë zhvendosur në apartamentet e reja, ndërsa ka apeluar edhe për 14 familjet e mbetura në pallatin e dëmtuar rëndë nga tërmeti, të mos përdoren nga politika, por të pranojnë të futen në banesat e reja. /tv klan

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    December 16, 2022 at 9:03 pm

    Pse nuk duan?Cila eshte arsyeja?Jane te cmedur?”Dita”dergo gazetaret tend per te sqaruar kete pike.Eshte dimer dhe nuk behen lodra me jeten e familjeve.Kjo duhet te jete nje shqetesim per bashkine .Prandaj keto familje peguajne taxa shtetit qe t’iu pergjigjet ne nevoje.Sistemi i sigurimeve te prones private dhe te tjera eshte zero .Ky eshte problem me vete per qeverine qe realisht as e ka haberin sepse jo per c’do fatkeqesi shteti duhet te paguaj.Permbytet toka 70% paguan siguracioni dhe 30% shteti. I digjet shtepia paguan siguracioni.Pse te paguaj une per tjetrin?Paguaj simbolike nga bashkia qe ka taxapaguesit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?