Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Panairi i Librit 2022, Veliaj i jep çmimin e autorit më të mirë shkrimtarit Zija Çela
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Panairi i Librit 2022, Veliaj i jep çmimin e autorit më të mirë shkrimtarit Zija Çela
AktualitetKulture

Panairi i Librit 2022, Veliaj i jep çmimin e autorit më të mirë shkrimtarit Zija Çela

Published: November 19, 2022
Shpërndaje

Në edicionin e vitit 2022 të Panairit të Librit u shpërndanë sot dhe çmimet letrare për autorët dhe përkthyesit e këtij viti.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dorëzuar çmimin si autori më i mirë shqiptar shkrimtarit  Zija Çela për veprën e tij “Banka e Ankesave” me motivacionin “Për rrezatimin e një urtie dhe përvoje të pasur letrare në identifikimin e bjerrjes së shpirtit njerëzor, si dhe tjetërsimit të fytyrës së vdekjes e të dashurisë në labirintet e një bote që shkon e përfton trajta distopike”.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë mbështetëse e Panairit të Librit.

- Publicitet -

“Si drejtues i bashkisë mendoj se në këtë vit të rinisë ndoshta ky ka qenë sponsorizimi më i mirë që kemi bërë. Do doja që ta vazhdonim çdo vit duke e rritur. Ndoshta duke rritur dhe kohëzgjatjen duke i dhënë mundësinë sa më shumë zhanreve që të prezantohen dhe sa më shumë shkrimtarëve dhe ndoshta marrin dhe më shumë hapësirë se Pallati i Kongreseve. Ndihem mirë që bashkia ishte sponsor kryesor i këtij aktiviteti. Mezi pres që vitin tjetër ta çojmë akoma më tej”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se Tirana do të jetë sinonim me panairin e librit. “Më vjen mirë që steka ka ardhur duke u rritur. Dua shumë që qyteti të jetë sinonim me panairin e librit. Si kryetari i Bashkisë në vitin e Rinisë, jam vërtetë i lumtur që Petriti dhe gjithë kolegët promovuan të rinj.  Kishim shumë nevojë të merrnim këtë mesazh që këtu rinia ende prodhon ende ka dëshirë”,  deklaroi Veliaj.

Veliaj nënvizoi se në një botë ku kufijtë e debatet diplomatike janë akoma tema të nxehta, libri i kalon këto barriera. “U inkurajova që ka shumë letërsi të mirë për fëmijët. Si një frankofon i vonuar me vjen shumë mire për përkthime serioze dhe voluminoze. Zonjës Duda gjithmonë i qëllon që nuhat fituesit dhe nobelistët e radhës dhe i paraprin shumë prej këtyre personazheve. Shumë urime Benit. Vërtetë e vlerësova mesazhin e përkthyesit tonë Romeos. Në një botë ku kufijtë, debatet diplomatike ku njohjet mosnjohjet janë akoma tema të nxehta, libri i kalon këto barriera  dhe ju falenderoj shumë për këtë kontribut”, deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Shkrimtarja Natasha Poroçani u vlerësua për veprën e saj në letërsinë për fëmijë, me librin “Kalendari i ëndrrave të mollës”, përkthyesja Klarita Lagji mori çmimin për përkthimin më të mirë nga frëngjishtja të veprës “Vendi i Babait”, nga shkrimtarja nobeliste Annie Ernaux. Autori fitues për veprën më të mirë studimore u shpall Arben Imami për veprën e tij “3 format e mendimit, Mitologjia, Racionaliteti, Religjioni”, ndërsa çmimin për përkthimin më të mirë të vitit e mori Romeo Çollaku për përkthimin e veprës “Varfanjaku i Zotit” nga autori Nikos Kazanxaqis.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 19, 2022 at 3:17 pm

    http://www.whale.to/a/mullinsbk_m.html

    Eustace Mullins
    Murder by Injection

    Reply
  • Andis says:
    November 20, 2022 at 2:29 am

    Bravo me keto aktivitete kulturore e artistike se jane me PIKATORE ne metropolin e Tiranes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?