Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Panairi i Librit, ku është NAFTA?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Panairi i Librit, ku është NAFTA?!
EnciklopediKulture

Panairi i Librit, ku është NAFTA?!

Published: November 18, 2022
Shpërndaje

 

Nga Ahmet Çollaku

Ish-naftëtar

- Publicitet -

Librat kanë aftësinë për pavdekësinë. Ata janë frytet më të qëndrueshme të veprimtarisë njerëzore – Smiles S.

 

Ky është Nëntori ose pranvera e librit. Te zgjuarit e presin këtë muaj si ditë lindje. Librat  vendosen si ikona sepse janë të shenjtë!

Libri është një mësues dhe këshilltar i heshtur, i thjeshtë, se nuk pranon avokatë, gjyqtarë, prokurorë.

Librat kanë një hijeshi të veçantë, herë si gra të bukura, herë si filozofë fjalëpak, librat na gëzojnë, flasin me ne, na japin këshilla, bëhen miq të gjallë, – thotë Petrark F.

Çdo libër gjykohet nga lexuesit. Në çdo libër gjejmë një pjesë, a një ngjarje të botës tonë që na rrethon. Diçka edhe nga vetja jonë, nga koha jonë.

Të shkruash libra të mirë është e vështirë, se, kjo kërkon ndjesi personale që burojnë nga zemra, pra që të shkruash një liber duhet të bësh një traktat me Zotin.

Sot njerëzit janë verbuar nga abstraksionizmi amoral, nga kopertinat ngjyer me  pornografi, shumë libra janë shtirje, gjoja kushdo mund të shkruaj, se sipas disa të marrëve, po të kesh para, mund të prenotosh dikë të shkruajë libër për veten tënde, për dashnoren tënde, për PS apo PD…

Por shkrimtarët e mëdhenj nuk njihen nga gjatësia, fytyra, flokët apo nga dashnoret. Jo të gjithë e kanë takuar Kadarenë, por shumë e njohin dhe e ndiejnë nga veprat e tij, shumë shqiptarë nuk arritën të pinin një gotë raki me Agollin, por shumë njerëz i mbajnë liberat e tij ne xhep si Kuranin… Ne  Kutelin për Nobël e kishim pranë, por asnjë herë nuk e takuam, tani kemi shkrimet e tij, Migjenin nuk e pamë, por ai përditë është i pranishëm mes nesh, madje me vargjet e lira godet edhe sot berishët, metët, ramët, ambasadorët e huaj  që vine këtu për muaj mjalti, a për të shijuar raki shqiptare…

Shqiperia është një vend i mrekullueshëm dhe tragjik, –  thonë të huajt. Tani pasuritë e shqiptarëve po shterojnë dhe vendi po zhytet në borxhe.

Në Shqipëri ka pak botime për naftën, janë disa botime si broshura, disa autobiografi, ndonjë që mendon se mund të shkruajë libra, ndonjë që rrudhet  të vizatojë sistemin monist që e kemi akoma në parlament, disa numërojnë vagonat me krom apo minutat në mbledhjet e minuara në qytetin e  Patosit.

Pra, s’ka asnjë libër serioz dhe dinjktoz, siç i takon naftës tonë. Nafta është sinonim i Diellit, i armës, i parfumit, i dashurisë. Botimet e naftës në botë, janë nga më të bukurat.

Ku janë librat për naftën?! Kjo pyetje së pari, u bëhet atyre që kanë të bëjnë me naftën apo janë afër me naftën tonë,  historinë tonë, moralin tonë.

Evidentimi i naftës sonë si industri dhe shoqëri sociale është në vakum. Vakumi nuk ka njësi matëse, është boshllëk. Disa shokë dhe miq të mi kanë aftësi dhe memorje, por nuk duan.

Vetë shteti shqiptar ka bërë gjithçka që nafta shqiptare të harrohet. Vidhen miliona tonë naftë shqiptare nga të huajt.  Rrufjanët tanë nuk gjejnë një fuçi naftë të botohet diçka për naftën, një memorje apo një broshurë, qoftë edhe të ribotojnë librin e inxhinier Z.Hamitit.

Unë kam shkruar pesë libra për naftën; një përpjekje modeste për t’i thënë popullit se dikur ishte një industri e madhe, një moral i madh të cilin ne sot nuk e kemi. Këta libra nuk janë raporte  fondesh apo arshivash, i kam shkruar me pasion, jo për  përfitime personale. Jam ndier shumë i emocionuar kur disa shokë, miq  dhe lexues më kanë përgëzuar. Kjo është kënaqësia më e madhe.

Pensoni im është 200 dollarë në muaj për një punë tridhjetë vjeçare, po unë nuk kam shkruar që me shitjen e librave të mi të rris pensionin! Librat e mi nuk shiten masivisht, por kjo nuk më trishton fare, sepse unë e njoh sjelljen e albpetrol-cinizmit. Cinizmi është si squfuri i naftës.

Kam shkruar për specialistët Ramadan Perhati, Nikolin Leka, Dhimitër Gjenarali, Petro Lenëna, Telo Vejal, Enrik Veizaj, Ali Mema, Alfred Frashëri, dhe të tjerë. Tregoj mbresat dhe ndjesitë e mia personale. Është kënaqësi të shkruash për kolegët dhe shokët me të cilët ke punur një kohë të gjatë.

Këta libra kanë intervista, portrete, biseda, publiçistikë. Unë aty shprehem optimist për perspektivën e naftës shqiptare, veçanërisht për Dumren, Paperin, Cërrikun, Galushin, Rovën, deri në Depresionin e Tiranës.

Mirëqënia e një vendi është në funksion të drejtë me angazhimin e njerëzve për punë dhe me menaxhimin e kujdesshëm të resurseve natyrore. Për fat të mirë vëndi ynë është i pasur me burime natyrore, por tani ato janë bërë objekt pasurimi i anti shqiptarizmit. Për sa kohë që këto pasuri do të vidhen emigracioni shqptarëve do të jetë i gjatë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 19, 2022 at 5:45 am

    Mire do ishte qe Ermal Mamaqi ta lexonte kete liber dhe te na thonte pershtypjet pastaj .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?