Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
KronikeLajmi i fundit

Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë

Published: August 29, 2026
Shpërndaje

Kapiteneria e Portit të Durrësit bën me dije se ka ndaluar dje, më 28 gusht, hyrjen në radën e portit të anijes “Hanuman”, një tanker me numër IMO 9295048, që lundron nën flamurin e Sierra Leones.

Anija është listuar nga Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës, GUR, dhe shërbimet e tjera si pjesë e së ashtuquajturës “flotë hije” ruse. Në databazën zyrtare të GUR, “Hanuman” klasifikohet si anije e përfshirë në transportin e naftës ruse dhe produkteve të saj në kundërshtim me embargon e luftës së G7 dhe Bashkimit Europian dhe politikën e kufirit të çmimit, të njohur si “price cap”.
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi ukrainas, në shtator të vitit 2025 “Hanuman” ka transportuar më shumë se 30 mijë tonë produkte nafte ruse nga porti i Novorossiysk në drejtim të Turqisë.

GUR evidenton gjithashtu raste të fikjes së sistemit të identifikimit automatik, AIS, si dhe hyrje të anijes në porte ruse. Në të dhënat e publikuara për “Hanuman” përfshihen edhe disa nga portet që anija ka vizituar, mes tyre Durrësi.
Vendimi i Kapitenerisë së Durrësit për të mos lejuar hyrjen e “Hanuman” vjen në një kohë kur transporti detar i naftës ruse dhe përdorimi i flotave të ashtuquajtura “hije” mbeten nën vëmendje të shtuar ndërkombëtare.

 

- Publicitet -

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
  • Renea dhe Policia aksion në Korçë, kërkohet i dënuari me 18 vite burg për vrasje
  • Rama mbledh sot deputetët dhe të deleguarit e Tiranës
  • Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  • Horoskopi 29 Gusht 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Vl on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  2. konfidencialisht on Diplomacia e “tortës” dhe jahteve: Si po e blejnë vendet e Ballkanit dashurinë e Trumpit
  3. Kur gjoba e Becchettit i faturohet Buxhetit te Shtetit on Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  4. demo on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  5. 1thundrak on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?