Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Papandreu kritikon fitoren absolute të Mitsotakisit: Ai po kërkon të jetë i plotfuqishëm!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Papandreu kritikon fitoren absolute të Mitsotakisit: Ai po kërkon të jetë i plotfuqishëm!
AktualitetBoteRajoni

Papandreu kritikon fitoren absolute të Mitsotakisit: Ai po kërkon të jetë i plotfuqishëm!

Published: June 26, 2023
Shpërndaje

Në vitin 2009, sapo pranoi drejtimin e ekzekutivit, ishte ai që zbuloi para botës se borxhi grek ishte jashtë kontrollit: 300 miliardë lekë, 113 për qind e PBB-së, gati dyfishi i kufirit të vendosur nga Eurozona.

Pjesa tjetër është histori: vite që grekët sot mezi presin t’i harrojnë. George Papandreu votoi ditën e djeshme në Patras, ku u zgjodh edhe deputet i Pasok-ut dhe gjëmonte se “demokracia kërcënohet kur paratë, pushteti dhe kontrolli i medias janë në duart e pakicave”.

Gjëmimi është tek Mitsotakis-i: “Unë mendoj se problemi i tyre është një dëshirë në rritje për plotfuqi”. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, ai tregon se partia e Mitsotakis refuzoi çdo koalicion të mundshëm me PASOK-un.

- Publicitet -

“Ata refuzuan çdo koalicion, madje kërcënuan se do të rivotojnë në gusht nëse mandati nuk do të ishte i plotë. Edhe skandali i përgjimeve tregon një qëndrim të këtij lloji (gushtin e kaluar u zbulua se shërbimet sekrete, të drejtuara nga qeveria, po përgjonin politikanë të opozitës, përfshirë kreun e Pasok-ut, ed)”, u shpreh fillimisht Papandreu.

Ish-kryeministri grek tregoi se është i lumtur që Greqia ka dalë nga kriza, por “modeli ynë i rritjes duhet të rimendohet”, shtoi ai.

“Nëse do të fokusoheshim në energjitë e rinovueshme, do të ishim të vetë-mjaftueshëm. Por ne kemi nevojë për të rinj: shumë largohen, edhe për shkak të klientelizmit që na mbyt”, vërejti Papandreu.

Referuar investimeve të huaja, të cilat kanë arritur majat historike në Greqi, ish-kryeqeveritari pohon ato duhet të rregullohen në mënyrë që të krijojnë pasuri në vendin helen.

Sa i takon rezultatit të partisë së tij, ai theksoi se “ne po ringjallemi”.

“Kur erdha unë në pushtet, Greqia ishte një këmbë larg falimentimit. E kemi shpëtuar ekonominë, por me sakrificat e qytetarëve tanë. Kreditorët europianë i kërkuan, ne i paguam në nivel politik. Por njerëzit e kuptuan se ne ishim të ndershëm”, u shpreh Papandreu për botimin italian.

Ish-kryeministri grek nënvizoi se i ka kërkuar qeverisë një hetim për mbytjen e anijes në Pylos që u kthye në “një temë evropiane”.

“Ne i kemi kërkuar qeverisë që të kryejë një hetim. Problemi i refugjatëve, megjithatë, mbetet. Ne jemi të çmendur nëse mendojmë se muri i Mitsotakis është i mjaftueshëm. Edhe unë kam qenë refugjat”, kujton Papandreu.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  • Paketa fiskale 2027: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin
  • Mbi 50 mijë viktima, vera e vitit 2026 më vdekjeprurësja
  • Policia bën një hap pas për bllokimin e telefonave dhe trajtimin e të miturve në protestë
  • VIDEO: Rama nxjerr sërish tavolinën prej guri para Kryeministrisë për dialog me studentët

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  2. anti25642654censurë on ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  3. anti25642654censurë on ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  4. !!? on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë
  5. Gazetari on ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?