Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Papunësia dhe mungesa e meritokracisë, shqetësime kryesore të studentëve në Shqipëri dhe Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Papunësia dhe mungesa e meritokracisë, shqetësime kryesore të studentëve në Shqipëri dhe Kosovë
Aktualitet

Papunësia dhe mungesa e meritokracisë, shqetësime kryesore të studentëve në Shqipëri dhe Kosovë

Published: November 17, 2023
Shpërndaje

Organizata rinore nga Shqipëria dhe Kosova theksuan sot se papunësia dhe mungesa e meritokracisë në të dy vendet e ka ulur cilësinë e studimeve universitare dhe i shtyn ata të emigrojnë drejt shteteve të tjerë. Këto organizata zhvilluan sot në Tiranë Kongresin Kombëtar Studentor, ku u diskutua në detaje mbi shqetësimet e të rinjve në dy vendet.

Dhjetëra të rinj nga Shqipëria dhe Kosova u takuan sot në Tiranë në Kongresin Kombëtar Studentor, ku diskutuan mes tyre, së bashku me pedagogë dhe ekspertë të arsimit të lartë. Ata folën me shqetësim për mospërfilljen që vuajnë prej politikës dhe institucioneve shtetërore dhe mosdëgjimin e mendimeve të tyre nga autoritetet publike.

Një nga organizatorët e Kongresit Kombëtar Studentor, Migen Qiraxhi, thotë se ndër shqetësimet kryesore të të rinjve, studentëve janë mospërfshirja në vendimmarrje, si dhe mungesa e meritokracisë, gjë që i shtyn ata drejt emigrimit.

- Publicitet -

“Sipas organizatës Transparency International korrupsioni në Shqipëri është në nivele shumë të larta. Edhe kjo tregon se kemi të bëjmë me mungesë të meritokracisë, çka dëmton më shumë komunitetin e studentëve dhe profesionistëve të rinj, që nuk e gjejnë dot hapësirën në vendet e punës. Ata nuk e gjejnë dot hapësirën as në treg, sepse edhe tregu është kompozuar mbi tendera korruptivë, klientelizmit dhe korrupsionit të qeveritarëve. Tregu nuk kërkon cilësi, sepse nuk konkurron me cilësi, dhe të rinjtë ikën në vende të tjerë, atje ku respektohet dituria, meritokracia dhe aftësitë profesionale”, tha zoti Qiraxhi.

Emigrimi i rinisë mbetet shqetësim kryesor në të dy vendet, u theksua nga folësit kryesorë në tubim. Veprimtari Rron Gjinovci thotë se në të dy anët e kufirit zyrtarët flasin për rritje në shifrat ekonomike, por pak flasin për rininë dhe shkollimin e saj.

“Mendoj që sfida më e madhe e të rinjve në Kosovë dhe në Shqipëri, sidomos në Kosovë, është papunësia. Një në dy të rinj në Kosovë është i papunë. 45 për qind e të rinjve deri në moshën 25 vjeçare janë të papunë. Kjo krijon probleme në disa aspekte në shoqëri, duke nisur nga problem më i thjeshtë ekonomik, që ua pamundëson të rinjve pavarësinë e jetesës”, tha zoti Gjinovci.

Një tjetër shqetësim kryesor, krahas mungesës së organizimit komunitar është edhe niveli i ulët e mësimdhënies akademike, theksuan folësit. Studenti i shkencave kompjuterike , Ilir Kiçmari, thekson se shqetësim kryesor i rinisë në Kosovë është edhe rritja e cilësisë së shkollimit, ku vetëm Universiteti i Prishtinës ka së paku 40 mijë studentë.

“Shqetësimi më i madh i studentëve në Kosovë është cilësia e ulët e arsimit të lartë. Studentët duan më shumë cilësi. Në mënyrë që kur të përfundojnë studimet të kenë mundësi për punësim në tregun e punës si dhe të kenë mundësi që të vazhdojnë studimet jashtë vendit, të bëhen pjesë e jetës akademike dhe të ndihmojnë në edukimin e brezave”, tha Kiçmari, përfaqësues i organizatës Iniciativa Rinore për Novacion 68.

Kongresin Kombëtar të Studentëve e ndoqën nga afër edhe pedagogë të disa fakulteteve. Akademiku Artan Fuga u bëri thirrje të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova të këmbëngulin në kërkesat për politika të reja arsimore në të dy vendet.

“Me politikë të re unë kuptoj kompetenca, të drejta, detyra, përfshirje në vendimmarrje, sistem vlerash që duhen shpërndarë më mirë midis aktorëve që përbëjnë botën universitare. Studenti duhet vënë në qendër të vendimmarrjeve”, tha profesor Fuga.

Emigrimi i rinisë drejt vendeve të BE-së është prej disa vjetësh një dukuri mbizotëruese në rajonin e Ballkanit perëndimor. Anketime të fundit tregojnë për një gatishmëri të lartë të të rinjve për tu larguar për shkollim, punësim dhe jetesë më të mirë në vende të tjerë për shkak, siç shprehen ata, të varfërisë, papunësisë dhe mungesës së perspektivës në vendin e tyre.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana
  • Foto nga arrestimi në Nju-Jork, Maduro thyen heshtjen nga SHBA: Venezuela do të rilindë
  • Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve
  • Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  2. demo on Vjedhja e kryeveprës së Rilindjes nga muzeu siçilian po i lë hetuesit pa fjalë
  3. edi rama - Fjale e Rrene on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. vlonjati on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?