Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parada e Shqiptarëve më 28 nëntor, Veliaj ndan mesazhin “kuq e zi”: “Krenar që kjo paradë do të mbahet për herë të parë në Tiranë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Parada e Shqiptarëve më 28 nëntor, Veliaj ndan mesazhin “kuq e zi”: “Krenar që kjo paradë do të mbahet për herë të parë në Tiranë”
Aktualitet

Parada e Shqiptarëve më 28 nëntor, Veliaj ndan mesazhin “kuq e zi”: “Krenar që kjo paradë do të mbahet për herë të parë në Tiranë”

Published: November 12, 2023
Shpërndaje

Për herë të parë vjen në kryeqytetin shqiptar, “Parada e shqiptarëve”. Aktiviteti do të zhvillohet më 28 Nëntor në bashkëpunim me “Albanian Roots”. Teksa jep këtë lajm, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i fton të gjithë të bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Këtë 28 Nëntor ne, shqiptarët, festojmë 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Është një nga ato ditë kur dritaret e shtëpive tona skuqen nga flamujt kuqezi, kur zemra e çdo shqiptari rreh njësoj, dhe secili prej nesh ka dëshirë ta thotë me zë të lartë: “O sa mirë me qenë Shqiptar”! E ku ka më bukur se sa Ditën e Flamurit ta festojmë të gjithë bashkë, këtu, në Tiranë! Prandaj, këtë vit, kemi menduar të organizojmë diçka krejt të veçantë, që do ta mbajmë mend gjatë. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, m’u në zemër të kryeqendrës së shqiptarëve, vjen “Parada e Shqiptarëve” – një festë e paharruar për Ditën e Pavarësisë, plot ngjyra e hare, me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga të gjitha qytetet shqipfolëse të rajonit, për t’u mbledhur së bashku në një paradë kushtuar historisë, trashëgimisë dhe kulturës sonë”, thotë Veliaj, ndër të tjera m, në mesazhin e postuar në rrjetet sociale.

Mandej, ai shpreh lumturinë që kjo paradë e jashtëzakonshme do të mbahet në Tiranën e transformuar vitet e fundit.

- Publicitet -

“Tirana do të mirëpresë krahëhapur, me këngë e valle, çdo shqiptar që ka dëshirë të na bashkohet në festën tonë të madhe. Por, kam edhe një falenderim për “Rrënjët shqiptare”, që pas 15 vitesh organizimi në New York, e riktheu Paradën aty ku janë rrënjët e saj, në Shqipërinë tonë, në kryeqytetin e shqiptarëve! Mezi pres t’ju takoj të gjithëve në Tiranë në 28 Nëntor”, përfundoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?