Juglindja e vendit ka mbetur në izolim, pasi prej mesditës së të shtunës është bllokuar qarkullimi në rrugën nacionale “Librazhd-Pogradec”. Ky është një aks jetik që lidh Korçën, Pogradecin e gjithë juglindjen me Elbasanin e Tiranën. Po kështu janë paralizuar lëvizjet drejt doganave në Qafë-Thanë dhe Kapshticë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndaluar lëvizjen e automjeteve, përfshirë vetura, autobusë dhe kamionë, për shkak se rruga ka çeduar për shkak të gërryerjes nga lumi Shkumbin.
Rreth orës 22:00, pas bllokimit të lëvizjes së automjeteve për shkak të përkeqësimit të gjendjes, autoritetet kanë marrë një vendim edhe më drastik: është ndaluar plotësisht edhe qarkullimi i këmbësorëve, si dhe i mjeteve të emergjencës – zjarrfikëse, polici dhe ambulanca – në segmentin e dëmtuar.
Për shkak të trafikut të rënduar, si pasojë e bllokimit të aksit Librazhd-Prrenjas, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë udhëzime për qytetarët, që të përdorin rrugë alternative.
Për drejtuesit e mjeteve, ARRSH thotë se duhet të përdorin rrugët Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan dhe Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë, ndërsa drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, duhet të përdorin rrugët në Pikën doganore Qafë Thanë – Maqedoni dhe Pikë doganore të Bllatës – Rruga e Arbërit.
Prej dy ditësh qarkullimi kryhej me vështirësi në një korsi, ndërsa sot u mbyll plotësisht pasi situata u përkeqësua, me zhvendosje të trupit të rrugës.
Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli, deklaroi se rruga është mbajtur në monitorim prej javësh, por përkeqësimi i fundit ka detyruar mbylljen totale të trafikut.
“Si autoritet e kemi në mbikëqyrje prej javësh, por prej 48 orëve ka pasur përkeqësim të ndjeshëm. Jemi të detyruar të bllokojmë tërësisht trafikun. Ka një përkeqësim të vazhdueshëm. Në mëngjes ishte spostuar 27 cm, aktualisht është 29 cm. Poshtë urës po thërrmohet betoni, kështu që jemi të detyruar të bllokojmë totalisht rrugën edhe për mjetet normale.
Parashikim për hapjen nuk mund të bëjmë, por do të nisim menjëherë nga puna. Ju lutemi shumë ta shmangni këtë rrugë patjetër, sepse do të gjendeni në radhë pritjeje. Nuk jemi në gjendje ta themi sa do të zgjasin punimet. Ura në këtë moment nuk shfaq siguri. Shkaqet janë natyrore, zona është ujëmbajtëse”, tha Kozeli, duke paralajmëruar drejtuesit e mjeteve të shmangin patjetër këtë aks për të mos mbetur në radhë pritjeje.
ARRSH ka nisur procedurat për ndërtimin e një bypass-i provizor, por nuk ka ende një afat të qartë për përfundimin e punimeve. Ndërkohë, mjetet e tonazhit të rëndë nuk kanë asnjë alternativë kalimi.
E vetmja mundësi për qytetarët që duan të shkojnë nga Tirana në Korçë dhe anasjelltas është rruga alternative ‘Maliq-Lozhan- Moglicë-Gramsh’.
Rruga e Moglicës edhe pse ka një vit që është ndërtuar ka pësuar shembje në disa segmente dhe kalohet vetëm në një korsi. Po kështu, ky aks ka kthesa të forta e pjerrtësi, duke e shtuar me së paku një orë distancën.
j.l./ dita

Pse nuk perdorin ato satelitet e Edvinos?
Natyra nuk te leee ta genjesh,ta plackitesh,ta grabitesh,ta shperdorosh,ta shkaterrosh,ta kafshosh,TA MASAKROSH..Natyra Hakmerret.reagon. Mund te qorrollepsesh popullin Shqiptar,jo 12 vjet,por edhe 50 vjet,Edhe 500 vjet Elham dylillah jam turk e m`Din,Mund te genjesh Parlamentin shqiptar,Politiken shqiptare me Konferenca me tre Salla ,me Projekte 3D, me projektore ,me Ekrane 5D per Koridorin 8,,por Natyres ja rrun me brisk Rubie,se natyra ta nxjerr Vjedhjen e Zallit te Lumit me te paren.Ti hedh ne Lume e perrua TE GJITHA.Nuk ta duron Mashtrimin Natyra,si po ju duron poplli shqiptar.
Mund te verdallisesh ceten e Ambasadoreve te BE me cfaqje,projekte,konferenca,o I dashuri Edi,me brekushe te zeza dhe atlete te bardha,por jo Natyren!Se Natyra ti heq brekushet dhe te nxjerr cullak.AQ SA VLEN.
Ti zoti karagjoz me fallxhoren Balluku e shikon Ate Hekurudhen,qe u rrezua dje?E shikon Ti Ate uren e Bushtrices qe po i reziston gjithe masiaralleqeve qe po i punon TI dhe skota jote.Ka mbetur si Shtylla e vetme Jonike e Tempullit te Apolonise. Sot mbushen plot 60 vjet nga ndertimi i Hekurudhes dhe 55 vjet nga ndertimi i Ures.
Pse nuk i shembi mema Natyre per 60 vjet VEPREN E SHKELQIM BUMCIT? Ja,ta thom Uneee!
Shkelqim Bumci,Egon Gjadri,Emin Mysliu,,por edhe Kujtim Beqiri,Abdi Sharra,Sulo Klosi,,Koco Plaku dhe dhjetra e qindra Inxhinjere qe ndertuan kete vend,ISHIN BIJ TE NATYRES. Para se te mesonin Ligjet e Ndertimit,Arkitektures,Gjeologjise,MESUAN LIGJET E MEMES NATYRE,.Satanai i denoi,por mema Natyre i Nderoi.
Kurse ti Edi Rama me bucen hajdute Lubi Balluku jeni nje SCARAFAGGIO ,nje morr,nje ciban,nje parazit,nje rriqen ne trup te Memedheut.Cfare keni komplotuar,katranosur ju te dy keto 12 vjet,do te shemben te tera.Me rruge,me ura,me tunele,me Lungo Mare,de Autoritete n`Tajare ,,Te tera,,sepse Ti je nje SCARAFAGGIO,qe rron duke thithur Lymfen e Memedheut.
Botoje Thano ne faqe te pare kete pamflet te demos,qe ta shohe FAQEZIU,se ky Pamflet i demos mund te krahasohet vetem me pamfletin NUK MUND TE HESHT,te princit Tolstoi drejtuar Car Nikolles II pas masakres se 1905.
Vershimi i shkrimtarit e mori me vete Carin e fundit te Rusise.
Demua është një pordhac mburavec , që e krahëson veten , as më pak e as më shumë po me shkrimtarin më të madh të njerëzimit Leon Tolstoi , autor i kryeveprës botërore Lufta e Paqia . A ka bythë ku të rrijë një krahësim i tillë ? Tolstoi me autoritetin e tij të pa diskutueshëm në të gjithë Rusinë , i dërgoi një pamflet proteste Car Nikollës , për masakrat e këtij të fundit , të quajtura Masakrat e Stoilipinit , që inkurajoi gjithë Rusinë e indinjuar nga ato masakra dhe tronditi fronin e Car Nikollës , aq sa doli në popull shprehja ” Car Nikollën mund t’a rrëzojë Tolstoi nga froni i Perandorit , ndërsa Cari as që mund të lëkundë sadopak kolltukun e studios të Tolstoit në fshatin e tij të lindjes , Jasnaja Poliana” (ku ai banonte deri sa vdiq) . Ky ishte Tolstoi për Rusinë dhe më i madhi shkrimtar për botën , ndërsa neve shqiptarët në vënd të Tolstoit , kemi demon që e njohin vetëm pensionistët me të cilët luan domino dhe maksimumi ndonjë komshi përballë hyrjes së apartamentit të pallatit me parafabrikate të kohës së komunizmit , që furnizohet me ujë nga depozita në taracë ku ai banon .
Siç shihet dhe nga pamjet shëmbja e rrugës ka ndodhur në urën e ndërtuar mbi 50 vjet më parë dhe nuk ka lidhje fare as me periudhën e demokracisë dhe as me qeveritë pas 1990 .
Jo nuk ka, se qeverite pas demokracise nuk mbajne asnje pergjegjesi, as per rruget dhe as per urat qe jane ndertuar para 1990! Ato vetem se i perdorin taksat per rruge dhe tunele te reja, qe jane me cilesi shume te larte, dhe jam shume i sigurte qe edhe ne vitin 2080 nuk do te kene nevoje per mirembajtje. Tani, te themi te verteten ashtu sikurse edhe ju komentues shume i nderuar po beni, edhe per mbarevajtjen e rrugeve dhe urave ekzistuese harxhohen nje djall e gjysem nga taksat tona, por ama Belinda eshte shume e kujdeshme qe ti ndaje ato ne menyre te barabarte tek te gjithe, dhe te kerkosh llogari se perse nuk perdoren keto para per rregullimin apo zevendesimin e ures ne fotografi, eshte qofte larg, te cosh uje ne mullirin e Berishes. Ndaj dhe nuk dua ta bej, le te mbetet juglindja pa lidhje te shpejte me pjesen tjeter te vendit. Kaq pertace te jene valle, mund te kalojne nga Kapshtica ne Kakavije dhe prej andej ne Gjirokaster, Tepelene e me tej. Ose ne Maqedoni, Kosove dhe drejt e ne rrugen e Kombit. Tani kush gjen ironi ne komentin tim, i lutem ta mbaje per vete, sepse edhe une u perpoqa vec te shkruaj te verteten!
RRuga dhe Urat e ndertuara nga fashistet Italjane 85 vjet me pare Aty kane qene,por nuk jane rrezuar para se te fillonte shetitjet me jeleke fluoreshente ne zall te Shkumbinit,magjistrica Balluku.Edhe ura e Firmes Maqedone Granit e ndertuar 18 vjet me pare nuk pyeti nga bora,bresheri,shiu,Edhe traseja Hekurudhes me urat,tunelet e Cim Bumcit ndertuar 60 vjet me pare,Edhe ura e Kamares ndertuar nga Kahreman beu,sanxhakbej i Ohrit ka 500 vjet qe qendron aty.Edhe Rruga Egnatia me ura dhe kalldreme perbri ka 2200 vjet qe mema Natyre nuk e ka rrezuar,por dora e mallkuar e katundareve koprativiste.
Perandoresha Ekaterine shetiste ne Ermitazh me rojet perandorake,qe i zgjidhte si hamshoret e rraces.Perandoresha e rrugeve Baluku shetit ne zall te Shkumbinit rrethuar me garden e katundareve ARRSH ne Nevskij Prospektin e Koridorit 8.
Cfare eshte grabitur ne Lume,Do te kthehet ne lume,.kete di te thote demo,o dashi.Natyren nuk e grabit,nuk e mashtron,nuk e korrupton dot.Edhe Inxhenjeria Romake respektonte Natyren.pak me tej katastrofes Balluku ndertuan UREN TRIECTUM mbi lumin Shkumbin,qe rezistoi 2000 vjet.Turqit e quajten Ura e Haxhi Beqarit .Pamjet e fundit te kesaj Ure i fotografoi etnografi gjerman Zachtner ne 1939.Themelet e Ures inxhinjeret romake nuk e ndertuan me rere,zhavor e plloca Shkumbini,por ME BETON ROMAK.I njejti material qe ka ndertuar kupolen e Panteonit Agrippa ne Rome dhe Amfiteatrin e Durrsit. Koridori 8,Tuneli 10,ura 12,cfare ka ndertuar Balluku me garden katundarake ARRSH te gjitha do perfundojne ne lume e perrua.Me vjen keq se bashke me pacavurret e Edi Rames dhe Ballukut po perfundojne ne lume edhe malet bashke me veprat inxhinjerike te Ndertuesve te vertete.