Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parlamenti miraton projektligjin për rikthimin e gjuetisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Parlamenti miraton projektligjin për rikthimin e gjuetisë
AktualitetKronike

Parlamenti miraton projektligjin për rikthimin e gjuetisë

Published: December 12, 2025
Shpërndaje

Pas një dekade ndalimi, në Shqipëri do të lejohet gjuetia pasi parlamenti miratoi me 80 vota pro projektligjin e ri “Për gjuetinë”, i cili parashikon lejimin e këtij aktiviteti në zona të caktuara, ndërsa moratoriumi kishte përfunduar në gusht të këtij viti.

Gjuetarë do të jenë si fillim vetëm shtetasit shqiptarë, ata që kanë mbushur moshën 25 vjeç, që kanë armë me leje dhe që janë të pajisur me leje gjuetie.

Sipas relacionit të projektligjit, statusi i zonës së gjuetisë do të hiqet për arsye të sigurisë kombëtare, nevoja të zhvillimit rural, kur ka keqpërdorim dhe kur nuk zbatohet kontrata me qiramarrësin.

- Publicitet -

Baza e re ligjore parashikon se në rastet kur në zona të ndaluara gjuhen kafshë që nuk janë pjesë e listës apo kur mungon leja e gjuetisë, gjobat janë të majme dhe variojnë nga 500 mijë lekë në 1 milion e 300 mijë lekë.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik draftin e ri ligjor, i cili përcakton se të drejtën për të qenë gjuetar fillimisht do ta kenë vetëm shtetasit shqiptarë mbi 25 vjeç, të pajisur me armë me leje dhe me leje të posaçme gjuetie.

Sipas relacionit të projektligjit, statusi i zonës së gjuetisë mund të hiqet për arsye të sigurisë kombëtare, kërkesave për zhvillim rural, rasteve të keqpërdorimit ose mosrespektimit të kontratës nga qiramarrësi.

Deputeti i PS, Erion Braçe kundërshtoi ashpër projektligjin për gjuetinë ndërsa kritikoi përkufizimin e kurtheve për të kapur kafshët.

Braçe ngriti shqetësimin edhe për distancat e sigurisë, duke thënë se 300 metra larg shkollave apo zonave të banuara nuk mjafton, sidomos kur gjuetarët mund të mos kenë përvojën e duhur.

Kritika pati edhe për moshën minimale të gjuetarëve, që propozohet të jetë 25 vjeç.

“Imagjinoni një shpend që kapet në këtë mënyrë me kurth, kush është kafsha këtu? Si mund të jetë gjuetia ‘estetike’? Si mund të quhen ‘produkte estetike’ ato që vijnë nga gjuetia? Si mund të jetë estetik një shpend i qëlluar, i gjakosur? Si mund të quhen kështu? Po shkoj më tej: në përkufizime thuhet që zonat e gjuetisë të mos përfshijnë qendra ekonomike, sportive dhe fetare dhe të jenë 300 metra larg tyre. Po të jetë një gjuetar pa nishan, e kuptoni çfarë mund të ndodhë 300 metra larg një shkolle? Për zonat e mbrojtura, distanca është vetëm 200 metra. Kjo nuk garanton asgjë. Gjuetar konsiderohet personi fizik, shtetas shqiptar ose i huaj, që ka mbushur moshën 25 vjeç. Këta 25-vjeçarët i keni në poligone duke bërë qitje, duke u stërvitur për të qëlluar në shenjë, dhe tani u jepni pushkë për t’u stërvitur me shënjestra të gjalla, që janë kafshët. Kjo mosha 25-vjeç nuk vlen më, s’mund të bëhet gjuetar në atë moshë, se nesër e ke kontingjent krimi”, tha ai.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • iriqi says:
    December 12, 2025 at 3:18 pm

    Te parlamenti është mbledhur llumi i kombit! Çfarë mund të presësh tjetër nga ata?!

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    December 12, 2025 at 3:21 pm

    lejoni gjuetine e pasjkut me rrjete dhe me grep.Dinamiti dhe helmet 20 vjet burg.Vrasja e kafsheve me arme,me kurthe,me imitues,eshte cfarrosje.Shqiperia duhet te zbatoje ligjet e Israelit per gjuetine,sepse ketu per 35 vjet u be masaker.U cfarosen gjithe fauna dhe shpendet e eger.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?