Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Partia e Gjukanoviç tërheq mbështetjen për qeverinë Abazoviç
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Partia e Gjukanoviç tërheq mbështetjen për qeverinë Abazoviç
AktualitetBote

Partia e Gjukanoviç tërheq mbështetjen për qeverinë Abazoviç

Published: July 11, 2022
Shpërndaje

Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviçit, vendosi njëzëri të ndërpresë mbështetjen për qeverinë e udhëhequr nga Dritan Abazoviç. Shkak është bërë Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, e cila u votua nga shumica e ministrave të qeverisë së Abazoviç të premten.

Partia e Gjukanovic vlerëson se qeveria ndryshoi kursin politik për të cilin ishte rënë dakord dhe tha se marrëveshja me Kishën Serbe kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi.

“Qeveria braktisi detyrën prioritare të përmbushjes së detyrimeve nga agjenda e integrimit evropian dhe me nxitim, në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa u konsultuar me publikun, bëri marrëveshje me Kishën Ortodokse, duke i shkaktuar dëm të pallogaritshëm interesave shtetërore të Malit të Zi.”

- Publicitet -

Partia e Gjukanoviç ka 29 deputetë në Kuvendin e Malit të zi dhe është forca kryesore politike që ka mbështetur qeverinë e pakicës së Abazoviç, pa pasur ministra në të. Kryeministri reagoi në Twitter lidhur me vendimin.

“E mirëpres vendimin e kryesisë së PDS-së. Do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i shumicës së deputetëve. Mali i Zi duhet të ecë përpara. Krimi, korrupsioni dhe nacionalizmi nuk janë opsione. E ardhmja evropiane do të fitojë”, u shpreh ai.

Abazoviç nisi dhe zbatoi procedurën me të cilën u miratua teksti i Marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe përkundër paralajmërimeve nga partitë partnere në pushtet dhe një pjesë të partive të pakicës për dëmin që marrëveshja iu bënte interesave të Malit të Zi.

Gjatë diskutimit në qeveri, Abazoviç ka pranuar se pjesë e Marrëveshjes Themelore nuk janë harmonizuar plotësisht me ligjet dhe Kushtetutën e Malit të Zi, por ka insistuar në miratimin e saj. Mosmarrëveshjet mes shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe filluan që në vitin 2006 me pavarësinë e këtij shteti.

Kisha Ortodokse Serbe, sipas analistëve, mbetet nën ndikimin e politikës së Beogradit dhe të Moskës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tkurrja e Bujqësisë
  • Shtohen mashtrimet në emër të bankave
  • Seul dhe Kievi janë të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojën e Luftës Moderne në frontin rus
  • 55 metra! Statuja më e madhe e Marisë në Europë ngjall debate
  • Pse një e treta e popullsisë vuan nga një formë alergjie

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Tkurrja e Bujqësisë
  2. K R on Tkurrja e Bujqësisë
  3. Kopacza on Tkurrja e Bujqësisë
  4. Otto on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  5. Një qytetare vlonjate on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?