Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Partizanët e Myzeqesë në operacionin e boshtit Korçë – Opar – Berat në dimrin e viteve 1943-44
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Partizanët e Myzeqesë në operacionin e boshtit Korçë – Opar – Berat në dimrin e viteve 1943-44
Histori

Partizanët e Myzeqesë në operacionin e boshtit Korçë – Opar – Berat në dimrin e viteve 1943-44

Published: December 30, 2022
Shpërndaje

Jovan Bizhyti

 

Forcat gjermane, pas dështimit të operacionit në zonën e Çermenikë-Martaneshit kundër Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë partizane, e vazhduan itensitetin e luftimeve në atë dimër të acartë të viteve 1943-44 dhe në boshtin Korçë-Opar-Berat, ku operonin kryesisht formacionet partizane të qarqeve të Korçës dhe të Beratit ku përfshihej dhe grupi partizan i Myzeqesë me mbi 800 forca partizanë, grupi i Shpiragut dhe i Skraparit.

- Publicitet -

Në këtë operacion përfshiheshin, 3 divizione gjermane, divizioni 100, divizioni 297 dhe divizioni i parë malor i korpusit të XXII-të. Operacionin e udhëhiqte komanda e divizionit 100 me qendër në Korçë. Këto divizione ishin të mbështetura dhe nga bateri artilerie të regjimentit 83 gjerman.

Ky Operacion mbante emrin e koduar, “Seytlidz”, që përfshinte vijën Korçë-Opar-Berat. Forcat gjermane në bashkëpunim me Ballin Kombëtar në këtë plan luftimi operacional, përcaktuan 4 drejtime kryesore nga ku do sulmonin Shtabin e Përgjithshëm dhe gjithë formacionet partizane që përfshiheshin në këtë zonë. Objektivi i sulmit ishte zona malore e Oparit. Gjithashtu në këtë operacion luftarak, komanda gjermane mbështetej dhe nga forcat territoriale të Ballit Kombëtar, të udhëhequra nga komandanti i tyre, Kadri Cakrani, që e siguroi gjeneralin gjerman, Fenin Koman, se do të angazhonte në këtë operacion shumë forca balliste, nga ku realisht mundi të siguronte vetëm një pjesë të vogël të tyre si luftëtarë e udhërrëfyes, shumë prej të cilëve të mobilizuar forcërishtë, që mbështetën divizionet gjermane në territoret malore të Gorë-Oparit të Korçës dhe Tomorricës së Skraparit.

Si kundërpërgjigje të këtij operacioni armik, nga formacionet partizane që u përfshinë në këto beteja luftarake në atë zonë, krahas Grupit partizanë të Qarkut të Korçës dhe partizanët e Qarkut të Beratit, ku përfshiheshin dhe grupi partizanë i Myzeqesë me 4 batalionet e tij, që ishte pjesë e komandës partizane të Qarkut të Beratit nga varej dhe Myzeqeja, si dhe grupi i Shpiragut dhe forcat partizane të Skraparit. Forcat gjermane kishin depërtuar në thellësi të zonës së Oparit dhe kërkonin rrethimin e izolimin e forcave partizane që shtriheshin në territoret e Mazrekut, Lavdarit, e Ostrovicës. Drejtimet e sulmit ishin kryesisht:

-Berat-Çorovodë-Potom-Opar.

-Gramsh-Lugina e Tomorricës-Opar.

-Korçë-Voskopojë-Vithkuq-Opar.

-Korçë-lugina e lumit Devoll-Opar.

Pra, Opari ishte epiqendra ku u zhvilluan luftime të ashpra midis forcave partizane dhe armikut. Në zonën jug-lindore, armiku duke përfshirë boshtin Korçë-Opar-Berat, synonte që krahas eleminimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ti jepte një goditje të rendë dhe forcave partizane që përfshiheshin në këto dy qarqe të rëndësishme, siç ishin Korça dhe Berati. Po ashtu armiku kërkonte të vinte nën kontroll dhe rrugët Elbasan-Pogradec-Strugë, Korçë-Follorinë dhe Korçë-Janinë.

Sulmi i këtij operacioni do ishte në formë koncentrike me forca disa herë më shumë se forcat partizane, duke qenë superior dhe me armatime të të gjitha llojeve të armëve, në mënyrë që të arrihej asgjësimi i plotë i forcave partizane me shtabin e tyre drejtues. Gjithashtu në planet operacionale, përfshihej dhe bllokimi i rrugëve e shtigjeve kryesore, për të mos lejuar daljen nga rrethimi i grupeve partizane, ose ardhjen e reparteve të tjera të ushtrisë Nac.Çl. për ndihmë. Njëkohësisht, armiku kërkonte dhe izolimin nga mbështetja e popullit, që ishte burimi kryesor i pathyeshmërisë së forcave partizane, duke përdorur terrorin dhe reprezaliet në masë. (AQU, Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl. viti 1943).

Në taktikat e tij, Shtabi i Përgjithshëm tashmë kish fituar ekperiencë dhe anëtarët e tij ishin shpërndarë nëpër njësitë partizane, nëpër brigadat e grupimet e mëdha, duke dhënë direkt kontributin e tyre në frontin e luftës. Ndërsa Shtabi Operativ me Komandant Major Spiro Moisiun dhe Komisar Enver Hoxhën, qëndronin gjithnjë bashkë si një komandë unike e solide, pasi brigadat dhe grupimet e forcave partizane kishin nevojë për taktika e veprime nga qendra, të cilat transmetoheshin nëpërmjet urdhërave e udhëzimeve kryesisht me korierë e aktivistë pranë shtabeve të njësive.

Në zonën e nxehtë të këtij operacioni, ishin më pranë terrenit të luftimeve grupet partizane të Qarkut të Korçës dhe grupi partizanë i Myzeqesë, si pjesë e forcave të Qarkut të Beratit nga varej Myzeqeja.

Partizanët e Myzeqesë morën detyrën për të mbritur në Mazrek e Lavdar sa më parë, për t’u ardhur në ndihmë forcave partizane të Brigadës së IV S. dhe partizanëve të Qarkut të Korçës, që ndiqeshin këmba-këmbës nga armiku. Mbas një marshimi të gjatë e të vështirë në ato territore malore me temperatura të ulta të atij dimri të viteve 1943-44, partizanët e Grupit të Myzeqesë mbritën në Mazrek, por papritur u ndeshën me forcat e ushtrisë gjermane, ku në atë përpjekje u zhvilluan luftime të ashpra.

Në errësirën e asaj nate të ftohtë dimri, nën breshërinë e plumbave që u vërshëllenin mbi kokë, një skuadër partizane e batalionit të parë të Grupit të Myzeqesë, u shkëput dhe humbën drejtimin, duke u ngjitur drejt shpatit të malit të Ostrovicës, ku dhe humbën çdo lidhje me komandën e grupit. Kjo shkëputje, përveç errësirës së natës, ndodhi dhe për shkak të mos njohjes së terrenit malor shumë të vështirë.

Pjesa tjetër e grupit partizanë mbritën në Lavdar, ku u takuan me forcat partizane të Brigadës së IV-të Sulmuese e shtabin e saj, si dhe me Grupin partizanë të Korçës, dhe të gjithë së bashku mundën të kapnin Qafën e Becit, për të mos lënë forcat gjermane të mbyllnin rrethimin e partizanëve. Aty në Qafën e Becit u mblodhën shtabet e përbashkëta, ku ndodheshin dhe dy nga shokët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl., Haxhi Lleshi dhe Ramadan Çitaku. Shtabet e përbashkëta vendosën të dilej në rajonin e Potomit e Gjergjevicës në Skraparin e Jugut, ku akoma nuk kishin shkelur forcat gjermane

Haxhi Lleshi në kujtimet e tij për luftën Antifashiste Nac.Çl., shkruan dhe për këtë ngjarje në Operacionin e Dimrit, ku u grumbulluan në Qafën e Becit rreth 3000 partizanë të Qarkut të Korçës dhe të Myzeqesë. Ai shkruan se, “Aty u takova me shokun e vjetër, Spiro Bakallin, komisar i Grupit të Myzeqesë, me të cilin njiheshim që në Mat të Martaneshit, kur Spirua ato vite ishte komisar i Çetës së Matit. Po ashtu, u takuam dhe me shokët e tjerë drejtues të komandës partizane të Myzeqesë, Xhorxhi Robo, Rahman Uruçi, Koli Ll. Bozo, Miti Bozo e të tjerë”.

Ato ditë e netë të 12-13 janarit 1944, ishte e vështirë të përfytyroje një marshim kaq të gjatë nga Lavdari në Gjergjevicë të Skraparit, në dëborë e temperatura të ulta nën zero. Në këtë marshim të vështirë, partizanët u bashkuan dhe me ushtarët e sëmurë e të plagosur të spitalit partizanë, që transportoheshin me kafshë dhe me barrela mbi supet e shokëve.

Kjo kollonë e gjatë me rreth 3000 partizanë, që do marshonte 30-40 km. në ato kushte të vështira dimri në lartësi mbi 1500 metra mbi nivelin e detit, me dëborë e ngrica dhe me temperatura 10-15 gradë nën zero, ishte e vështirë dhe kërkonte sakrifica e qëndresë të fortë. Partizanët ishin të uritur, pa gjumë dhe të veshur keq, jo më pak edhe rruga e vështirë në terren malor dhe buzë greminash në errësirë e në ngricat e asaj nate dimri.

Por partizanët e kishin të qartë se duhet ta kalonin këtë vështirësi me çdo kusht, se po ti zinte e nesërmja pa dalë nga zona e Oparit, do të gjendeshin të rrethuar nga armiku dhe do të ishte e vështirë të dilej nga ky rrethim. Ndaj ky marshim bëhej për t’i shpëtuar këtij rrethimi që kishin planifikuar forcat gjermane për të eleminuar ushtrinë partizane dhe Shtabin e saj të Përgjithshëm. Nga fundi i kolonës së gjatë të Grupit partizanë të Korçës, mbetën në çarkun e rrethimit gjerman një pjesë e prapavijës së intendentëve të këtij qarku, midis tyre dhe intendenti i shtabit, Raqi Qirinxhi e të tjerë, të cilët luftuan heroikisht, deri sa dhanë edhe jetën për të mos rënë në dorë të armikut.

Po kështu dhe skuadra e partizanëve myzeqarë, që u shkëputë nga grupi në fshatin Mazrek, u ngjitën shpatit të Ostrovicës, ku mbetën të rrethuar nga forcat gjermano-balliste. Në këtë skuadër bënin pjesë 7 partizanë myzeqarë: Mihal Jano, Thoma Kopaçi, Vasil Gjika, Miti Zoi, Mehmet Kurti, Vangjel Gjeçi dhe Abedin Dardha.

Në 12 janar 1944, prroi i Becit mbi Çemericë ishte mbuluar nga akulli dhe dëbora. Një natë më parë këta partizanë me këmbë të ngrira dhe të gjakosura nga temperaturat e ulta, u strehuan në fshatin Çemericë, në shtëpinë e patriotit Haxhi Çemerica, ku u shlodhën, u mjekuan dhe përtërinë forcat. Por pa pritur në fshat u derdhën gjermanët, që i ndiqnin këmba-këmbës të ndihmuar dhe nga udhërrëfyesit ballistë. Të 7 partizanët, hodhën pushkët krahëve dhe morën përpjetë shpatit të Ostrovicës. Tek Gorrica e Madhe mbi shkëmb, të 7 djelmoshat partizanë nga Myzeqeja u ngjeshën sup më sup dhe morën një vendim: “Do luftojmë deri në vdekje kundër bishës naziste”, dhe zunë pozicionet. Përballë kishin një kompani gjermane me 170 forca të armatosur me të gjitha armët.

-Zjarr mbi armikun!- thirri Mihal Jano dhe oshëtima e zërit të tij u përcoll larg e lartë shpateve të Ostrovicës, e deri në luginën e pllajat e Çemericës. Pas tij krisi pushka e Vasil Gjikës, Miti Zoit e të tjerë.

-Para partizanë,- thirri më i moshuari, Mehmet Kurti dhe të 7 partizanët luftuan me heroizëm si heronjë të vërtetë. Kur u mbaruan fishekët, u hodhën një e nga një nga shkëmbi, duke u përleshur trup më trup me armikun. Ostrovica oshëtiu nga krismat e armëve dhe thirrjet, “Para partizanë!”

Patrioti Haxhi Çemerica, e përjetoi nga afër luftën heroike të këtyre 7 djelmoshave myzeqarë, dhe tregon në kujtimet e tij, se pas një rezistence burrërore ndaj armikut të shumtë në numur dhe të armatosur deri në dhëmbë, këta trima ranë heroikisht në fushën e betejës, duke u hedhur dhe nga shkëmbi kur u mbaruan fishekët, për të mos rënë të gjallë në kthetrat e armikut.

Të 7 ranë dëshmorë në fushën e betejës, duke shkruar me gjakun e tyre një epope të lavdishme. Populli i Çemericës i varrosi me nderime këta djem të nënave, ndërsa patrioti Haxhi Çemerica, shkroi për ta këto vargje:

Ostrovica gumëzhinte,

poshtë lugina po jehonë,

mbi një shkëmb si petrita

7 trima po luftojnë.

 

Mihal Jano sup më sup

me Vasilin e të tjerë,

Miti Zoi hapi zjarrë

mbi armiqtë zunë të shtjenë.

 

Mehmet Kurti moshatari

Vangjel Gjeçit i thërret,

me një zë prej partizani

mbi gjermanët shtje e vretë.

 

Dhe Thomai me Abedin

barkas mbi dëborë ranë,

mbi armikun po qëllojnë

seç luftuan si luanë.

 

Mihal Jano djalë djali

thërret, “sulm o partizanë”,

dhe vet sulmoi i pari

nga shkëmbi hidhen me radhë.

 

Ranë të 7 si petrita

kur fishekët u mbaruan,

u përleshën me armikun

dhe të gjallë s’u dorëzuan.

 

Aty ku ata u martirizuan, u ngritë një lapidar, që përkujton heroizmin e tyre në luftën për çlirimin e vendit.

Në 17 janar 1944, pa mbaruar operacioni në zonën e Oparit, grupimet partizane të Korçës dhe të Myzeqesë të përforcuar dhe nga forcat partizane të Skraparit, pasi u riorganizuan e u kompletuan mbas tërheqjes që patën në Skraparin e Jugut, nisën një kundër-sulëm të rrufeshëm mbi forcat gjermano-balliste në drejtim të Oparit, duke i mposhtur dhe zbrapsur totalishtë.

Taktikat e luftës partizane me goditjet e befasishme natën e në terren të vështira, tërheqjet e sulmet e  papritura me grupime të vogla dhe shfrytëzimi në terren të thyer e të ashpër malor që aplikonin Shtabi i Përgjithshëm dhe shtabet e njësive partizane, ishin fitoret dhe sukseset e forcave partizane. Në këto luftime armiku jo vetëm dështoi me planet e tij, por pati dhe shumë humbje në njerëz e në armatime. Sigurisht dhe nga forcat partizane pati të vrarë e të plagosur, si dhe të gjymtuar edhe nga ngricat e temperaturat shumë të ulta të atij dimri të egër. Vetëm Grupi partizanë i Myzeqesë në atë operacion të vështirë luftarak të dimrit të viteve 1943-44, la në fushën e betejës 78 dëshmorë që dhanë jetën në lule të rinisë në ato lartësi të maleve të Tomorricës dhe Oparit.

Këta dëshmorë të Atdheut, që s’kursyen as rininë e tyre dhe as gjakun në luftë me bishën nazi-fashiste për çlirimin e vendit, jo vetëm mbeten krenaria e heroizmit të popullit tonë, por janë simbole të pavdekshëme, janë yje të pa shuar që vazhdojnë të ndriçojnë historinë e këtij kombi.

Dëshmori Mihal Jano
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 2, 2023 at 10:53 pm

    @ Jovan Bizhyti, pse nuk vajte te luftoje me UCK ti Jovan Bizhyti?

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    January 3, 2023 at 5:50 pm

    Lavdi deshmoreve te cilet u vrane per idealin ortodokso -Rus.E vecanta e luftes dyte boterore, ne Shqiperi,ishte dhe eshte, ,te djathtet jane kombesi shqiptare ,te majtet jane pakicat kombetare.Me thoni ju lutem, kush nga pakicat kombetare jane me te djathten.Edhe sot eshte aktuale parulla e (REAKSIONAREVE) Shqiperi e shqiptareve vdekie tradhetareve.Ne vitet njemij e nenteqint e dyzet e pese trumbetohej me te madhe VLLAZERIM-BASHKIMI me jugosllavine sot BALLKANI-HAPUR.Dije ne emer te idealit( komunist)ortodoks-Rus,sot ne emer te hegjemonis sllave ne ballkan

    Reply
  • ..duaje tjetrin si...Vetja says:
    January 3, 2023 at 7:02 pm

    njerez;
    boten e drejton nje grusht milionesh frymore
    cinike .
    altruistet, qofshin miliarda, bejne thjeshte nje
    oponence te dobet, me shpirt nder dhembe .
    ky i mencmi i “varrit” te ortodoksise, bene pergjegjes
    grupimin ortodokse .
    ndersa nderon “fe’-ne”, “shqiptare” me myslimane qe te vrasin
    po s’the “allahu akbar” dhe denon te krishteret “komuniste”,
    qe me te drejte ainshtainin, nju tonin, papet katolike dhe
    bartolomeon e ortodokseve, i quajti injorante ne fushen e fe’-se .
    lexojeni biblen te kuptoni c’eshte..FE’-ja .

    Reply
  • fshatari.pafshat says:
    January 7, 2023 at 6:34 pm

    Luften antinazifashiste e njeh tere bota, dhe krenohet. Disa kopuke shqiptare nuk e njohin, dhe krenohen!
    E si te mos i quash keta te fundit: shqiptare me bisht. Ose, te krenohesh se je shtaze.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  • I kërkojnë mbrapsht mandatin, reagimi i Koçekut: Shpërndani Parlamentin, shkojmë në zgjedhje,  ju mund vetëm me kecin tim
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
  • Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti, te kryeministri, deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti, te kryeministri, deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  2. Vlora 97 on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  3. Horri i bulevardit on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  4. demo on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  5. Artan on Përtej Kushnerit dhe zogjve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?