Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Partizani fitore me goleadë dhe spektakël, gjen letonezët në turin tjetër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Partizani fitore me goleadë dhe spektakël, gjen letonezët në turin tjetër
AktualitetSport

Partizani fitore me goleadë dhe spektakël, gjen letonezët në turin tjetër

Published: August 1, 2023
Shpërndaje

Partizani e ktheu në formalitet ndeshjen e kthimit ndaj Atletic Escaldes. Pasi fitoi ndeshjen e parë 1-0 në Andorrë, të kuqtë triumfuan edhe në kryeqytet para mbështetësve në “Air Albania” me rezultatin e pastër 4-1 për të vijuar rrugëtimin në Conference League.

Partizani dominon lojën gjatë pjesës së parë me Atletic Club D’Escaldes në “Air Albana”, por rastet e shumta të krijuara janë reflektuar me vetëm dy gola të shënuar nga Tedi Cara. Në fakt, të kuqtë e nisën shumë keq ndeshjen, me një gafë në mbrojtje, por sulmues mik nuk pati saktësinë për ta dërguar topin në rrjetë në minutën e katërt.

Më pas erdhën mundësitë e shumta për shënim të Partizanin. Mba në të gjashtë minutë dhe në të dhjetën u ndal nga portieri Garsia. Në minutën e 28-të erdhi dhe zhbllokimi i rezultatit nga Cara, i cili shtyu në rrjetë topin e kthyer nga portierin pas goditjes së Mba. Murataj humbi një rast të pastër, duke finalizuar keq në përmbyllje ne një kundërsulmi të shpejtë.

- Publicitet -

Tedi Cara realizoi golin e dytë në fundin e fraksionit hapës, duke shmangur disa lojtarë në vijën e 16 metrave. Duhet theksuar se të kuqtë shfaqën disa pasiguri, që për fatin e tyre të mirë nuk u shfrytëzuan nga kundërshtari. Partizani, i çliruar psikologjikisht, e nisi me dominim edhe pjesën e dytë. Në minutën e 64-t erdhi edhe goli i tretë, që mban firmën e Rrapajt. Modestët e Andorrës shënuan golin e nderit në fundin e kohës shtesë, ku nga pika e penalltisë Lopez u tregua i saktë. Gjithsesi, ky gol nuk e prishi atmosferën pozitive në Air Albania me Partizanin që shënoi menjëherë pas finalizimit të Lopez me Grezdën, që gjeti golin e parë me fanellën e Partizanit.

Në këtë mënyrë, Partizani avancon më tej në turin e tretë të Conference League, aty ku do të gjejë letonezët e Valmierës që vijnë pas një kalimi turi rekord ndaj kundërshtarëve modestë të San Marinos, Tre Penne, me rezultatin e përgjithshëm 10-0.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së sotme
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)
  • VIDEO: Pamje të rënda, momenti kur vajza rrëzohet në tokë nga uji me presion, plagoset në kokë
  • Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas

Komentet e Fundit

  1. Roza on Një prej tyre…
  2. Vlora 97 on Një prej tyre…
  3. Shurrel thonjpapreri on Një prej tyre…
  4. Vali on Një prej tyre…
  5. Gani USA on Një prej tyre…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?