Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Partnerja e Blind Këlliçit, para publike dhe rrogë nga Bashkia e Tiranës. Ja pse nuk deklaroi pasurinë e saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Partnerja e Blind Këlliçit, para publike dhe rrogë nga Bashkia e Tiranës. Ja pse nuk deklaroi pasurinë e saj
Kronike

Partnerja e Blind Këlliçit, para publike dhe rrogë nga Bashkia e Tiranës. Ja pse nuk deklaroi pasurinë e saj

Published: September 21, 2024
Shpërndaje

Ndryshe nga deputeti demokrat Edi Paloka, i cili ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses në ILDKPKI, në deklaratat e pasurisë së ish deputetit të PD Belind Këlliçi nuk figuron pasuria e bashkëjetueses së tij, Anna Shkreli, me të cilën u shfaq edhe në emisione televizive gjatë fushatës për Bashkinë e Tiranës.

Kandidati humbës me 60 mijë vota i dyshes Meta-Berisha, Belind Këlliçi, duket se ka arsye të sikletshme se pse nuk ka deklaruar në ILDKPKI pasurinë e bashkëjetueses së tij, Anna Shkreli, duke thyer detyrimin ligjor, sfiduar ILDKPKI dhe SPAK-un.

- Publicitet -

Së pari, dhëndri i socialistëve Belind Këlliçi, i njohur edhe si Belo Ezmeri, nofkë që ia ka vendosur Sali Berisha, duhet të deklaronte se partnerja e tij Anna Shkreli ka përfituar para publike nga disa ente shtetërore, si person fizik me nipt M01804027N.

Dy pagesa nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor i ka përfituar gjatë kohës kur partneri i saj Belind Këlliçi ishte deputet i Partisë Demokratike.

Së dyti (dhe ky duket se është edhe sikleti më i madh) partnerja e Belind Këlliçit, Anna Shkreli është paguar, pra ka marrë rrogë nga Bashkia e Tiranës, para të cilës proteston Belo Ezmeri. Konkretisht Anna Shkreli rezulton e punësuar pranë Muzeut të Bashkisë Tiranë “Shtëpia Studio Kadare”.

Anna Shkreli rezulton se është bashkëpronare e disa pasurive të paluajtshme me vlerë qindra mijëra euro.

Ndërkaq, Belind Këlliçi ka deklaruar vetëm një pasuri të paluajtshme një tokë pemëtore 1 mijë m2 në Ibë. Sipas dy deklaratave të pasurisë 2021-2022, Belo Ezmeri fle nën hijen e pemëve në Ibë.

Belind Këlliçi ka deklaruar edhe një makinë në vlerë më të ulët se sa e ka blerë në Gjermani, element që duhet tëy hetohet nga SPAK bashkë me shpenzimet qindra mijëra euro në fushatën për Bashkinë e Tiranës, me burim të dyshimtë.

Vëllai i Belos aktivitet të dyshimtë

Kur Belindi bënte opozitarin kundër qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, vëllai i tij ku Reshard Këlliçi rezultonte i punësuar si këshilltar ligjor pranë shoqërisë AlbGaz me pagë 2 mijë euro në muajt.

Shoqëria AlbGaz është themeluar në janar të 2017-s për të ushtruar aktivitetin si Operator i Sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes të gazit natyror dhe ajo është në pronësi 100 për qind të shtetit shqiptar me aksionet që zotërohen nga Ministria e Infrastrukturës, dega kryesore e qeverisë.

Kur kjo lidhje u ekspozua në media, vëllai i Belind Këlliçit dha dorëheqjen.

Ndërkaq, Reshard Këlliçi kryen faturime si person fizik, me nipt L72321031E. Bëhet fjalë për një biznes të themeluar në 2017 për ofrimin e sherbimeve të konsulences në fushat ligjore, ekonomike, të administrimit të biznesit etj.

Kompanitë e konsulencës janë formë masive e përdorur për pagesa fiktive dhe qarkullimi parash.

A ka përfituar para Reshard Këlliçi si person fizik në konflikt interesi?

A ka marrë para Reshard Këlliçi nga të ashtuquajtur oligarkë, të cilët kanë marrë nga qeveria para dhe prona publike?

Pse Belo Ezmeri nuk i përmend kurrë oligarkët që përfitojnë nga qeveria, por edhe nga Bashkia e Tiranës, para dhe prona publike?

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?