Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas 12 vitesh Greqia ‘çlirohet’ nga monitorimi i BE, Mitsotakis: Ditë historike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pas 12 vitesh Greqia ‘çlirohet’ nga monitorimi i BE, Mitsotakis: Ditë historike
AktualitetBote

Pas 12 vitesh Greqia ‘çlirohet’ nga monitorimi i BE, Mitsotakis: Ditë historike

Published: August 20, 2022
Shpërndaje

Pas 12 vitesh Greqia çlirohet nga monitorimi i BE pasi financat në vend janë stabilizuar. Shteti fqinj ka dalë nga e ashtuquajtura kornizë “e mbikëqyrjes së shtuar” të Bashkimit Europian që do të thotë se gjatë gjithë kësaj kohe zhvillimet dhe politikat ekonomike të vendit janë monitoruar nga blloku, përmes kësaj kornize, që nga viti 2018, pasi Athina doli nga tri paketat ndërkombëtare të shpëtimit. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dha mesazhin e tij për  këtë ditë historike siç ai e quajti ai për vendin dhe qytetarët.

“20 gushti 2022 është një ditë historike për Greqinë dhe për të gjithë grekët. Vendi ynë po del nga korniza e mbikëqyrjes së shtuar të BE-së.Vendi tani mund të shikojë përpara  drejt një horizonti të ri dhe  të pastër.

Ai tha se një numër “plagësh” që ishin hapur në shoqëri gjatë 12 viteve të mbikëqyrjes tani i përkasin të kaluarës.

- Publicitet -

“Zhvillimi i sotëm shënon fundin e Memorandumeve dhe gjithë asaj që u imponua në emër të tyre: taksa të paqëndrueshme dhe shkurtime të pagave dhe pensioneve. Kontrollet bankare dhe hipotekimi i pronës publike. Degradimi i mbrojtjes kombëtare, arsimit publik dhe shëndetësisë. Por edhe margjinalizim i pozicionit të Greqisë në Evropë dhe në botë. E gjithë kjo, për fat të mirë, i përket së shkuarës”.

Mitsotakis nuk ngurroi edhe të thumbonte kundërshtarët e tij politikë.

“Katër vjet demagogji pasuan, e cila i kushtoi kombit tonë 100 miliardë euro dhe e shtyu vendin drejt greminës. U deshën beteja të vështira kundër populizmit për ta mbajtur vendin në një trajektore evropiane.”

Më herët Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr buxhetet e 27 vendeve anëtare të BE-së, tha të mërkurën se do të përfundonte programin e tij të “mbikëqyrjes së  shtuar ” më 20 gusht, duke vënë në dukje se Greqia ka përmbushur pjesën më të madhe të angazhimeve politike të bëra ndaj partnerëve të saj të eurozonës.

Greqia do të mund të ushtrojë lirisht politikën e saj ekonomike, me prioritete të përcaktuara nga qeveria dhe jo nga Brukseli, ndërsa do t’i nënshtrohet të njëjtave rregulla kontrolli që i nënshtrohet edhe pjesa tjetër e Evropës.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup
  • Atleti: Më hoqën nga puna dhe nuk më njihen titujt sepse dola në protestë
  • Vrau fqinjin pas një konflikti të çastit, arrestohet 25-vjeçari në Rrogozhinë
  • Rinisin bisedimet SHBA-Iran, negociatorët shkojnë në Zvicër për bisedime

Komentet e Fundit

  1. Protestusi on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  2. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Ethem Lalaj on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. vlonjati on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Dudumi on Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhanë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?