Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas 25 viteve për krime lufte, Thaçi pret sot një tjetër vendim në Hagë, në lojë 6 vite të tjera burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Pas 25 viteve për krime lufte, Thaçi pret sot një tjetër vendim në Hagë, në lojë 6 vite të tjera burg
KosovëLajmi i fundit

Pas 25 viteve për krime lufte, Thaçi pret sot një tjetër vendim në Hagë, në lojë 6 vite të tjera burg

Published: November 17, 2026
Shpërndaje

Gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë po afron drejt fundit, ndërsa vendimi pritet të shpallet sot.

Thaçi, i cili ishte gjithashtu një prej krerëve të U]K-së gjatë luftës, po gjykohet së bashku me katër të pandehur për pengim të drejtësisë. Ai akuzohet për ndërhyrje te dëshmitarët në gjyqin e tij për krime lufte.

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, në deklaratat përmbyllëse të mbajtura më 10 shtator, kërkoi gjashtë vjet burg për Thaçin, duke pretenduar se ai u kishte thënë të pandehurve të tjerë në këtë çështje me të t’u jepnin udhëzime dëshmitarëve se çfarë të thoshin gjatë dëshmisë së tyre në çështjen gjyqësore për krime lufte.

- Publicitet -

Prokurori Joshua Hafetz deklaroi gjatë fjalës përmbyllëse:

“Ne kërkojmë nëntë muaj burg për Hajredin Kuçin; tre vjet burg për Fadil Fazliun; tre vjet burg për Isni Kilajn; tre vjet burg për Bashkim Smakajn; dhe gjashtë vjet burg për Thaçin”.

Thaçi dhe katër të pandehurit e tjerë i kanë mohuar akuzat.

Prokuroria pretendoi se Thaçi kishte tentuar të ushtronte ndikim mbi dy ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapin dhe Rrustem Mustafën, të cilët po dëshmonin në gjyqin e tij për krime lufte. Dëshmitë e të dyve ishin në favor të mbrojtjes së Thaçit.

Në dëshminë e tij në vitin 2023, ish-komandanti i zonës së UÇK-së, Mustafa, pretendoi se vendimet kryesore operacionale merreshin nga komandantët e zonave të UÇK-së dhe jo nga Shtabi i Përgjithshëm. Ai tha se drejtuesit e UÇK-së, mes të cilëve edhe Thaçi, nuk kishin kontroll mbi luftëtarët e niveleve më të ulëta. Kjo dëshmi e përforcoi argumentin e mbrojtjes.

Zyrapi, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dëshmoi në vitin 2024. Edhe ai deklaroi se Shtabi i Përgjithshëm shpesh nuk informohej për veprimet e luftëtarëve në zonat operative dhe se, pavarësisht përpjekjeve, UÇK-ja nuk kishte arritur të ushtronte kontroll të plotë mbi njësitë e saj të niveleve më të ulëta, pjesërisht për shkak të ofensivave serbe.

Më 16 shtator të këtij viti, Dhomat e Specializuara e dënuan Thaçin me 25 vjet burg për krimet e luftës të vrasjes, ndalimit arbitrar, torturës dhe trajtimit mizor, të kryera në cilësinë e tij si drejtues i UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, nga prilli i vitit 1998 deri më 20 qershor 1999.

Të pandehurit e tjerë në këtë çështje me të, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, u dënuan përkatësisht me 25, 18 dhe 13 vjet burg.

Mbrojtja po përgatitet të apelojë vendimin e shkallës së parë. Vendimi i 16 shtatorit shkaktoi protesta në Kosovë dhe në vende të ndryshme të Evropës, të organizuara nga pjesëtarë të diasporës shqiptare dhe mbështetës të UÇK-së.

Më 6 tetor, Kuvendi i Kosovës votoi për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, me synimin për të kufizuar kompetencat e tyre. Megjithatë, Presidentja e ka kthyer ligjin në Kuvend për rishqyrtim. Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar u kanë bërë thirrje deputetëve të Kosovës që të mos votojnë ndryshimet ligjore pa u konsultuar me komunitetin ndërkombëtar, pasi gjykata është krijuar në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare.

Dhomat e Specializuara u krijuan posaçërisht për të gjykuar ish-pjesëtarë të UÇK-së. Ato ndodhen në Hagë dhe përbëhen nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, për shkak të dyshimeve lidhur me aftësinë e sistemit të drejtësisë në Kosovë për të gjykuar vetë ish-luftëtarët e UÇK-së, shumë prej të cilëve konsiderohen heronj në Kosovë. Ndërhyrja te dëshmitarët ka qenë një nga shqetësimet kryesore të kësaj gjykate që prej krijimit të saj.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Horoskopi 17 Nëntor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
  • E treta goditje në pak ditë: Pas Microsoft dhe fluturimeve ajrore, ndërprerje masive në sistemet bankare online në SHBA
  • Ditë e vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët, parashikimi i motit për sot
  • Pas 25 viteve për krime lufte, Thaçi pret sot një tjetër vendim në Hagë, në lojë 6 vite të tjera burg
  • 17 nëntor 2026

Komentet e Fundit

  1. AI on Kryeministri i Shqipërisë bën batuta në Bruksel me gangstera rusë dhe lodra kineze
  2. Nje mik qe i do te miren Jorgjit on Peshku në det, tigani në zjarr
  3. eDRAMA, Il Re degli Ignoranti on Anulohet zyrtarisht samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte thotë se do zhvillohet “kur të jetë nevoja”
  4. cEndriFuga e felliqesirave on Peshku në det, tigani në zjarr
  5. EdiRamaTallaVa (ERTV) on Kreu i SPAK dhe dy prokurorët njoftojnë akuzat, thonë se Kuvendi dhe Gjykata e Lartë hoqën mundësinë e arrestimit të Ballukut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?