Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas Austrisë, Grupi BALFIN me aktivitet edhe në Zvicër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Pas Austrisë, Grupi BALFIN me aktivitet edhe në Zvicër
Uncategorized

Pas Austrisë, Grupi BALFIN me aktivitet edhe në Zvicër

Published: June 19, 2022
Shpërndaje

Grupi BALFIN ka qenë gjithnjë i frymëzuar nga modelet më të suksesshme Evropiane në të bërin biznes si dhe në vendosjen e standardeve më të larta të biznesit bazuar në këto modele.
ADN-ja e këtij Grupi buron nga zemra e Evropës Qendrore, atje ku u themelua nga Samir Mane, kur ai në moshë fare të re e nisi rrugëtimin e asaj që ne njohim sot si një ndër konglomeratat më të mëdha ndërkombëtare, pikërisht në Vjenë të Austrisë në vitin 1993.

BALFIN ka vazhduar të operojë me sukses prej vitesh në Austri, me kompaninë Alba Trade, e cila furnizon Ballkanin Perëndimor me teknologji, si dhe në sektorin e ndërtimit po në Vjenë.
Tashmë, portofolit të BALFIN i shtohet edhe Zvicra, një shtet, ku standardet dhe etika e të bërit biznes janë në nivelet e ekselencës.

Kompania Balfin Real Estate & Hospitality sapo ka hapur zyrën e përfaqësisë në Zyrih, duke shënuar një moment kyç në historinë e Grupit BALFIN. Ky zhvillim vjen si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të projekteve të suksesshme në pasuritë e paluajtshme dhe turizëm.

- Publicitet -

Portofoli i gjerë dhe shumë interesant i projekteve ka bërë që të ketë një interesim gjithnjë në rritje edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Pas një vlerësimi të mirë-studiuar u pa e nevojshme që Balfin Real Estate & Hospitality të zgjerohej për të qenë më afër klientëve.

Përfaqësia në Zyrih do të ofrojë një gamë të plotë shërbimesh në fushën e pasurive të patundshme, duke filluar nga kërkimet, konsulenca në gjetjen e pronës së duhur, ofrimin e mbështetjes maksimale në menaxhimin e saj, shitjet, marrëveshjet e brokerimit, qira si dhe konsulencë pas shitjes. Në këtë përfaqësi, tregu ndërkombëtar do të ketë mundësi të njihet me projektet më të rëndësishme të cilat po ndërtohen në zonat më ekskluzive dhe turistike të Shqipërisë si: Green Coast Village, Belvedere Korça, Porto Lalzi, apo Next To ValaMar.

Si fillim, është përzgjedhur një staf lokal i cili njeh kulturën vendase, përfaqësues i diasporës ku BALFIN kërkon të promovojmë projektet e tij.

Përfaqësia e BALFIN në Zyrih i paraprin planeve që kompania të shtrihet edhe në rajon me përfaqësitë e saj në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, gjithnjë sa i takon sektorit të pronave të patundshme dhe shërbimeve në sektorin e turizmit.

Me mbi 5.500 punonjës në shtetet ku operon, BALFIN ka vite që ndjek në arenën ndërkombëtare shembujt e organizatave më të mëdha të biznesit dhe jo vetëm, duke publikuar pasqyrat e tij të konsoliduara financiare çdo vit. Grupi pritet që së shpejti të paraqesë edhe projekte të tjera në tregjet e Bashkimit Evropian.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tymnaja e “patriotëve”
  • “Po më akuzon për lajm të rremë”, Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo?
  • Rubio: SHBA do të mbetet në NATO, por kërkon reforma
  • FOTO: Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër
  • Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

Komentet e Fundit

  1. Vl on Tymnaja e “patriotëve”
  2. Anonymous on Kush fshihet pas Zvërnecit?
  3. Right Side on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja
  4. km on 04 qershor 2026
  5. alibaba me 40 hajdutet on EMRAT: SPAK shpall pretencën për të bashkëpandehurit në dosjen “Veliaj”, ja sa vite burg kërkon

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?