Komisioni i Vetingut ka vendosur ditën e djeshme të përjashtojë për 15 vite nga drejtësia gjyqtarin e Tiranës, Artan Gjermeni. Vendimi ka ardhur pas dy dorëheqjeve nga detyra të gjyqtarit. Procesi i Vetingut për gjyqtarin e Tiranës ka nisur që në dhjetor të vitit 2019. Në 25 maj të vitit 2022, Gjermeni paraqiti pranë KLGJ-së kërkesën për heqje dorë nga statusi i magjistratit, pra duke kërkuar largimin nga drejtësi. Në 26 qershor të vitit 2022, gjyqtari Gjermeni ka paraqitur një kërkesë në KLGJ duket u dorëhequr nga dorëheqja, ndërsa një javë më pas ka kërkuar përjashtimin e komisioneres Etleda Çiftja, e cila ishte pjesë e trupit gjykues që po shqyrtonte dosjen e tij.
Komisioni i Vetingut e ka pranuar kërkesën për përjashtimin e zonjës Çiftja, e cila është zëvendësuar me Suela Zhegun. Në 14 shtator 2022, Artan Gjermeni ka njoftuar Komisionin e Vetingut se kishte kërkuar sërish dorëheqjen e tij në KLGJ. Nga ana tjetër, KLGJ kishte miratuar dorëheqjen e gjyqtarit që në 19 shtator 2022. Ditën e djeshme, në 14 tetor 2022, Komisioni i Vetingut ka vendosur ndërprerjen e procesit të Vetingut për Artan Gjermenin si dhe përjashtimin e tij për 15 vite nga e drejta për t’u bërë pjesë e drejtësisë.
Dosjet e bujshme
Artan Gjermeni ka marrë pjesë dhe ka vendosur për dosje të bujshme. Gjermeni ishte pjesë e trupës gjykuese, e cila shpëtoi nga burgimi i përjetshëm Konstandin Xhuvani, i cili vrau 4 persona. Gjermeni ka qenë pjesë e trupës gjykues për çështjen e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili i shpëtoi ndëshkimit ligjor, madje mori mbi 500 mijë USD dëmshpërblim.
Në maj të 2019, Gjermeni la të lirë Ervis Martinajn, një nga personat e përfshirë në përplasjen e ndodhur në ish-Bllok, më 4 tetor të vitit 2018, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha. Në vitin 2018, Gjermani ka marrë pjesë në procesin kur u shpallën të pafajshëm Alma Radovicka, Gazmend dhe Gëzim Radovicka, të akuzuar nga prokuroria për vjedhjen e 2 mijë m2 tokë të disa shtetasve austriakë.
Në 2017, Gjermeni ka qenë pjesë trupës gjykuese që liroi nga qelia Muhamet Licin, i arrestuar si kreu i një grupi kriminal që gjobiste tregtarët e Shkodrës. Në vitin 2016, Artan Gjermeni shpalli të pafajshëm ish-drejtorin e Tatimeve në Tiranë Ismail Muça i akuzuar se në bashkëpunim me 7 persona të tjerë nëpërmjet skemës së mashtrimeve të tatimit mbi vlerën e shtuar kanë përfituar 6 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Artan Gjermeni shpalli të pafajshëm ish-kreun e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajti, pas 12 seancave si i pandehur nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa të pandehur, së bashku me të, ishin dhe tetë inspektorë të ish-INUK-ut. Në janar të vitit 2022, Artan Gjermeni liroi nga burgu edhe katër të arrestuarit si të dyshuar për publikimin e dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve.
a.m/dita

Dhe cfare i bete?e liruat nga detyra dhe fillon pune ose noter ose avokat.Shqiptaret, ky popull hajdut dhe i korruptuar do bejne shtet!
Me te tera keto penalitete , ne c’do vend te botes , do te denohej me burgim te perjetshem . Ne vendet ku parashifet denimi me vdekje , kjo do te ishte masa e denimit . Me sa kam ndjekur ne shtyp , Artani ka qene gjyqtar kontravers . Ka kujtuar se do te kishte , per jete perkrahjen e Lenkes . Nuk parashikoi , qe ajo kohe pat perenduar . Nga gjyqet ne Lushnje eshte bere milioner , por me von ka pasur rraste me fatlume , per te . Denimi aktual , eshte perkedhelie , per kete kontravers te drehjtesise , qe pritet te ndryshoi me vetingun historik . Zgalem
Do me thënë, ky u perjashtua dhe ia hodhi!
Jo mor, jo. Keta Gjyqtare qe lirojne te fortet, duhet te DENOHEN pasi jane bashkepunetore me krimin. Keta i lirojne dhe te fortet më tej, vazhdojne te bejne krime te tjera. Jo vetem kaq, por kesaj sëre gjyqtaresh duhe tu konfiskohet edhe pasuria.
po pra çështë ky vendim komplet absurd dhe idiot.
dënohet 15 vjet larg gjyqësorit.
dmth do zërë mend për 15 vjet. e pastaj le të vijë e të bëhet gjyqtar prap.
ec e kuptoje logjikën e drejtësisë që kimetja na thot që po bëjm hapa para me drejtësinë.
hahahahahahahhahaahahahhahahahahahahhahahahahhahahahaahhahahahahahha
Po të ishte kushdo nga ju që shkruani se pse ka liruar kriminelin…..unë po ju them……krimineli mund ta vriste siç ka vrarë të tjerët……kush do ta mbronte më thoni dot….kimetja, saliu, edvini, apo policia apo kush. Po mundët më jepni një përgjigje
E la babai të vogël. Shiste pije freskuse në verë të blente rroba për vitin tjetër shkollor. Fis i madh nga babai dhe nga nëna. Të zgjuar atdhetar e të ndershëm. Nashi ajo puna e “stanit që atë bulmet ka,, mvaret edhe nga bariu ku i çoi delet për të kullotur sepse po kullotën nga kripthi i kripur do të jetë qumështi.Bariu na mungon sot e trdhjetepesë vjet. Tanin nuk e njoh sepse iku i vogël por njerzit e tij nuk drodhën kurrë bythët. Të paktën gjermenët.
O Lala I Lushnjes..Edhe Hitleri zotni burre e ka patur te atin…