Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas Marin Memës, Greqia shpall “non grata” edhe gazetarin Artan Hoxha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pas Marin Memës, Greqia shpall “non grata” edhe gazetarin Artan Hoxha
KronikeLajmi i fundit

Pas Marin Memës, Greqia shpall “non grata” edhe gazetarin Artan Hoxha

Published: November 24, 2025
Shpërndaje

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shpallur “person non grata” nga autoritetet e Republikës së Greqisë dhe është ndaluar të hyjë përgjithmonë në territorin grek, pasi konsiderohet “i padëshirueshëm” dhe “kërcënim për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”.

Vendimi është komunikuar të martën në pikën kufitare të Kakavijës, ku Hoxha po udhëtonte drejt Janinës.

Sipas gazetarit, policia greke e kufirit e ndaloi atë në sportelin e kontrollit të pasaportave dhe pasi i mori dokumentin e udhëtimit, e mbajti rreth një orë në komisariat. Rreth orës 10:30, atij i është dorëzuar vendimi që e përjashton nga hyrja në Greqi për një afat të pacaktuar. Në dokumentin zyrtar thuhej se:

- Publicitet -

– është karakterizuar si person i padëshirueshëm;

– konsiderohet rrezik për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose më shumë shteteve të BE-së.

Pas njoftimit, policia greke i vendosi një kryq me stilolaps mbi vulën e hyrjes në pasaportë dhe e urdhëroi të largohej menjëherë nga territori helen.

Ky nuk është rasti i parë i ndalimit të gazetarëve shqiptarë nga autoritetet greke. Më herët, i njëjti vendim është marrë edhe për gazetarin e Top Channel, Marin Mema, i cili vazhdon të mos lejohet të hyjë në Greqi.

Sipas Hoxhës, vendimi për shpalljen e tij “non grata” është marrë që në fillim të vitit 2024, periudhë kur në Greqi zhvillohej fushata për zgjedhjet e Parlamentit Europian. Në listën e partisë në pushtet, Nea Dimokratia, kandidonte edhe Fredi Beleri, me shtetësi shqiptare dhe greke, aktualisht i dënuar në Shqipëri.

Hoxha ka qenë një prej gazetarëve që ka raportuar gjerësisht për aktivitetet e Belerit, duke përfshirë rolin e tij në ngjarjet e njohura si “Masakra e Peshkëpisë” të vitit 1994, ku mbetën të vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe u morën peng dhjetëra rekrutë. Për këto çështje, gazetari është përballur edhe me procese gjyqësore në Tiranë gjatë viteve 2023–2024.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve europiane, Hoxha ka publikuar artikuj investigativë në disa media greke, duke trajtuar raste të ndihmës që Beleri dyshohet se u ka dhënë shtetasve shqiptarë të dënuar për kriminalitet në Greqi, duke i paraqitur si minoritarë ortodoksë.

Prej 23 vitesh, Hoxha ka publikuar një sërë investigimesh që lidhen me marrëdhëniet shqiptaro–greke dhe çështje të sigurisë kombëtare, nga skandali i varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri, te zhvarrimet e fshatarëve të Kosinës të paraqitur si ushtarë të rënë në Luftën e Dytë Botërore. Ai ka dokumentuar edhe ngjarjen e Bularatit në vitin 2018, duke publikuar pamje të momentit kur Konstandinos Kacifas hapi zjarr ndaj policisë shqiptare.

Sipas gazetarit, shpallja e tij “non grata” është një veprim politik i autoriteteve greke, që sipas tij synon të penalizojë gazetarët shqiptarë që ekspozojnë aktivitete të paligjshme në dëm të interesave shqiptare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Evropaiqi Eleniqia says:
    November 24, 2025 at 11:21 am

    Cfare turpi,….. Kjo vlen edhe per ata shejtan-budallenj qe na “spjegojne” karaktetin “pacific” te shtetit grek 150 vjet e ketej…. Europa kurve, ca te besh, por…. gjithemone e kemi te keqen brenda

    Reply
  • Evropaiqi Eleniqia says:
    November 24, 2025 at 11:27 am

    Keta skuther po shpejtojne ose mendojne te nxitojne se shikojne nje lloj afrimi te “tepruar” per ta, nga ana e Europes me Shqiperine, dhe sic mund te parashikohet, do perpiqen te nxjerrin qimen ne tra, per te penguar tratativat perfundimtare. Ndoshta sepse e dine qe nje mut qe ta hane kane ne dore.

    Reply
  • Detari says:
    November 24, 2025 at 11:40 am

    Greqia shtet serioz e mbron veten. Imagjinoni te ishte skiperia sa 5% e koqes se grekut…

    Reply
  • K R says:
    November 24, 2025 at 11:41 am

    Po Shqiperia do reagoj?
    Institucionalisht them
    Apo ç i plasi b..tha Shqiperise per shqiptaret

    Reply
  • Baba nga Dürrsi says:
    November 24, 2025 at 1:08 pm

    Personalisht dhe me sinqeritet extrem mund të them që do të më vinte shuuuuuumë keq nëse do të më shpallte “Non Grata” Republika e Burkina Faso, Zimbabwe, Burundi, RD e Kongos, apo Mbretëria e Ishujve Tonga në Paqsor > sesa Republika e Grekoqiris.
    Respekt pa kufi për Marin Mema dhe shqiptarët e tjerë, mbrojtës të shqiptarizmes!

    Reply
  • Xha jaho says:
    November 24, 2025 at 1:20 pm

    Ca pret nga plehrat grek. Kjo eshte demokracia e tyre, merren me gazetar qe ju nxjerrin te palarat. Vaj halli per popull te thjeshte cfare ju bejne keta po te flasin realitetin. Qe te jetosh ne Greqi duhet te ndrrosh emrin, emri jot te jet i krishtere, ne te kundert perjashta…. 🤮💩

    Reply
  • Fehmi Berisha says:
    November 24, 2025 at 2:18 pm

    I nderoi Martinin dhe Artanin Greqia.
    E çka të presim tjetër prej armiqve shekullor?
    Ende është i njomë gjaku i P.K.Negovanit dhe gjithë atdhetarve shqiptar.
    Shteti shqiotar t’ua kthej me të njejtën monedhë.

    Reply
  • demo says:
    November 24, 2025 at 3:07 pm

    Mos ere!Marin Mema qenka shume i rrezikshem.Mos merrni flake kashte bashkekomentues te gazetes Dita,se ky Marin Mema eshte hajdut magalloman, si ay karagjozi Permetit,qe shpalli se ishte arrestuar tre here dhe denyar dy here.Ishte burgaxhi i regjur,qe ja kishin friken burhaxhijt,jo me spitullaqt e Big Brotherit..Marin Mema i sajon vete keto Non Grata se nuk i plas Greqise per dava jevgu,qe fryhet si gjel deti. Marin Mema paraqet rrezik per studiuesit serioze,per Historianet,Ethnografet,Antropologet,sepse VJEDH.ESHTE PLAGJATOR,dmth hajdut,.Veprat,materialet,artefaktet.Te panjohurat,Vecantite,Historike,Arkeologjike,kulture materiale,Foto dhe Ikona,qe kane mbledhur ne dhjetra vite punetoret e shkences dhe muzeve,i vjedh,i paraqet si zbulime te hatashme,qe i di vetem ky dhe asnje tjeter.Ashtu si vodhi Fondin e Fotografive historike te Kolonjes te mbledhura nga ish punonjesi shkencor i Muzeut dhe i deklamoi si zbulime te veta.
    Ato te vetat,kapardisjet si gjeli jevges maje plehut,Varravingot me autokolona ti mbaje,ato te punonjesve kryeunjur te shkences, ti dorzoje.Nuk i plas Greqise per kokeboshet,o milet!I sajon vete Non Gratat!

    Reply
  • Evropaiqi Eleniqia says:
    November 24, 2025 at 3:18 pm

    O Demo lere rakine se e teprove…. Ndersa ti Dekari, Greqia eshte shtet serioz sa eshte e virgjer nje prostitute.

    Reply
  • Nik says:
    November 24, 2025 at 5:54 pm

    Gërrqia një shtet obskurantist, nga më të poshtërit në Ballkan simotra e Sërbisë, bile edhe më keq se ajo! Instrumenta e shtetit të tyrë janë ulur këmbëkryq në vëndn tonë dhe vazhdojnë misionin e tyre shovinist ndaj Shqipërisë duke ushtruar presion gjithfarësh ndaj të gjithë qytetarëve Shqiptarë që ngrejnë zërin ndaj shovinizmit të tyre ndaj Shqipërisë. Sheti ynë vulëhumbur i ka mbyllur veshët me pambuk dhe nuk i mbron shteasit dinjiozë të vet ndaj arbitraritetit grekëqirë maskara!!!

    Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    November 24, 2025 at 6:36 pm

    Shume kurioze eshte ceshtja, ….. Nje pyetje : them gjithemone… Si ka mundesi, a egziston rast i dyte ne bote njerezish te cilet shajne, tallin, berbuzin popullin e tyre, nga i cili vijne prinderit e vete… Une nuk mendoj te kete rast te dyte me te neveritshem .. Nga eksperienca personale,, qofsha i gabuar, por dropollitet qe kam njohur kane qene njeres serioze, te mire apo te keqinj, si gjithe bota, bile asnje ndryshim me ne…. shoqeri te paster me shqiptare te te gjitha feve, si dhe shqiptaret i kane respektuar me pasterti.. Por, mes nesh kemi vete shqiptare qe urrejne (e pa degjuar) me deshire te madhe vendin e tyre dhe adhurojne nje vend tjeter fqinj, qe na ka rene shume ne qafe historikisht. Them, mund ta shash, ta kritikosh vendin tend apo politikanet e vendit tend, por kur vjen puna perballe nje fqinji qe ka shume mekate drejt popullit tend ne Te kaluaren, nuk ka njeri ne bote te rreshtohet me mekatarin. Jemi te vecante dhe per kete, por keta mostra mbeten te neveritshem edhe perpara zotit (ne egziston)… Respektoj popullin grek, ate te civilizuar, dhe urrej filogreket, jo se ka ndonje gje te keqe te duash nje popull tjeter, por jo te punosh kunder popullit tend . Ka krahina (nuk dua ti permend) me tradita te papara ne shqiperi qe, cuditerisht deklarohen ata qe nuk jane me qellim qe te marrin pension te pamerituar…. Jeta eshte e shkurter, turpi zgjat ne perjetesi….

    Reply
  • Detari says:
    November 24, 2025 at 7:43 pm

    @Keta jemi ky eshte niveli

    Albania/Arberia eshte akoma e pushtuare nga turqit, do jeni gjithmon armiku jone me i madh problemi jot nese ben si kur nuk kupton. Nuk jemi as grek dhe as serb jemi Arber.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 24, 2025 at 9:02 pm

    Gazeta DITA:

    Sa bukur i keni renditur te gjitha heroizmat e “patriotikut” Artan Hoxha qe SPAK e ka lene te livadhise edhe pasi u vertetua se kishte marre rushfet te majme nga bandat e krimit ne Elbasan per te shkruar reportazhet “patriotike” te tij. Sa bukur i keni renditur te bemat monarko-fashisteve te Greqise qe kane strehuar mbi 1 meleon shqyptare kokpalare ne vendin e tyre dhe u zgjaten doren dhe u dhane buke kur Enveri dhe Partia e Punes i kishte bere si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu. Sa bukur i keni renditur te gjitha historite “patriotike” enveriste me gisht ne bythe, qe nga Peshkepia e deri te Bularati, kur RENEA qelloi nga distanca 1-2 m dhe vrau nje djale minoritar me urdher direkt nga Edi Rama, i rrethuar nga te gjitha anet pa i dhene te drejten e avokatit dhe te nje procesi gjyqesor te drejte. Atehere te gjitha BAJGAT e Enverit kercyen zgupthi nga gezimi kur degjuan Artan Hoxhen te deklaronte nga emisioni “Te paekspozuarit” te “patriotikut”, Ylli Rakipi: “Mire ja beri RENEA qe e vrau si qen minoritarin e poshter grek!” Keto shpreheje “patriotike” degjohen shpesh ne studiot TV shqyptare kur fillojne dhe shtjellojne histori me tradhetare dhe poliagjente: “Mire ja beri Avni Rustemi qe vrau tradhetarin Esad Pasha ne Paris!”, ose: “Mire ja beri Hashim Thaci qe vrau mbi 200 tradhetare te LDK ne pyllin e Llapushnikut me nje plumb pas koke se ishin te shitur tek Serbia!” Qe ne, ish te perndjekurve politike na kujton britmat frenetike te xhelateve te Enverit dhe te gardianeve te burgut komunist: “Mire j’u a beri Enveri Armikut te Kllases qe i vrau dhe i masakroi me liber shpie se ishin tradhetare te Komunizmes, mire beri qe ja grabiti pronat dhe pasurite dhe ata qe mbeten i rasi ne burg!” Qe na kujton edhe dicka tjeter po te lexojme materialet qe ka publikuar gazeta DITA per KILLERIN sigurims, Ilir Kumbaro qe fshihet si mi haleje nga Drejtesia, por askush nga Sanco Pancat e PD nuk kujtohet ta pyese: “Ku e ke groposur Remzi Hoxhen o xhelat? Por keta debile dhe dallkauke pa pike morali qytetar dalin dhe cirren dhe kelthasin per Sali KILLERIN ne protesten e radhes duke e quajtur Lideri Opozitar Legjendar!” dhe menjehere: “Mire ja beri Sali Berisha komunisteve te poshter te Enverit qe u grabiti parate me Piramidat Financiare, i vrau dhe i groposi ne Gerdec dhe i qelloi si dhe i vrau ne 21 janar se ishin zagare te Edi Rames”, por per Kosta Trebicken nuk kane c’te thone se spiun i kujt ishte biznesmeni amerikan qe denoncoi te FBI firmen KILLER private Saliu&Son.

    O SA MIR ME KEN SHQYPTAR RRETHUAR ANEEMBANE ME TRADHETARE!

    Edi Rama nuk e rruan fare per non-gratat e Greqise dhe po bisedon me Micotaqin per Detin

    prandaj:

    GREKET ME MIRE TE SHPALLIN NON-GRATA SPAK E HETUESIT TE ENVERIT, ARBEN KRAJA DHE GJKKO E KRIMINELES IRENA GJOKA, SE KETA SAJUAN DOSJEN E FREDI BELERIT ME PROVA FALLCO DHE DESHMI TE SAJUARA DHE KETA BEDELE TE EDI RAMES PASI MORREN URDHERIN E “PALLOSHIT” RASEN NE BURG KRYETARIN E ZGJEDHUR TE HIMARES, NJESOJ SI DREJTESIA E PUTINIT NE RUSI.

    Por gojet e liga si per te pergenjeshtruar Andi Bushatin thone se SPAK e komandojne gringot e Trumpit dhe Greqia nuk ka bythe per kete, prandaj i jane sulur vetem “patriotikut” Artan Hoxha qe nuk le studio TV pa folur kunder monarko-fashisteve te Greqise.

    Reply
  • ATSH says:
    November 24, 2025 at 10:32 pm

    Keta tipat si ky jane produkt i shkerdhatocise Shqiptare. Jane te gjithe njesoj , duke filluar nga nivelet me te ulta deri tek llafolloget qe vetquhen si ajka e vendit. Ne Shqiperi sillen e flsain sikur te ishin mafioz qe ben mire te mos e kruash me ta. Sa po dalin nga ky vend (shtet) medioker , rijne ne radhe si delet mund edhe ti peshtyj e zhdep ne dru apo ta poshterojne duke i grisur pashaporten ne surrat e nuk ndihen, bejne viktimat…njeriu i ri kapitalist ( e anti-komunist sigurisht) . Si thote ky i gjati antikomunist kryeminister ..” Se sot kur thua ne Evrope se je Shqiptar kane respekt” .

    Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    November 25, 2025 at 7:28 am

    Shiko Detari, ti o skupton o ben sikur skupton cfare po them.. Ajo qe thashe une eshte nje gje dhe kjo qe po thua ti eshte tjeter gje. Turqit jane edhe armiqte e mij dhe Te te gjithe shqiptareve, por politikes qe ndjekin qeverite e ndryshme (ne shek 21), nuk kemi cfare tju bejme… Edhe mua, besoj si shumices absolute te shqiptareve (te shqiperise) nuk me pelqejne pamjet ne sheshin Skenderbej ne ato festat fetare, por nuk i urrej dot, une thjesht i meshiroj ata injorante te manipuluar dhe urrej ata qe paguhen nga te gjitha anet. Megjithate te perfshihesh ne nje “lufte” fetare, pikerisht ne shek e 21, behesh njesoj injorant si ata, jo me pak, dhe mbi te gjitha duke e ditur qe kete “lufte” mes injorantesh e nxit me shume furberi fqinji yne, i veriut dhe ai i jugut. Tani,… me pelqen fakti qe e quan veten Arber, por te gjej pak te manipuluar…. prandaj te them, o skupton o ben sikur skupton. Ti vazhdo po deshe ne mentalitetin tend por por nuk mund te jetosh i qete duke pasur te besh cdo dite me te njohur, ndoshta shoke apo krushqi, njeres shume normale, qe gjysherit e nje pjese, per aresye te ndryshme, ndoshta edhe perfitimi, si keta te sotmit nga te gjitha anet, u kthyen ne myslymane….

    Reply
  • Artan says:
    November 25, 2025 at 7:41 am

    E meritonte ky, se ka sharë dashnorin e intelektulales, Belerin. Po si e shkurtër diarreja e intelektulales këtë herë. Se mos zihet kaps mor aman.

    Reply
  • Celia says:
    November 25, 2025 at 9:22 am

    Artan Hoxha,është shqiptar,ku përveç të tjerave ka nxjerë në dritë i pari të vërtetën e 21 janarit dhe në fund inçizimin e urdhërave vrasër që me siguri do ts çojnë,Saliun,Lulin e vo.në burg.Ai është armiku kryesor i hinës sykuqe skizofrene Sali.
    Këtë e dnë mirë evgjitët grekë,që qeverisin në Athinë.Ata ksnë futur në thes PD dhe Saliun e co.Këtë nivel arëdhëniesh e tregon skandali i dhënies së detit dhe mbështetja e shovinistëve grek e përfaqësuesit e tyre,në politikën brënda vëndit.Këtë e vërteto qëndrimi i kriminelit debil,fundërinës progonatase Fredi Bejleri.
    Turp që shteti grek mvan këtë qëndrim,ndaj Hoxhës e Memës.
    Qëndrim që bie ndesh me respektin që shqiptarët kanë,për popullin mik grek.
    Por unukët e Athinës skanë çti bëjnë Shqipëridë.Ata i kanë duart e xëna në ngritjen e brekëvëve të tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?