Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas marrëveshjes, në La Mansh shtohen helikopterët, dronët dhe qentë kufitarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pas marrëveshjes, në La Mansh shtohen helikopterët, dronët dhe qentë kufitarë
AktualitetBote

Pas marrëveshjes, në La Mansh shtohen helikopterët, dronët dhe qentë kufitarë

Published: November 15, 2022
Shpërndaje

Për shkak se numri i emigrantëve që duan të shkojnë në Britaninë e Madhe është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, britanikët do të forcojnë ndjeshëm kontrollet kufitare.

Sipas informacioneve britanike më shumë se 40 mijë emigrantë kanë kaluar ilegalisht që nga fillimi i vitit Kanalin e La Manshit që ndan Britaninë e Madhe nga Franca.

Vitin e kaluar ky numër ishte rreth 28,500, prandaj, Britania e Madhe do të forcojë përsëri në mënyrë të konsiderueshme kontrollet kufitare.

Ministrat e Brendshëm të Britanisë së Madhe dhe të Francës nënshkruan një marrëveshje për shtimin e patrullave policore në plazhet e Francës veriore për të penguar njerëzit që të kalojnë Kanalin e La Manshit me gomone apo varka të vogla. Këto kalime ilegale kanë shkaktuar vazhdimisht pakënaqësi mes Londrës dhe Parisit.

Forca sigurie dhe pajisje teknike shtesë

Britania e Madhe do të dislokojë në anën franceze deri në 100 forca shtesë sigurie, helikopterë, dronë dhe qen kufitarë dhe do të paguajë për këtë rreth 72 milionë euro në periudhën 2022/2023.

Për herë të parë në të dy anët e Kanalit të La Manshit do të stacionohen vëzhgues për të marrë në pyetje migrantët dhe për të luftuar më mirë grupet e kontrabandës dhe të trafikantëve.

Politikë e ashpër ndaj imigracionit

Sipas marrëveshjes Britania e Madhe do të financojë gjithashtu kapanone shtesë për strehimin e emigrantëve në Francën jugore në mënyrë që refugjatëve që vijnë përmes Mesdheut t’u ofrohen “alternativa të sigurta” që ata të mos vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt veriut të Francës.

40 mijë emigrantë kanë kaluar ilegalisht që nga fillimi i vitit Kanalin e La Manshit që ndan Britaninë e Madhe nga Franca

Marrëveshja u nënshkrua në Paris nga ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, dhe kolegia e tij britanike, Suella Braverman. Të dy janë në vendet e tyre nën presion se nuk bëjnë sa duhet për të ndaluar emigrantët që kalojnë nga Franca në Angli.

Kryeministri i ri britanik, Rishi Sunak, vetë nip emigrantësh nga India, ndjek një qëndrim të ashpër në politikën ndaj imigracionit. Ai mbështet planin për të dëbuar emigrantët në Ruandë, në Afrikën Lindore, edhe pse Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka anuluar fluturimin e parë të planifikuar për dëbimin e tyre. Që atëherë organet e drejtësisë po shqyrtojnë, nëse ky plani është i ligjshëm. / DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 15, 2022 at 1:05 pm

    Dron,qen.mace dhe police kufitare do japin rezultat ne luften kunder emigracionit te paligjshem.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse Evropa Qendrore nuk është e përgatitur për valën e të nxehtit që po afron
  • Rama për median italiane: Sillni prova për akuzat ndaj projektit në Zvërnec, nuk kemi firmosur asnjë marrëveshje
  • AKU reagon pas helmimit për të dytën herë të 60 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i kompanisë
  • Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35 vite për Julian Meçen
  • HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Komentet e Fundit

  1. h.j. on Socialistët e vërtetë janë në protestë
  2. Shqiptar on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  3. Sinapi on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. nastradini on VIDEO: Qytete të rrafshuara dhe njerëz nën rrënoja, rritet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
  5. realisti on Dordolecët e Propagandës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?